Shqipëria Postuar më 16 October 2026, 10:05

Porti i Durrësit rrit aktivitetin/ 8-mujori, zgjerohet me 47% volumi i kontejnerëve

Nga Ernilda Luzi

Porti i Durrësit rrit aktivitetin/ 8-mujori, zgjerohet me 47% volumi i

Porti i Durrësit vijon të regjistrojë rritje të aktivitetit tregtar dhe të volumeve të përpunimit. Sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti Portual Durrës, gjatë tetë muajve të parë të vitit 2026 është shënuar një rritje e ndjeshme si në përpunimin e automjeteve, ashtu edhe në atë të kontejnerëve, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Gjatë tetë muajve të parë të vitit 2026 në Portin e Durrësit janë përpunuar gjithsej 15 mijë e 827 automjete. Ky tregues përfaqëson një rritje prej 51% në raport me tetëmujorin e parë të vitit 2025, duke reflektuar zgjerimin e aktivitetit në këtë sektor.

Në periudhën janar–gusht 2026, një tjetër tregues pozitiv lidhet me përpunimin e kontejnerëve. Sipas Autoritetit Portual, volumi i përpunimit të TEU-ve është rritur me 47,04% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. 

Rritja e regjistruar gjatë tetëmujorit të parë të vitit 2026 pasqyron shtimin e volumeve të përpunimit. Porti i Durrësit, falë pozicionit të tij gjeografik në Adriatik dhe lidhjeve me rrjetet e transportit, luan një rol të rëndësishëm në tregtinë e jashtme dhe në furnizimin e tregut vendas.

Gjithashtu, Porti i Durrësit vijon të mbetet një nga nyjet kryesore të transportit dhe përpunimit të mallrave në vend..

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat