Dëme në Postën Shqiptare - Ibrahimaj: Të moshuarit mund t’i marrin pensionet në filialet e tjera

Dëmtimet në pronën publike gjatë protestave kanë prekur edhe shërbimet e Postës Shqiptare, ku çdo ditë qytetarët kryejnë pagesa dhe pensionistët tërheqin të ardhurat e tyre. Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka dalë në terren për të parë nga afër situatën në një prej filialeve të dëmtuara në kryeqytet.
Ajo ka garantuar se, pavarësisht dëmeve të shkaktuara, institucionet janë të angazhuara për të siguruar vijimësinë e shërbimeve, veçanërisht për pensionistët, për të cilët këto të ardhura janë jetike për përballimin e shpenzimeve të përditshme.
“Jam këtu në një nga rrugët kryesore të qytetit të Tiranës dhe mbrapa kemi filialin e Postës Shqiptare, i cili është dëmtuar. Janë disa filiale të dëmtuara këtu. Në këto filiale, qytetarët marrin përditë shërbime: pensionistët marrin pensionet e tyre dhe të ardhurat që i duhen për të siguruar jetesën. Unë dua t'i garantoj të gjithë qytetarët që, pavarësisht goditjeve ndaj pronës publike dhe private, ne jemi të angazhuar që ato të marrin shërbimet e tyre të përditshme. Pensionistët, ndonëse mbrapa në kohën që po kalojmë, mund të drejtohen në të gjithë filialet e tjera dhe të marrin pensionin e tyre, sepse ne jemi këtu për të garantuar që rendi dhe siguria dhe shërbimi ndaj qytetarëve do të vijojë i pandërprerë, pavarësisht atyre që ndodhin në këtë qytet.”
Ministrja theksoi se prioritet mbetet garantimi i rendit, sigurisë dhe ofrimi i shërbimeve për qytetarët, pavarësisht situatës së krijuar në kryeqytet.
Gushti solli më shumë turistë/ Vizitorët e huaj u rritën me 10.7%, kryesuan polakët
Turizmi në Shqipëri vijoi të rritet edhe në gusht, me numrin e vizitorëve të akomoduar në strukturat turistike që u zgjerua me 10.3% krahasuar me të njëjtin......
Protesta, kush paguan dëmet? - Si ndahet fatura midis publikut, sigurimeve dhe bizneseve
Protesta e dhunshme në Tiranë ka shkaktuar dhe po vijon të shkaktojë dëme në infrastrukturën publike dhe biznese, duke lënë pas një faturë ekonomike të......
“Frenojnë” makinat elektrike - Shitjet globale ranë 2% në shtator, pas gjashtë muajsh rritjeje radhazi
Shitjet globale të makinave elektrike ranë me 2% në shtator, duke ndërprerë një periudhë gjashtëmujore rritjeje. Sipas të dhënave të kompanisë kërkimore......
Gjermania ndërhyn në Ballkan - Berlini i kërkon Zagrebit të zgjidhë mosmarrëveshjet me Malin e Zi për anëtarësim në BE
Gjermania po ushtron presion ndaj Kroacisë që të zgjidhë mosmarrëveshjet dypalëshe me Malin e Zi, të cilat rrezikojnë të pengojnë procesin e anëtarësimit të......
Qiraja “gëlltit” pagat - Pas faturave, familjeve europiane u mbeten nga 253 euro në Lisbonë, deri mbi 9 mijë në Zyrih
Sa para i mbeten një çifti në fund të muajit, pasi paguan qiranë? Në shumë qytete evropiane, përgjigjja varet jo vetëm nga paga, por edhe nga kostoja e......
Italia, kaos në fluturime - Defekti në rrjetin e kontrollit ajror shkakton vonesa dhe anulime
Një defekt në rrjetin e transmetimit të të dhënave që mbështet kontrollin e trafikut ajror ka shkaktuar vonesa të shumta dhe anulime fluturimesh në të gjithë......
Porti i Durrësit rrit aktivitetin/ 8-mujori, zgjerohet me 47% volumi i kontejnerëve
Porti i Durrësit vijon të regjistrojë rritje të aktivitetit tregtar dhe të volumeve të përpunimit. Sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti Portual......
Protestat, Shoqata e Bankave: Sulmet nuk cenojnë sigurinë e depozitave
Shoqata Shqiptare e Bankave njofton se dëmtimi i disa degëve dhe ATM-ve gjatë protestave ka sjellë kufizime të përkohshme të shërbimit dhe orareve, ndërsa......

