Italia, kaos në fluturime - Defekti në rrjetin e kontrollit ajror shkakton vonesa dhe anulime

Një defekt në rrjetin e transmetimit të të dhënave që mbështet kontrollin e trafikut ajror ka shkaktuar vonesa të shumta dhe anulime fluturimesh në të gjithë Italinë.
Problemet u konstatuan gjatë natës, ndërsa autoriteti italian i kontrollit të trafikut ajror, ENAV, konfirmoi se nuk bëhet fjalë për sulm kibernetik apo sabotim.
Për të garantuar sigurinë e fluturimeve, që prej orës 06:00 janë vendosur kufizime të përkohshme në trafik, duke ulur numrin e avionëve që mund të menaxhohen njëkohësisht në hapësirën ajrore italiane.
Pasojat janë ndier edhe në aeroportin Fiumicino të Romës, ku janë anuluar katër fluturime, drejt Milanos, Riadit, Tiranës dhe Triestes, ndërsa rreth 20 të tjera kanë pësuar vonesa nga 15 minuta deri në një orë.
Probleme janë raportuar edhe në aeroportet e Milanos, Malpensa dhe Linate, ku vonesat në nisje kanë kaluar në disa raste dy orë. Ndërkohë, në aeroportin Orio al Serio, pranë Bergamos, disa fluturime kanë pësuar vonesa të konsiderueshme.
ENAV po vijon kontrollet teknike për të përcaktuar shkakun e defektit dhe për të rikthyer funksionimin e plotë të sistemeve. Pasagjerëve u është kërkuar të kontrollojnë statusin e fluturimeve pranë kompanive ajrore, pasi vonesat dhe anulimet mund të vijojnë.
Autoritetet kanë aktivizuar sistemet rezervë për të ruajtur sigurinë e operacioneve. Megjithatë, me rritjen e trafikut ajror, kufizimet janë bërë të nevojshme për të shmangur mbingarkesën. Deri në rikthimin e plotë të sistemeve, udhëtarët këshillohen të verifikojnë oraret përpara se të nisen drejt aeroportit.
Sipas ENAV, anomalitë u konstatuan në rrjetin kombëtar të transmetimit të të dhënave dhe shkaku i tyre ende nuk është përcaktuar përfundimisht. Autoriteti po punon për rikthimin e kapacitetit të plotë operacional, ndërsa aeroportet po informojnë pasagjerët përmes ekraneve dhe kanaleve zyrtare.
Udhëtarëve u rekomandohet të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara udhëtimit, për të shmangur pritjet e panevojshme.
Porti i Durrësit rrit aktivitetin/ 8-mujori, zgjerohet me 47% volumi i kontejnerëve
Porti i Durrësit vijon të regjistrojë rritje të aktivitetit tregtar dhe të volumeve të përpunimit. Sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti Portual......
Protestat, Shoqata e Bankave: Sulmet nuk cenojnë sigurinë e depozitave
Shoqata Shqiptare e Bankave njofton se dëmtimi i disa degëve dhe ATM-ve gjatë protestave ka sjellë kufizime të përkohshme të shërbimit dhe orareve, ndërsa......
Protestat, OSBE ofrohet për lehtësimin e dialogut
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka mirëpritur mesazhin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, për situatën e krijuar nga protestat, duke shprehur......
Protestat, Kryetari i Kuvendit Peleshi apel për dialog dhe përmbajtje
Pas apelit të kreut të shtetit, edhe Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka bërë thirrje për qetësi, përmbajtje dhe dialog mes palëve, pas përshkallëzimit të......
Apeli i Aleancës Kosovare të Bizneseve: Mbroni bizneset, të shqyrtohet gjendja e jashtëzakonshme
Situata e krijuar nga protestat në Shqipëri ka sjellë reagimin e Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), e cila u ka kërkuar institucioneve shqiptare marrjen e......
Protestat, Presidenti Begaj bën apel për maturi. Ofrohet për rol ndërmjetësues
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka sinjalizuar gatishmërinë për të marrë një rol ndërmjetësues në situatën e krijuar nga protestat e ditëve të fundit,......
Tirana zgjeron shtigjet turistike - 35 km itinerare për Baldushkun dhe Shëngjergjin
Dy zona natyrore në territorin e Bashkisë Tiranë pritet të përfitojnë nga investimet për përmirësimin e infrastrukturës turistike. Agjencia e Parqeve dhe......
“Mos na dëmtoni biznesin “-Tregtarët, apel nga vitrinat e dyqaneve
“Jemi me ju, mos na dëmtoni biznesin”. Ky është mesazhi që disa biznese të vogla në Tiranë kanë zgjedhur t'u përcjellin protestuesve, në një kohë kur......

