Gjermania ndërhyn në Ballkan - Berlini i kërkon Zagrebit të zgjidhë mosmarrëveshjet me Malin e Zi për anëtarësim në BE

Gjermania po ushtron presion ndaj Kroacisë që të zgjidhë mosmarrëveshjet dypalëshe me Malin e Zi, të cilat rrezikojnë të pengojnë procesin e anëtarësimit të Podgoricës në Bashkimin Europian.
Sipas zyrtarëve europianë, Berlini synon të ruajë ritmin e zgjerimit të BE-së dhe ka ofruar të ndërmjetësojë mes dy vendeve. Megjithatë, kjo ofertë ende nuk është vënë në zbatim.
Në fillim të kësaj jave, Zagrebi paraqiti një listë me tetë çështje që kërkon të zgjidhen përpara se Mali i Zi të përfundojë procesin e anëtarësimit. Mosmarrëveshjet lidhen kryesisht me trashëgiminë e luftërave jugosllave të viteve 1990, përfshirë pretendimet pronësore, kufijtë e kontestuar, hetimin e krimeve të luftës dhe dëmshpërblimin e viktimave.
Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, deklaroi se këto çështje janë ngritur prej vitesh dhe se, sipas tij, gjatë dy viteve të fundit nuk ka pasur përparim.
Qëndrimi i Kroacisë ka sjellë kritika edhe nga shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, e cila paralajmëroi se procesi i anëtarësimit nuk duhet të pengohet nga mosmarrëveshjet dypalëshe.
Franca dhe Luksemburgu janë gjithashtu përfshirë në përpjekjet për të shmangur bllokimin e negociatave. Shqetësimi në Bruksel është se vonesat mund të dobësojnë mbështetjen politike për zgjerimin, në një kohë kur vitin e ardhshëm priten zgjedhje në disa vende të rëndësishme anëtare.
Mali i Zi synon të bëhet anëtari i 28-të i BE-së deri në vitin 2028. Për Gjermaninë, përparimi i Podgoricës është i rëndësishëm jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por edhe për të ardhmen e procesit të zgjerimit, ku në radhë janë edhe Shqipëria, Moldavia dhe Ukraina.
Qiraja “gëlltit” pagat - Pas faturave, familjeve europiane u mbeten nga 253 euro në Lisbonë, deri mbi 9 mijë në Zyrih
Sa para i mbeten një çifti në fund të muajit, pasi paguan qiranë? Në shumë qytete evropiane, përgjigjja varet jo vetëm nga paga, por edhe nga kostoja e......
Italia, kaos në fluturime - Defekti në rrjetin e kontrollit ajror shkakton vonesa dhe anulime
Një defekt në rrjetin e transmetimit të të dhënave që mbështet kontrollin e trafikut ajror ka shkaktuar vonesa të shumta dhe anulime fluturimesh në të gjithë......
Porti i Durrësit rrit aktivitetin/ 8-mujori, zgjerohet me 47% volumi i kontejnerëve
Porti i Durrësit vijon të regjistrojë rritje të aktivitetit tregtar dhe të volumeve të përpunimit. Sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti Portual......
Protestat, Shoqata e Bankave: Sulmet nuk cenojnë sigurinë e depozitave
Shoqata Shqiptare e Bankave njofton se dëmtimi i disa degëve dhe ATM-ve gjatë protestave ka sjellë kufizime të përkohshme të shërbimit dhe orareve, ndërsa......
Protestat, OSBE ofrohet për lehtësimin e dialogut
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka mirëpritur mesazhin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, për situatën e krijuar nga protestat, duke shprehur......
Protestat, Kryetari i Kuvendit Peleshi apel për dialog dhe përmbajtje
Pas apelit të kreut të shtetit, edhe Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka bërë thirrje për qetësi, përmbajtje dhe dialog mes palëve, pas përshkallëzimit të......
Apeli i Aleancës Kosovare të Bizneseve: Mbroni bizneset, të shqyrtohet gjendja e jashtëzakonshme
Situata e krijuar nga protestat në Shqipëri ka sjellë reagimin e Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), e cila u ka kërkuar institucioneve shqiptare marrjen e......
Protestat, Presidenti Begaj bën apel për maturi. Ofrohet për rol ndërmjetësues
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka sinjalizuar gatishmërinë për të marrë një rol ndërmjetësues në situatën e krijuar nga protestat e ditëve të fundit,......

