Kujdesi për të moshuarit/ OBSH: Mungojnë programet kombëtare të trajnimit
Shqipëria nuk ka programe kombëtare për trajnimin e kujdestarëve formalë të të moshuarve, ndërsa mungojnë të dhënat për numrin e punonjësve dhe mbulimin me shërbime të kujdesit afatgjatë. Këto janë disa nga problematikat që evidenton Organizata Botërore e Shëndetësisë në raportin e ri për plakjen e popullsisë në vendin tonë.
Sipas dokumentit, nuk ka të dhëna të disponueshme për përqindjen e personave mbi 65 vjeç që marrin kujdes në institucione rezidenciale apo në banesat e tyre. Po ashtu, mungon informacioni për numrin e punonjësve që ofrojnë këto shërbime, duke e bërë të vështirë vlerësimin e kapaciteteve të sektorit.
Kjo çështje merr rëndësi edhe më të madhe në kushtet kur Shqipëria po përballet me plakjen e popullsisë. Sipas të dhënave të përfshira në raport, në vitin 2023 vendi numëronte rreth 644 mijë persona mbi 60 vjeç, ose 22.9% të popullsisë.
Ndërkohë, nevojat për kujdes shëndetësor dhe mbështetje gjatë pleqërisë janë të konsiderueshme. OBSH vlerëson se një person që arrin moshën 60 vjeç pritet të jetojë mesatarisht edhe 19.9 vite, por 4.6 prej tyre me kufizime funksionale.
Përtej nevojës për shërbime, një tjetër sfidë mbetet siguria ekonomike e kësaj grupmoshe. Raporti tregon se 96.5% e personave mbi moshën ligjore të pensionit përfitojnë pension, por kjo nuk e përjashton rrezikun e varfërisë.
Sipas të dhënave të përfshira në dokument, 12.5% e personave të grupmoshës 65 deri në 74 vjeç dhe 15.8% e atyre mbi 75 vjeç janë në rrezik varfërie.
Në kushtet e rritjes së numrit të të moshuarve, këta tregues ngrenë çështjen e financimit të kujdesit afatgjatë, përgatitjes së punonjësve të specializuar dhe përballueshmërisë së shërbimeve për familjet shqiptare.
Sa ndikojnë kostot e transportit? RCC: 73% e bizneseve i konsiderojnë të rëndësishme për tregtinë rajonale
Kostot e transportit mbeten një faktor i rëndësishëm për bizneset shqiptare në zhvillimin e marrëdhënieve tregtare me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.......
Sa paguajmë për internet? Shqipëria ka kosto relativisht të përballueshme në raport me të ardhurat dhe në rajon
A është interneti në Shqipëri një shërbim i përballueshëm për qytetarët? Të dhënat e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare tregojnë se, në......
Siguria për qendrat e të dhënave/ Ekspertët: Europa të rimendojë ndërtimin e infrastrukturës së IA-së
Qendrat e të dhënave janë bërë objektiva kryesore ushtarake dhe sulmet me dronë në Ukrainë duhet ta detyrojnë Evropën të rimendojë se ku e ndërton......
10.9 milionë euro për bebet/ Ndryshon bonusi, nga 1 Korriku 2027, pagesë deri në 5 vjeç
Gjatë tetë muajve të parë të vitit 2026, buxheti i shtetit ka disbursuar rreth 1 miliard lekë, ose 10.9 milionë euro, për bonuset e bebeve të lindura gjatë......
Financim për punësimin/ Grupi i Bankës Botërore mobilizon kapital privat rekord për vendet në zhvillim
Grupi i Bankës Botërore ka bërë të ditur se ka mobilizuar vlera rekord të kapitalit privat për atë që aksionarët dhe klientët e kanë kërkuar për vite me......
Dëmet nga protesta, Rama: Dritare e posaçme aplikimi në e-Albania, 10 grupe verifikimi në terren
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se qeveria do t’u vijë në ndihmë të gjitha bizneseve të vogla të dëmtuara gjatë protestave të dhunshme. Ai tha se në......
Miratimi i Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave, BE: Kosova një hap larg pranimit në SEPA
Bashkimi Evropian në Kosovë ka reaguar pas miratimit të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi i Kosovës. Në njoftimin e......
Vendimi i Presidentit Trump për të rifilluar fluturimet direkte të SHBA-Liban has në pengesë
Agjencia e aviacionit të Kombeve të Bashkuara ka zbuluar se aeroporti kryesor i Libanit nuk ka certifikim të vlefshëm, sipas një përmbledhjeje raporti të parë......

