10.9 milionë euro për bebet/ Ndryshon bonusi, nga 1 Korriku 2027, pagesë deri në 5 vjeç

Gjatë tetë muajve të parë të vitit 2026, buxheti i shtetit ka disbursuar rreth 1 miliard lekë, ose 10.9 milionë euro, për bonuset e bebeve të lindura gjatë kësaj periudhe.
Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, fondi i akorduar për nxitjen e lindshmërisë në periudhën janar-gusht 2026 është rritur me rreth 2.2 milionë euro krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Megjithatë, shuma e disbursuar mbetet 19% më e ulët se plani i parashikuar.
Pavarësisht rritjes vjetore, krahasimi me vitet e mëparshme tregon një tkurrje të ndjeshme të fondeve të shpërndara. Në periudhën janar-gusht të viteve 2019-2024, disbursimet për bonusin e lindjes varionin nga 1.4 miliardë deri në 2.2 miliardë lekë, duke e bërë nivelin e vitit 2026 dukshëm më të ulët në raport me këto vite.
Këto shifra lidhen edhe me trendin rënës të lindshmërisë së popullsisë çka po e çon vendin drejt plakjes me ritme të shpejta.
Gjë që konfirmohet edhe nga të dhënat e INSTAT. Sipas të dhënave zyrtare në 6 muajt e parë të 2026-ës, kanë ardhur në jetë 10,229 fëmijë, nga 10,337 që ishin në gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar, apo 108 fëmijë më pak.
Kjo tendencë do të vijojë gjithashtu të japë një goditje edhe më të madhe në tregun e punës, skemën e pensioneve si dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Bonusi i lindjes është vendosur në formën e ndihmës së menjëhershme financiare për prindërit me foshnja të porsalindura që nga viti 2019. Ndihma e dhënë është në masën 40 mijë lekë për lindjen e foshnjës së parë; 80 mijë lekë për lindjen e foshnjës së dytë; në masën 120 mijë lekë për lindjen e foshnjës së tretë dhe të foshnjave të tjera në vijim.
Ndërkohë që nga 1 Korriku 2027 skema pritet të ndryshojë, duke synuar nxitjen e lindshmërisë.
Sipas draftit paraprak të buxhetit për vitin e ardhshëm, bonusi i bebeve do të jepet si pagesë mujore deri në moshën 5 vjeçare. Konkretisht parashikohen të jepen 5 mijë lekë në muaj për fëmijën e parë nga mosha 0-5 vjeç, 7 mijë lekë për të dytin dhe 10 mijë lekë për të tretin e në vijim. Pra një familje që sjellë në jetë fëmijën e parë, do të përfitojë nga buxheti i shtetit 300 mijë lekë për një periudhë 5 vjeçare. Për fëmijën e dytë 420 mijë lekë për 5 vjet dhe për fëmijën e tretë 600 mijë lekë.
Bonusi përfitohet menjëherë pasi prindërit e regjistrojnë të porsalindurin në gjendjen civile për të gjitha familjet që bëhen me fëmijë, pavarësisht statusit social-ekonomik.
Fëmijët e lindur jashtë vendit janë të përjashtuar nga e drejta për ta përfituar atë. Përgjatë këtij viti fondi total është parashikuar rreth 2.3 miliardë lekë.
Financim për punësimin/ Grupi i Bankës Botërore mobilizon kapital privat rekord për vendet në zhvillim
Grupi i Bankës Botërore ka bërë të ditur se ka mobilizuar vlera rekord të kapitalit privat për atë që aksionarët dhe klientët e kanë kërkuar për vite me......
Dëmet nga protesta, Rama: Dritare e posaçme aplikimi në e-Albania, 10 grupe verifikimi në terren
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se qeveria do t’u vijë në ndihmë të gjitha bizneseve të vogla të dëmtuara gjatë protestave të dhunshme. Ai tha se në......
Miratimi i Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave, BE: Kosova një hap larg pranimit në SEPA
Bashkimi Evropian në Kosovë ka reaguar pas miratimit të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi i Kosovës. Në njoftimin e......
Vendimi i Presidentit Trump për të rifilluar fluturimet direkte të SHBA-Liban has në pengesë
Agjencia e aviacionit të Kombeve të Bashkuara ka zbuluar se aeroporti kryesor i Libanit nuk ka certifikim të vlefshëm, sipas një përmbledhjeje raporti të parë......
Saudi Aramco ofron ngarkesa shtesë me naftë bruto për dërgesë të menjëhershme në Evropë
Të paktën tre rafineri evropiane pritet të marrin të gjitha kuotat e naftës bruto që kanë kërkuar nga kompania shtetërore e naftës e Arabisë Saudite muajin e......
Christine Lagarde: Në nëntor largohet nga BQE, bëhet presidente e Forumit Ekonomik Botëror
Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, pritet të lërë postin e saj në BQE që në nëntor për të marrë përsipër detyrën e presidentes së......
Uzbekistani 4.7 miliardë dollarë marrëveshje energjitike, plane për dy centrale bërthamore
Uzbekistani ka nënshkruar gjashtë marrëveshje energjetike me vlerë 4.7 miliardë dollarë (4.19 miliardë euro) dhe ka njoftuar plane për dy centrale të tjera......
Komisioni Europian dhe Ukraina krijojnë task-forcë të përbashkët për anëtarësimin në BE
Komisioni Europian dhe Ukraina nisën një takim të përbashkët të task-forcës dy herë në javë për të përshpejtuar reformat e pranimit në sundimin e ligjit dhe......

