Kryeministri Rama: Pas maskave janë dashakeqët e Shqipërisë, duan të na fusin në kurthin e dhunës

Kryeministri Edi Rama ka bërë mëngjesin e sotëm një reagim të gjatë për protestën që prej pesë ditësh po zhvillohet në Tiranë. Rama ka deklaruar se është përpjekur të shmangë përshkallëzimin e situatës dhe të mos bjerë në atë që e cilëson si “kurthi i dhunës që kërkon gjak”. Në reagimin e tij, Rama u ndal te zhvillimet e protestës dhe bëri një paralelizëm me ngjarjet e 21 janarit, duke kujtuar viktimat dhe të plagosurit gjatë asaj dite.
“Jam përpjekur të mos përfshihem dhe të ndjek e koordinoj me shumë durim një përpjekje për të mos rënë në kurthin e ngritur të dhunës që kërkon gjak. Unë e di historinë e këtij bulevardi, e njoh mirë, i kam ende të freskëta në kujtesë ato që ndodhën në 21 janar ku pati disa zjarre sporadike tek-tuk në këtë perimetër, jo një kazan, po ku nuk u prek në asgjë, asnjë institucion, ku nuk u hodh asnjë molotov, ku nuk u dëmtua dhe nuk u dogj askush nga forcat e rendit dhe kur u vranë me plumba 4 protestues dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, që ndryshe nga sot nuk shkuan dot as në spital se i priste përsëri druri dhe u mjekuan në shtëpi. Përtej faktit që ata që qëllojnë me gurë, zare hekuri e vida për t’i nxjerrë sytë policisë janë kriminelë, e kam parasysh që ata janë fëmijë të verbër të Shqipërisë dhe jeta e tyre vlen më shumë se çdo gjë tjetër në fund të ditës. Vetëpërmbajtja është A dhe Zh e kësaj historie”, tha Rama.
Sipas tij këto protesta të dhunshme po sfidojnë të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Po sfidohet Shqipëria në Bashkimin Europian në vitin 2030 dhe mënyra evropiane mes forcave në një hapësirë demokratike ku liria dhe e drejta ime mbaron ku fillon jotja. Kjo është sfida, kjo është sprova. Natyrisht që unë i kuptoj shumë më mirë sesa ç’mund të mendojnë shumica dërrmuese e atyre që duan një qetësi të shtirur, të gjitha arsyet pse sot jemi në këtë terror gurësh. Jo nga populli, por nga një grusht njerëzish, edhe pse një pjesë e asaj mase e mbështet qorrazi këtë dhunë”, u shpreh Rama.
Tiranë, digjet kati i parë i ish Hotel Dajtit, selia nr 2 e Bankës së Shqipërisë
Në orët e mbrëmjes të së shtunës, dhuna dhe përplasja e protestuesve me policinë është përshkallëzuar në ekstrem. Grupe të mëdha demonstruesish hodhën gurë,......
Tirana, dita e pestë e protestave, përplasje dhe dëme, nis evidentimi i humbjeve të bizneseve
Përplasje, të lënduar dhe dëme në institucione e biznese. Qeveria nis evidentimin e dëmeve përmes e-Albania. Tirana u përball edhe këtë të shtunë me protesta......
Veto integrimit në BE/ Shtetet anëtare po e shtojnë “veton” për pranimin e vendeve kandidate
Zgjerimi i fundit i Bashkimit Evropian ndodhi më shumë se një dekadë më parë, kur Kroacia iu bashkua BE-së në vitin 2013. Tani, kjo mund të ndodhë sërish së......
Trump “çliron” Rusinë/ Presidenti amerikan nënshkruan urdhërin që heq paketën e sanksioneve
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të hequr dorë nga një paketë e re sanksionesh dhe tarifash ndaj Rusisë pak para se të......
Nafta 110 dollarë për fuçi/ Çmimi më i lartë që nga maji, shkak frika e konfliktit në Lindjen e Mesme
Çmimet ndërkombëtare të naftës dhe gazit natyror u rikthyen në një trajektore të konsiderueshme rritëse, duke e mbyllur javën me presione të forta të......
Kujdesi për të moshuarit/ OBSH: Mungojnë programet kombëtare të trajnimit
Shqipëria nuk ka programe kombëtare për trajnimin e kujdestarëve formalë të të moshuarve, ndërsa mungojnë të dhënat për numrin e punonjësve dhe mbulimin me......
Sa ndikojnë kostot e transportit? RCC: 73% e bizneseve i konsiderojnë të rëndësishme për tregtinë rajonale
Kostot e transportit mbeten një faktor i rëndësishëm për bizneset shqiptare në zhvillimin e marrëdhënieve tregtare me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.......
Sa paguajmë për internet? Shqipëria ka kosto relativisht të përballueshme në raport me të ardhurat dhe në rajon
A është interneti në Shqipëri një shërbim i përballueshëm për qytetarët? Të dhënat e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare tregojnë se, në......

