Shpenzimet qeveritare, deficiti buxhetor i SHBA-së i afrohet kufirit të dy trilionë dollarëve
Deficiti buxhetor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës arriti në 1.99 trilionë dollarë në vitin fiskal 2026, duke shënuar nivelin më të lartë në pesë vjet dhe duke vënë në pikëpyetje premtimet e presidentit amerikan, Donald Trump për uljen e shpenzimeve qeveritare.
Sipas të dhënave të publikuara nga Departamenti amerikan i Thesarit, deficiti u rrit për 217 miliardë dollarë krahasuar me vitin paraprak, kur kishte arritur në 1.78 trilionë dollarë. Kjo është shifra e tretë më e lartë e deficitit vjetor në historinë e vendit.
Gjatë vitit fiskal që përfundoi më 30 shtator, shpenzimet federale arritën në një rekord prej 7.4 trilionë dollarësh, 6 për qind më shumë se një vit më parë. Ndërkohë, të ardhurat e qeverisë u rritën për 3 për qind, duke arritur në 5.4 trilionë dollarë, shkruan neëyorktimes.
Një nga faktorët kryesorë që ndikoi në rritjen e deficitit ishte kostoja gjithnjë e më e lartë e shërbimit të borxhit publik. Shpenzimet për interesat e borxhit arritën në 1.36 trilionë dollarë, një rekord i ri dhe një rritje prej 12 për qind krahasuar me vitin paraprak.
Presion shtesë mbi buxhetin krijuan edhe të ardhurat më të ulëta nga tarifat doganore. Pas një vendimi të Gjykatës Supreme amerikane që rrëzoi një pjesë të tarifave të vendosura nga Trumpi, qeveria u detyrua të kthejë rreth 145 miliardë dollarë. Si pasojë, të ardhurat neto nga tarifat ranë për 11 për qind, në rreth 173 miliardë dollarë.
Deficiti përbënte rreth 6.2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të SHBA-së, krahasuar me 5.8 për qind në vitin fiskal 2025. Ndërkohë, borxhi kombëtar amerikan kishte kaluar tashmë shifrën prej 40 trilionë dollarësh.
Shifrat nxjerrin në pah vështirësitë e administratës Trump për të frenuar rritjen e deficitit, pavarësisht premtimeve për disiplinë fiskale dhe ulje të shpenzimeve. Rritja e kostove të borxhit dhe zgjerimi i shpenzimeve federale vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi financat publike të SHBA-së.
Nga hekurudhat te Brezovica, projektet dhe kërkesat që ka Oda Ekonomike e Kosovës
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka kërkuar që institucionet të përqendrohen në një agjendë të qartë ekonomike, me reforma fiskale,......
Protestat e dhunshme në Francë, digjet ndërtesa 140 vjeçare e bashkisë së Limoges
Protestat e mëdha që u zhvilluan në të gjithë Francën të shtunën u shndërruan në të dhunshme në një numër pjesësh të vendit, ndërsa demonstruesit u përleshën......
“Frymëzim francez”, Belgjikë, Itali dhe Portugali: Të rinjtë në rrugë për kostot e arsimit dhe jetesës
Në protestat e frymëzuara pjesërisht nga ato në Francë, disa qindra njerëz, kryesisht të rinj, protestuan në Bruksel dhe disa u përleshën me policinë. Grupet......
Franca në flakë, protestat masive shndërrohen në trazirat më të këqija të viteve të fundit
Trazirat shpërthyen në qytete anembanë Francës të shtunën, ndërsa demonstratat kundër rritjes së kostove të jetesës dhe rënies së shërbimeve publike dolën......
Selia 2 e Bankës së Shqipërisë e djegur, çfarë mbeti pas zjarreve të djeshme të protestuesve
Mure të nxira, fasadë e shkrumbuar dhe një skelet i çuditshëm hekuri i ekspozuar shihen te Gjykata e Lartë. Ndërsa te zyrat e Bankës së Shqipërisë te......
“Deri dje 50 biznese të dëmtuara, kryesisht sportele”, Rama: Dëmi më i vogël nga se amplifikohet
Kryeministri Edi Rama në reagimin e tij për protestën ka dhënë edhe një shifër të bizneseve të dëmtuasra nga protesta. Sipas kreut të qeverisë dëmi është më I......
Kryeministri Rama: Pas maskave janë dashakeqët e Shqipërisë, duan të na fusin në kurthin e dhunës
Kryeministri Edi Rama ka bërë mëngjesin e sotëm një reagim të gjatë për protestën që prej pesë ditësh po zhvillohet në Tiranë. Rama ka deklaruar se është......
Tiranë, digjet kati i parë i ish Hotel Dajtit, selia nr 2 e Bankës së Shqipërisë
Në orët e mbrëmjes të së shtunës, dhuna dhe përplasja e protestuesve me policinë është përshkallëzuar në ekstrem. Grupe të mëdha demonstruesish hodhën gurë,......

