Shqipëria Postuar më 18 October 2026, 13:40

Bankat përballë dëmeve nga protestat, del bilanci zyrtar për degët dhe bankomatet e shkatërruar 

Nga Scan TV

Bankat përballë dëmeve nga protestat, del bilanci zyrtar për

Protestat e ditëve të fundit në Shqipëri, krahas personave të lënduar nga radhët e protestuesve dhe forcave të rendit, janë shoqëruar edhe me dëmtime të konsiderueshme të infrastrukturës bankare. Për herë të parë është bërë publik një bilanc zyrtar i degëve dhe bankomateve të dëmtuara në të gjithë vendin.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka bërë të ditur se gjatë protestave janë dëmtuar 38 degë bankare dhe 42 bankomate, duke cenuar ofrimin e shërbimeve të përditshme për qytetarët dhe bizneset.

Shifrat tregojnë përmasat e dëmtimeve të raportuara në sektorin bankar, ndërsa mbetet ende për t'u përcaktuar vlera financiare e tyre, numri i pikave të shërbimit që vijojnë të jenë jashtë funksionit dhe koha që do të nevojitet për rikthimin e plotë të aktivitetit.

Dy ditë më parë, ministrja kishte raportuar mbi 15 filiale bankare të dëmtuara, duke garantuar njëkohësisht se depozitat e qytetarëve janë të sigurta dhe se sistemi bankar mbetet i qëndrueshëm.

Ndërkohë, Shoqata Shqiptare e Bankave ka konfirmuar se situata e krijuar gjatë protestave ka ndikuar në funksionimin normal të një pjese të rrjetit bankar.

Sipas Shoqatës, për shkak të zhvillimeve në terren dhe nevojës për të garantuar sigurinë e klientëve dhe punonjësve, një pjesë e mirë e bankave kanë operuar përkohësisht me numër të reduktuar degësh ose me orar të kufizuar. Në raste të caktuara, shërbimet nuk janë ofruar me kapacitetin dhe standardin e zakonshëm.

Shoqata u ka kërkuar mirëkuptim klientëve për vonesat dhe vështirësitë e krijuara, duke sqaruar se veprimtaria e degëve do të vijojë në varësi të kushteve të sigurisë dhe vendimeve të secilës bankë.Për të shmangur lëvizjet e panevojshme, qytetarëve dhe bizneseve u rekomandohet të konsultojnë paraprakisht njoftimet zyrtare të bankave dhe, kur është e mundur, të përdorin shërbimet digjitale për pagesat, transfertat dhe transaksionet e tjera.

Pavarësisht dëmtimeve dhe kufizimeve të përkohshme në shërbime, Shoqata Shqiptare e Bankave thekson se pasojat e evidentuara janë materiale dhe se dëmtimi i ambienteve apo pajisjeve bankare nuk cenon në vetvete depozitat e klientëve dhe funksionimin e sektorit bankar.

Bankat, sipas Shoqatës, vijojnë të zbatojnë masat për sigurinë, vazhdimësinë e aktivitetit dhe mbrojtjen e interesave të klientëve.

Live TV

Të fundit
Analiza 18 October Aurora Sulçe

Ekonomia nuk është armik!

Në vitin famëkeq 1997, unë isha vetëm 17 vjeçe dhe ndiqja gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë. Janë të pashlyera në kujtesën time frika dhe pasiguria e atyre......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Analiza 18 October Aurora Sulçe

Ekonomia nuk është armik!

Në vitin famëkeq 1997, unë isha vetëm 17 vjeçe dhe ndiqja gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë. Janë të pashlyera në kujtesën time frika dhe pasiguria e atyre......