Ekonomia nuk është armik!

Në vitin famëkeq 1997, unë isha vetëm 17 vjeçe dhe ndiqja gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë. Janë të pashlyera në kujtesën time frika dhe pasiguria e atyre ditëve, të shtënat e armëve, sirenat që kumbonin, flakët dhe kaosi që pushtoi jetën e njerëzve. Janë kujtime që nuk do të doja t’i përjetoja më kurrë dhe pikërisht për këtë arsye, më bëjnë ta kundërshtoj me forcë çdo formë dhune.
Asnjë arsye, asnjë pakënaqësi dhe asnjë bindje politike nuk mund ta justifikojë atë që po ndodh ditët e fundit në Tiranë. Protesta është e drejtë, por dhuna nuk është.
Çdo qytetar ka të drejtë të protestojë për atë që mendon, për atë që ndien, për atë që kërkon të ndryshojë. Protesta është një e drejtë themelore dhe cdokush që e mendon se duhet ta ushtrojë, është i lirë ta bëjë. Por askush nuk ka të drejtë të cenojë sigurinë fizike të të tjerëve, të shkatërrojë pronën e tyre. Pasi, pas çdo biznesi të dëmtuar apo të shkatërruar ka njerëz dhe familje që punojnë çdo ditë për të siguruar të ardhurat, me të cilat jetojnë.
Pas çdo dere të mbyllur mund të ketë paga që nuk do të jepen, detyrime që nuk do të paguhen dhe familje që do ta ndiejnë drejtpërdrejt pasojën e dhunës. E drejta e tyre për të punuar, për të mbrojtur pronën dhe për të jetuar të sigurt është po aq e shenjtë sa e drejta e kujtdo tjetër për të protestuar.
Duhet kuptuar që shkatërrimi i filialeve të bankave është shumë shqetësues, pasi dëmi nuk kufizohet te godina apo institucioni i sulmuar. Ku do t’i marrim pagat, ku do t’i paguajmë faturat dhe si do të vazhdojmë jetën tonë të përditshme?
Dëmi që sot mund t’i duket dikujt si një akt kundërshtimi ndaj një institucioni apo një sistemi, nesër mund të kthehet në një kosto që e paguajmë të gjithë. Më pak biznese do të thotë më pak vende pune, më pak para për familjet, më pak konsum, më pak aktivitet ekonomik dhe më pak të ardhura për buxhetin e shtetit. Në fund të këtij zinxhiri ka më pak mundësi, më pak shërbime dhe më shumë varfëri. Ekonomia na përket të gjithëve, nuk u përket vetëm bizneseve dhe institucioneve financiare. Ekonomia është jeta jonë e përditshme.
Ekonomi është dhe paga e një punonjësi, dyqani i lagjes, fatura e një familjeje, investimi i dikujt që ka kursyer për vite, është dhe mundësia e një të riu për të gjetur punë në vendin e tij. Prandaj, kur dëmtojmë ekonominë, nuk dëmtojmë vetëm një subjekt apo një institucion. Dëmtojmë mundësitë tona për të jetuar më mirë.
Me këtë nuk po them mos protestoni. Po them, mos shkatërroni. Të protestojnë, të kërkojnë llogari, të ngrenë zërin dhe të kërkojnë ndryshim, por pa sulmuar bizneset, pa cenuar pronën dhe pa rrezikuar sigurinë e qytetarëve të tjerë. Nuk ka asnjë kauzë që fiton, kur qytetarët humbasin sigurinë, bizneset shkatërrohen dhe ekonomia dëmtohet. Asgjë e mirë nuk lind nga dhuna!
Bankat përballë dëmeve nga protestat, del bilanci zyrtar për degët dhe bankomatet e shkatërruar
Protestat e ditëve të fundit në Shqipëri, krahas personave të lënduar nga radhët e protestuesve dhe forcave të rendit, janë shoqëruar edhe me dëmtime të......
Reagimi i bizneseve ndaj protestave në Tiranë, solidaritet dhe masa për mbrojtjen e pronës
Nga mesazhet e solidaritetit me protestuesit te masat për mbrojtjen e pronës, bizneset në Tiranë po reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj situatës së krijuar......
Europa përfshihet në protesta, nga Parisi në Milano. Manifestime në Francë, Itali, Belgjikë, Portugali dhe Spanjë
Një fundjavë protestash në disa vende europiane, ku mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë me kërkesa që lidhen me koston e jetesës, arsimin, pagat dhe strehimin.......
Shpenzimet qeveritare, deficiti buxhetor i SHBA-së i afrohet kufirit të dy trilionë dollarëve
Deficiti buxhetor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës arriti në 1.99 trilionë dollarë në vitin fiskal 2026, duke shënuar nivelin më të lartë në pesë vjet dhe......
Nga hekurudhat te Brezovica, projektet dhe kërkesat që ka Oda Ekonomike e Kosovës
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka kërkuar që institucionet të përqendrohen në një agjendë të qartë ekonomike, me reforma fiskale,......
Protestat e dhunshme në Francë, digjet ndërtesa 140 vjeçare e bashkisë së Limoges
Protestat e mëdha që u zhvilluan në të gjithë Francën të shtunën u shndërruan në të dhunshme në një numër pjesësh të vendit, ndërsa demonstruesit u përleshën......
“Frymëzim francez”, Belgjikë, Itali dhe Portugali: Të rinjtë në rrugë për kostot e arsimit dhe jetesës
Në protestat e frymëzuara pjesërisht nga ato në Francë, disa qindra njerëz, kryesisht të rinj, protestuan në Bruksel dhe disa u përleshën me policinë. Grupet......
Franca në flakë, protestat masive shndërrohen në trazirat më të këqija të viteve të fundit
Trazirat shpërthyen në qytete anembanë Francës të shtunën, ndërsa demonstratat kundër rritjes së kostove të jetesës dhe rënies së shërbimeve publike dolën......

