Reagimi i bizneseve ndaj protestave në Tiranë, solidaritet dhe masa për mbrojtjen e pronës

Nga mesazhet e solidaritetit me protestuesit te masat për mbrojtjen e pronës, bizneset në Tiranë po reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj situatës së krijuar gjatë ditëve të fundit. Disa kanë vendosur roje private, të tjerë kanë qëndruar vetë përpara ambienteve të tyre, ndërsa ka edhe sipërmarrje që kanë mbuluar logot dhe fasadat. Një pjesë e bizneseve kanë shprehur mbështetje për protestën, duke kërkuar njëkohësisht të mos dëmtohen. Të gjitha këto zhvillime tregojnë se si situata po ndikon edhe në vendimmarrjen e përditshme ekonomike. Si po e përjetojnë sipërmarrësit këtë periudhë dhe çfarë masash po marrin për të vijuar aktivitetin?
Në kushte normale, një biznes përpiqet të jetë sa më i dukshëm. Investon në reklamë, në fasadë, në një logo që klientët ta njohin dhe ta dallojnë nga konkurrentët.
Por në disa rrugë të Tiranës, gjatë ditëve të fundit po ndodh edhe e kundërta.
Ka biznese që kanë zgjedhur t'i fshehin logot e tyre. Të tjera kanë mbuluar vitrinat, kanë vendosur qepena mbrojtës apo kanë hequr produktet nga ekspozimi.
Disa sipërmarrje kanë angazhuar punonjës të kompanive private të sigurisë, ndërsa pronarë të tjerë kanë zgjedhur të qëndrojnë vetë përpara ambienteve, për t'i mbrojtur nga dëmtimet e mundshme.
Janë masa të ndryshme, të marra në rrethana të pazakonta, pas incidenteve që kanë shoqëruar një pjesë të protestave në kryeqytet.
Për momentin, nuk ka një bilanc publik të plotë që të përcaktojë përmasën e këtyre masave dhe kostot përkatëse.
Krahas masave fizike, disa biznese kanë zgjedhur një mënyrë tjetër për t'iu drejtuar protestuesve.
“Jemi me ju, mos na dëmtoni!” “Mbështesim protestën, ju lutem mos na dëmtoni!”
Këto mesazhe janë shfaqur në vitrinat dhe qepenat e disa dyqaneve, kryesisht në zonat ku janë regjistruar incidente dhe dëmtime gjatë protestave.
Në pak fjalë, ato bashkojnë solidaritetin me një kërkesë për mbrojtjen e pronës.
Megjithatë, në një dalje për mediat ditën e sotme kryeministri tha se situata e dëmeve është me e vogël sesa duket dhe se dëmtimet kanë prekur 50 biznese, kryesisht në pjesën e sporteleve.
Edhe organizatat që përfaqësojnë sipërmarrjen kanë shfaqur qëndrime të ndryshme. Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm e Shqipërisë u ka bërë thirrje bizneseve të mbyllin përkohësisht aktivitetin gjatë tubimeve.
Ndërkohë, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, së bashku me tetë shoqata biznesi, kanë kërkuar masa për mbrojtjen e pronës publike dhe private dhe garantimin e sigurisë.
Në deklaratën e përbashkët, organizatat kanë theksuar se e drejta për të protestuar duhet respektuar dhe garantuar, ndërsa aktet e dhunës dhe shkatërrimi i pronës janë të papranueshme.
Përfaqësuesit e sipërmarrjes kanë kërkuar gjithashtu që institucionet të dëgjojnë shqetësimet e qytetarëve dhe t'u përgjigjen përmes dialogut dhe veprimeve konkrete.
Institucionet financiare riorganizojnë shërbimet
Situata ka ndikuar edhe në mënyrën se si disa institucione financiare kanë organizuar shërbimet.
Pas dëmtimeve të regjistruara në degë bankare dhe bankomate, disa banka kanë vendosur kufizime të përkohshme në aktivitetin fizik, duke orientuar klientët drejt degëve alternative dhe shërbimeve digjitale.
Këto masa kanë pasur për qëllim mbrojtjen e punonjësve, klientëve dhe infrastrukturës.
Megjithatë, kufizimi i një shërbimi fizik mund të krijojë vështirësi për klientët dhe sipërmarrjet që kanë nevojë për shërbime në sportel apo për veprime me para fizike.
Ndërkohë, dëmet materiale të regjistruara gjatë protestave kanë ngritur edhe çështjen e kompensimit.
Më 17 tetor, qeveria njoftoi mundësinë që bizneset e vogla të dëmtuara të regjistrojnë dëmet përmes shërbimit “Dëmi im” në e-Albania.
Procedura parashikon paraqitjen e informacionit për subjektin, vlerës së pretenduar të dëmit dhe dokumenteve mbështetëse, ndërsa grupe të administratës tatimore do të kryejnë verifikime në terren.
Megjithatë, në një dalje për mediat ditën e sotme kryeministri tha se situate e dëmeve është me e vogël sesa duket dhe se dëmtimet kanë prekur 50 biznese, kryesisht në pjesën e sporteleve.
Por kostoja ekonomike mund të shkojë përtej dëmit fizik.
Për bizneset ngrihet edhe çështja e të ardhurave të munguara gjatë ndërprerjes së aktivitetit, shpenzimeve për sigurinë dhe kostove të rikthimit në normalitet.
Por përtej bilanceve financiare, reagimet e bizneseve tregojnë diçka tjetër për situatën në kryeqytet.
Në të njëjtën rrugë mund të gjesh një dyqan që shpreh mbështetje për protestuesit, një tjetër që ka mbuluar logon, një biznes që ka angazhuar roje private dhe një pronar që qëndron vetë para aktivitetit.
Të gjitha këto pamje i përkasin së njëjtës situatë, por nuk tregojnë domosdoshmërisht të njëjtin qëndrim ndaj protestës.
Ato pasqyrojnë mënyrat e ndryshme se si sipërmarrjet po përpiqen të përshtaten me zhvillimet e ditëve të fundit.
Europa përfshihet në protesta, nga Parisi në Milano. Manifestime në Francë, Itali, Belgjikë, Portugali dhe Spanjë
Një fundjavë protestash në disa vende europiane, ku mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë me kërkesa që lidhen me koston e jetesës, arsimin, pagat dhe strehimin.......
Shpenzimet qeveritare, deficiti buxhetor i SHBA-së i afrohet kufirit të dy trilionë dollarëve
Deficiti buxhetor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës arriti në 1.99 trilionë dollarë në vitin fiskal 2026, duke shënuar nivelin më të lartë në pesë vjet dhe......
Nga hekurudhat te Brezovica, projektet dhe kërkesat që ka Oda Ekonomike e Kosovës
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka kërkuar që institucionet të përqendrohen në një agjendë të qartë ekonomike, me reforma fiskale,......
Protestat e dhunshme në Francë, digjet ndërtesa 140 vjeçare e bashkisë së Limoges
Protestat e mëdha që u zhvilluan në të gjithë Francën të shtunën u shndërruan në të dhunshme në një numër pjesësh të vendit, ndërsa demonstruesit u përleshën......
“Frymëzim francez”, Belgjikë, Itali dhe Portugali: Të rinjtë në rrugë për kostot e arsimit dhe jetesës
Në protestat e frymëzuara pjesërisht nga ato në Francë, disa qindra njerëz, kryesisht të rinj, protestuan në Bruksel dhe disa u përleshën me policinë. Grupet......
Franca në flakë, protestat masive shndërrohen në trazirat më të këqija të viteve të fundit
Trazirat shpërthyen në qytete anembanë Francës të shtunën, ndërsa demonstratat kundër rritjes së kostove të jetesës dhe rënies së shërbimeve publike dolën......
Selia 2 e Bankës së Shqipërisë e djegur, çfarë mbeti pas zjarreve të djeshme të protestuesve
Mure të nxira, fasadë e shkrumbuar dhe një skelet i çuditshëm hekuri i ekspozuar shihen te Gjykata e Lartë. Ndërsa te zyrat e Bankës së Shqipërisë te......
“Deri dje 50 biznese të dëmtuara, kryesisht sportele”, Rama: Dëmi më i vogël nga se amplifikohet
Kryeministri Edi Rama në reagimin e tij për protestën ka dhënë edhe një shifër të bizneseve të dëmtuasra nga protesta. Sipas kreut të qeverisë dëmi është më I......

