Shqipëria Postuar më 19 October 2026, 08:40

2500 euro shpërblim për policët - Rama: Rritje pagash nga janari. Heqje bursash për studentët që ushtrojnë dhunë

Nga Fabjona Pasho

2500 euro shpërblim për policët - Rama: Rritje pagash nga janari.

Kryeministri Edi Rama premtoi 2500 euro shpërblim për efektivët e policisë të cilët janë në frontin e protestave, si edhe rritje pagash nga janari për Policinë e Shtetit. 

“Me buxhetin e ri nga janari, pagën tuaj do ta rrisin në mënyrë të konsiderueshme. Nga ana tjetër, për të gjithë rezistencën, sakrificën, kurajon dhe mbi të gjitha për dinjitetin me të cilin po i dilni përballë jo vetëm këtyre por edhe atyre që nëpër ekrane masakrojnë policinë, kërkojnë që policia të dorëzohet, e do tu vëmë menjëherë në dispozicion një shumë prej 2500 eurosh për çdo efektiv që është në këtë front sepse keni jo vetëm stresin por edhe nevojën për të shpenzuar në këtë moment në gjëra ekstra. Dhe vendosëm kështu për të bërë mos bërë asnjë diferencë”, u shpreh Kryeministri. 

Kreu i qeverisë, gjithashtu paralajmëroi se familjet e të miturve që kryejnë akte të dhunshme gjatë protestës do të mbajnë përgjegjësi financiare për dëmet e shkaktuara, ndërsa theksoi se për ta nuk do të ketë arsim falas e bursa. 

“U them të gjithë atyre të tjerëve që ikin nga shkolla për të dhunuar Policinë, që nuk do të kthehen në shkollë normalisht, pa pasoja administrative për këtë. Nuk do të kenë arsim falas. Ata studentë që dalin dhe dhunojnë Policinë e Shtetit nuk do të kenë bursa, nuk do të kenë mbështetje financiare nga shteti.

Nëse duan të vazhdojnë universitetin, pasi kanë hedhur gurë ndaj prindërve të fëmijëve të tjerë të Shqipërisë, që janë fëmijët e efektivëve të Policisë apo që janë fëmijët e kujtdo që është në anën e shtetit, asnjë kokërr leku nuk do të marrin ata nga taksat e shqiptarëve, për asgjë.

Sepse me taksat e shqiptarëve do të riparojmë trotuaret, me taksat e shqiptarëve do të riparojmë semaforët, me taksat e shqiptarëve do të riparojmë kamerat që ata shkatërruan, tabelat, stolat. Me taksat e shqiptarëve do të zëvendësojmë pemët.

Nuk do të paguajmë nga taksat e shqiptarëve për ca djem dhe vajza që kujtojnë se u bë deti kos për Antifa-n dhe për gjithë çfarëdolloj delirantësh”, tha Rama. 

Deklaratat, kryeministri I bëri gjatë një takimi të zhvilluar me ministrin e brendshëm Ervin Demo mëngjesin e kësaj së hëne me drejtues dhe efektivë të Policisë së Shtetit.

Analiza 18 October Aurora Sulçe

Ekonomia nuk është armik!

Në vitin famëkeq 1997, unë isha vetëm 17 vjeçe dhe ndiqja gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë. Janë të pashlyera në kujtesën time frika dhe pasiguria e atyre......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat