Shqipëria Postuar më 19 October 2026, 21:51

Protestat, Qeveria miraton shpërblimet për policinë, nga 269.120 lekë për 2750 efektivë

Nga Scan TV

Protestat, Qeveria miraton shpërblimet për policinë, nga 269.120

Qeveria në mbledhjen e saj të kësaj të hëne ka miratuar dhënie shpërblimi financiar në vlerën 269 120 lekë për 2 750 punonjës të Policisë së Shtetit të angazhuar për ruajtjen e rendit gjatë protestave. Dhënia e këtij shopërblimi u njoftua nga kryeministri Edi Rama po sot paradite. Sipas vendimit të qeverisë, për këtë qëllim në buxhetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme shtohet fondi prej shtatëqind e dyzet milionë lekë I cili do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2026. 

https://www.kryeministria.al/newsroom/vendim-i-miratuar-ne-mbledhjen-e-keshillit-te-ministrave-date-19-tetor-2026/?fbclid=IwY2xjawVDUmxleHRuA2FlbQIxMQBwZG9mBXNydGMGYXBwX2lkEDIyMjAzOTE3ODgyMDA4OTIAAR7yGXF7prCk8sDkssnis-SgZi0JNX8dywwK6fGj41pimbjLwL_Q0rJAWxFPhQ_aem_7lDqbM2RDgB1_dt8ZwMtBA 

Vendim i miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 19 Tetor 2026:

V E N D I M
PËR

DHËNIE SHPËRBLIMI PUNONJËSVE TË POLICISË SË SHTETIT DHE PËR NJË SHTESË NË BUXHETIN E MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME, MIRATUAR PËR VITIN 2026

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 14, të ligjit nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.82/2024, “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Dhënie shpërblimi financiar në masën prej 269 120 (dyqind e gjashtëdhjetë e nëntë mijë e njëqind e njëzet) lekësh për 2 750 (dy mijë e shtatëqind e pesëdhjetë) punonjës të Policisë së Shtetit për angazhimin e shtuar në garantimin e rendit dhe të sigurisë publike.

2. Në buxhetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në zërin “Shpenzime korrente” të programit buxhetor “Policia e Shtetit”, shtohet fondi prej 740 080 000 (shtatëqind e dyzet milionë e tetëdhjetë mijë) lekësh.

3. Efekti financiar, në shumën prej 740 080 000 (shtatëqind e dyzet milionë e tetëdhjetë mijë) lekësh, që rrjedh nga zbatimi i këtij vendimi, përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2026.

4. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit përcakton listën emërore të punonjësve të policisë përfitues bazuar në dokumentacionin justifikues dhe kryen procedurat për dhënien e shpërblimit.

5. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA 

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat