ALPEX, 383 mln euro faturime - Volumet e energjisë për Ditën në Avancë arrijnë në 2.31 mln MWh

Rreth 2.31 mln mWh energji elektrike janë tregtuar në tregun e Ditës në Avancë të Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike, ALPEX, gjatë periudhës janar – shtator të këtij viti. Sipas të dhënave të bursës, vlera totale e faturimit për të dyja zonat ofertuese, Shqipëri dhe Kosovë, arriti në gati 383 mln euro.
Të dhënat tregojnë se gushti regjistroi volumin më të lartë të 9 - mujorit, me rreth 316 mijë mWh energji të tregtuar. Pas tij renditet shtatori, me rreth 310 mijë mWh, ndërsa korriku shënoi rreth 299.6 mijë mWh.
Për nga vlera e faturimit, nivelin më të lartë e regjistroi shtatori, me rreth 70.5 mln euro, i ndjekur nga gushti, me 67.4 mln euro. Të dy këta muaj së bashku përbëjnë rreth 36% të faturimit total të periudhës janar – shtator.
Në kahun tjetër, janari shënoi volumin më të ulët të energjisë së tregtuar, me rreth 144 mijë mWh, ndërsa faturimi më i ulët u regjistrua në shkurt, me rreth 29.7 mln euro.
Sipas ndarjes mes dy zonave ofertuese, Shqipëria regjistroi rreth 1.23 mln mWh energji të tregtuar gjatë 9 muajve të parë të vitit, ose rreth 53.3% të volumit total. Faturimi për zonën shqiptare arriti në rreth 182.9 mln euro. Ndërkohë, në zonën ofertuese të Kosovës u tregtuan rreth 1.08 mln mWh, me faturim prej gati 200 mln euro. Kjo do të thotë se, ndonëse Kosova kishte volum më të ulët tregtimi, vlera e faturimit rezultoi rreth 17.1 mln euro më e lartë se në zonën shqiptare.
Shtatë kompani shqiptare prezantojnë vajin e ullirit dhe bimët mjekësore në SIAL Paris 2026
Shtatë sipërmarrje të vogla dhe të mesme shqiptare po marrin pjesë këto ditë në SIAL Paris 2026, një nga panairet më të mëdha ushqimore në botë, që zhvillohet......
Çmimet, faktori kyç? 81% e bizneseve i shohin si të rëndësishme për tregtinë rajonale
Çmimet mbeten një faktor i rëndësishëm për bizneset shqiptare në krijimin e marrëdhënieve tregtare me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Sipas të dhënave......
Si do të rimbursohen dëmet? - Cila është procedura që duhet të ndjekin bizneset e dëmtuara nga protestat
Bizneset e dëmtuara nga protestat e ditëve të fundit do të kenë mundësinë të përfitojnë rimbursim mbi dëmet që u janë shkaktuar. Përmes shërbimit elektronik......
Kursimet drejt investimeve - AMF: Shtohen paratë e administruara në fonde. Numri i investitorëve arriti mbi 44 mijë
Tregu i investimeve në Shqipëri ka shënuar rritje gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Më shumë para po investohen përmes fondeve të investimit, ndërsa është......
Bizneset mbrojnë pronën - Nga mesazhet e solidaritetit, te masat parandaluese. Si po reagojnë sipërmarrjet dhe bankat?
Në kushte normale, një biznes përpiqet të jetë sa më i dukshëm. Investon në reklamë, në fasadë dhe në një logo që klientët ta njohin. Por gjatë ditëve të......
Eksportet, “larg” varësisë së BE/ Tregtia ndryshon hartë. SHBA fiton terren, Europa ngadalëson
Tregtia e jashtme shqiptare po shfaq një ndryshim të dukshëm në hartën e partnerëve gjatë nëntëmujorit të vitit 2026. Ndërsa eksportet totale u rritën me......
Bankat me orare të reja - Ku dhe si do të ofrohet shërbimi?
Bankat e nivelit të dytë kanë marrë masa për përshtatjen e shërbimeve ndaj klientëve, duke riorganizuar përkohësisht funksionimin e disa degëve në Tiranë dhe......
Nafta “shpëton” tregtinë/ Mineralet dhe metalet “shtyjnë” eksportet, fasoni vijon të zbehë panoramën
Eksportet shqiptare u rikthyen me ngjitje të ndjeshme në shtator, por pas rritjes dyshifrore fshihet një motor shumë i përqendruar. Vlera e mallrave të......

