Nafta “shpëton” tregtinë/ Mineralet dhe metalet “shtyjnë” eksportet, fasoni vijon të zbehë panoramën

Eksportet shqiptare u rikthyen me ngjitje të ndjeshme në shtator, por pas rritjes dyshifrore fshihet një motor shumë i përqendruar. Vlera e mallrave të eksportuara arriti në 31.2 miliardë lekë, duke u rritur me 14.8% ndaj shtatorit të një viti më parë dhe me 52.1% krahasuar me gushtin.
Peshën më të madhe të kësaj rritje e ka grupi “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike”, i cili kontribuoi me 12.8 pikë përqindje në ndryshimin vjetor. Rritja e fortë e kësaj kategorie vjen në një moment kur lufta në Lindjen e Mesme ka shkaktuar ndërprerje të mëdha të furnizimit me naftë dhe produkte të përpunuara, ndërsa Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë raportonte në shtator se tensionet e rinovuara kishin ushtruar sërish presion në rritje mbi çmimet e naftës. Sipas IEA-së, çmimet referencë ishin ngjitur përsëri mes kufizimeve të ofertës nga rajoni.
Shtysë pozitive dhanë edhe materialet e ndërtimit dhe metalet, me 3.4 pikë përqindje, si dhe makineritë dhe pajisjet, me 1.8 pikë. Në anën tjetër, tekstilet dhe këpucët mbeten pika më e dobët e eksporteve. Ky grup dha një kontribut negativ prej 5.5 pikë përqindjeje, duke zbehur një pjesë të rritjes së ardhur nga sektorët e tjerë. Edhe lëkura dhe artikujt prej saj ndikuan negativisht me 0.2 pikë përqindje.
Importet ndërkohë u rritën vetëm 4.8%, në 78.6 miliardë lekë. Diferenca mes ritmit të eksporteve dhe importeve bëri që deficiti tregtar të ulej lehtë, me 0.9%, në 47.3 miliardë lekë.
Në importe, rritja vjetore u mbështet kryesisht nga grupi “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike”, i cili dha 3.2 pikë përqindje në ndryshimin total. Kontribut pozitiv dhanë edhe materialet e ndërtimit dhe metalet dhe ushqimet, pijet dhe duhani, me nga 0.5 pikë përqindje, ndërsa produktet kimike dhe plastike shtuan 0.2 pikë.
Edhe sa i përket nëntëmujorit panorama e tregtisë së jashtme mbetet pozitive për eksportet, të cilat arritën në 278.9 miliardë lekë, rreth 7.2% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Importet u rritën me një ritëm më të moderuar, prej 5.1%, duke arritur në 690.3 miliardë lekë. Megjithatë, për shkak të diferencës së lartë mes blerjeve dhe shitjeve jashtë vendit, deficiti tregtar u zgjerua nga rreth 396.7 miliardë lekë në 411.5 miliardë lekë, ose me afërsisht 3.7%.
Transporti ajror, në rritje/ Shqipëria, e dyta në Europë për fluturimet komerciale
Fluturimet komerciale po shënojnë rritje në Shqipëri, duke e renditur vendin ndër tregjet me ecurinë më të mirë në Europë për muajin shtator. Sipas të dhënave......
Avancon rruga Kombinat-Plepa - ARRSH lidh kontratën për rikonstruksionin e lotit 2, shpallet fituesi edhe për lotin 3
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nënshkruar kontratën për rikonstruksionin e lotit 2 të rrugës së vjetër Kombinat – Ndroq – Plepa, duke i dhënë dritën jeshile......
Franca në flakë - Macron premton ndëshkime pas trazirave, mbi 2 mijë të arrestuar
Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar se personat përgjegjës për dhunën dhe shkatërrimet gjatë protestave në Francë do të mbajnë përgjegjësi......
Jeta kushton më shumë - Inflacioni dhe energjia rëndojnë familjet, ndërsa BE kërkon zgjidhje
Kostoja e jetesës po ushtron presion gjithnjë e më të madh mbi familjet europiane, nga ushqimet dhe faturat e energjisë te qiratë, banesat dhe arsimi. Sipas......
Europa në revoltë - Çmimet në nivel rekord prej pesë vitesh. Familjet, në luftë me faturat
Rritja e çmimeve, pagat që nuk mjaftojnë dhe vështirësitë për të përballuar qiranë po nxjerrin mijëra qytetarë në rrugët e Europës. Protestat e fundjavës në......
Ushqimet drejt shtrenjtimit - Lufta, kriza e transportit dhe thatësirat kërcënojnë buxhetet familjare deri në vitin 2027
Çmimet e ushqimeve në botë pritet të rriten më tej në muajt e ardhshëm dhe të mbeten të larta deri në vitin 2027. Konfliktet që po pengojnë transportin detar,......
Më pak defekte në rrjet - OSSH, investim mbi 41 mln lekë për rikonstruksionin
Drejtoria Rajonale e OSSH Korçë ka shpallur hapjen e garës për rrjetin e tensionit të ulët, nënstacioni Gjanç Korçë. Fondi limit është përllogaritur 41......
2500 euro shpërblim për policët - Rama: Rritje pagash nga janari. Heqje bursash për studentët që ushtrojnë dhunë
Kryeministri Edi Rama premtoi 2500 euro shpërblim për efektivët e policisë të cilët janë në frontin e protestave, si edhe rritje pagash nga janari për......

