Ushqimet drejt shtrenjtimit - Lufta, kriza e transportit dhe thatësirat kërcënojnë buxhetet familjare deri në vitin 2027

Çmimet e ushqimeve në botë pritet të rriten më tej në muajt e ardhshëm dhe të mbeten të larta deri në vitin 2027. Konfliktet që po pengojnë transportin detar, kostot e larta të karburanteve dhe plehrave kimike, si dhe thatësirat e lidhura me fenomenin El Niño, po ushtrojnë presion mbi furnizimin me drithëra.
Barrën më të madhe pritet ta përballojnë familjet me të ardhura të ulëta, veçanërisht në vendet e Lindjes së Mesme, Afrikës së Veriut dhe Azisë, ku ushqimet zënë një pjesë të konsiderueshme të buxhetit familjar.
Sipas Bankës Botërore, në tremujorin e tretë të vitit, çmimet e ushqimeve u rritën më shpejt se inflacioni i përgjithshëm në 22% të 150 vendeve të analizuara. Në tremujorin paraardhës, kjo shifër ishte 14%.
Ndërkohë, Indeksi i Çmimeve të Ushqimeve i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë, FAO, arriti në 136 pikë në shtator, niveli më i lartë që nga nëntori i vitit 2022.
Një nga faktorët kryesorë është ndërprerja e zinxhirëve të furnizimit. Sulmet ndaj infrastrukturës së drithërave në Detin e Zi kanë penguar transportin e grurit, duke detyruar importues të mëdhenj si Egjipti dhe Indonezia të kërkojnë furnizues alternativë. Ndërsa pasiguria në Detin e Kuq po i detyron anijet të ndjekin rrugë më të gjata dhe më të kushtueshme rreth Afrikës.
Konflikti mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit ka rritur gjithashtu çmimet e karburanteve dhe ka penguar eksportet e plehrave kimike përmes Ngushticës së Hormuzit. Në të njëjtën kohë, kushtet e thata të motit po kërcënojnë prodhimin bujqësor në Indi dhe Azinë Juglindore.
Vetëm gjatë vitit 2026, çmimet e grurit janë rritur me më shumë se 30%. Edhe orizi në vendet kryesore eksportuese aziatike është shtrenjtuar me 10 deri në 13%, pavarësisht rezervave të konsiderueshme.
Presioni mund të shtohet edhe më tej, pasi vende të mëdha importuese në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, të cilat më parë kishin shtyrë blerjet falë korrjeve të mira vendase, po rikthehen në tregjet ndërkombëtare. Kërkesa më e lartë mund të përshpejtojë rritjen e çmimeve.
Përpunuesit e ushqimeve po rinovojnë gjithashtu kontratat e furnizimit me lëndë të para me çmime më të larta, ndërsa dobësimi i monedhave vendase në disa vende e bën importin edhe më të kushtueshëm.
Rritja e çmimeve ushqimore shton rrezikun e pakënaqësive sociale dhe mund t'i shtyjë disa qeveri të kufizojnë eksportet për të mbrojtur tregjet e tyre, duke e vështirësuar më tej furnizimin global.
Më pak defekte në rrjet - OSSH, investim mbi 41 mln lekë për rikonstruksionin
Drejtoria Rajonale e OSSH Korçë ka shpallur hapjen e garës për rrjetin e tensionit të ulët, nënstacioni Gjanç Korçë. Fondi limit është përllogaritur 41......
2500 euro shpërblim për policët - Rama: Rritje pagash nga janari. Heqje bursash për studentët që ushtrojnë dhunë
Kryeministri Edi Rama premtoi 2500 euro shpërblim për efektivët e policisë të cilët janë në frontin e protestave, si edhe rritje pagash nga janari për......
Takimi me forcat policore, Rama: Me “gurët” nuk negocohet, sulmi mbi policinë fatkeqësi kombëtare
Mëngjesin e kësaj të hëne kryeministri Edi Rama dhe ministri i brendshëm Ervin Demo kanë patur një takim me forcat policore të kryeqytetit. Në fjalën e tij......
Protestat në Tiranë, raportuesi i PE-së për Shqipërinë: Dhuna nuk është zgjidhje, ndaloni përshkallëzimin
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder, ka shprehur shqetësimin për situatën e krijuar në Tiranë pas protestave të shoqëruara me......
Protestat në Shqipëri, reagon Komisioni Europian: Dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike
Komisioni Evropian ka publikuar një qëndrim për dhunën gjatë protestave në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë. Brukseli thekson se edhe reagimi i......
Ekonomia nuk është armik!
Në vitin famëkeq 1997, unë isha vetëm 17 vjeçe dhe ndiqja gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë. Janë të pashlyera në kujtesën time frika dhe pasiguria e atyre......
Bankat përballë dëmeve nga protestat, del bilanci zyrtar për degët dhe bankomatet e shkatërruar
Protestat e ditëve të fundit në Shqipëri, krahas personave të lënduar nga radhët e protestuesve dhe forcave të rendit, janë shoqëruar edhe me dëmtime të......
Reagimi i bizneseve ndaj protestave në Tiranë, solidaritet dhe masa për mbrojtjen e pronës
Nga mesazhet e solidaritetit me protestuesit te masat për mbrojtjen e pronës, bizneset në Tiranë po reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj situatës së krijuar......

