Jeta kushton më shumë - Inflacioni dhe energjia rëndojnë familjet, ndërsa BE kërkon zgjidhje

Kostoja e jetesës po ushtron presion gjithnjë e më të madh mbi familjet europiane, nga ushqimet dhe faturat e energjisë te qiratë, banesat dhe arsimi.
Sipas Eurostat, inflacioni në eurozonë arriti në 3.8% në shtator, pothuajse dyfishi i objektivit të Bankës Qendrore Europiane. Ndërkohë, çmimet e energjisë u rritën me 18.8% brenda një viti.
Shtrenjtimi po ndihet edhe në supermarket. Një analizë e Bankës Qendrore Europiane tregon se 35% e konsumatorëve në Bashkimin Europian shqetësohen nëse do të përballojnë dot shpenzimet për ushqime. Ndërsa 74% kanë vënë re se produktet e përditshme po zvogëlohen në madhësi, pa u ulur çmimi i tyre.
Presioni financiar prek edhe strehimin. Faturat e larta të energjisë po e bëjnë më të vështirë ngrohjen e banesave, ndërsa kostot e ndërtimit dhe mungesa e shtëpive vijojnë të shtyjnë lart çmimet dhe qiratë. Në Portugali, çmimet e banesave u rritën me 16.5% brenda një viti.
Edhe arsimi po përballet me vështirësi, pasi shkollat kanë kosto më të larta operimi, ndërsa familjet duhet të përballojnë shpenzimet për libra, transport dhe materiale shkollore. Në vitin 2024, arsimi zinte 9.7% të shpenzimeve publike të BE-së, nga 10% në vitin 2019.
Përballë kësaj situate, Komisioni Europian ka propozuar një sërë masash, përfshirë planin për energji më të përballueshme, Fondin Social për Klimën prej 86.7 miliardë eurosh dhe planin europian për strehimin e përballueshëm. Në shtator u propozua gjithashtu një akt për strehimin, ndërsa është prezantuar edhe strategjia e parë kundër varfërisë.
Megjithatë, shumë prej këtyre nismave synojnë ndryshime afatgjata, ndërsa rritja e çmimeve po rëndon familjet që tani. Sfida për BE-në mbetet se sa shpejt këto masa do të përkthehen në lehtësim konkret për qytetarët.
Europa në revoltë - Çmimet në nivel rekord prej pesë vitesh. Familjet, në luftë me faturat
Rritja e çmimeve, pagat që nuk mjaftojnë dhe vështirësitë për të përballuar qiranë po nxjerrin mijëra qytetarë në rrugët e Europës. Protestat e fundjavës në......
Ushqimet drejt shtrenjtimit - Lufta, kriza e transportit dhe thatësirat kërcënojnë buxhetet familjare deri në vitin 2027
Çmimet e ushqimeve në botë pritet të rriten më tej në muajt e ardhshëm dhe të mbeten të larta deri në vitin 2027. Konfliktet që po pengojnë transportin detar,......
Më pak defekte në rrjet - OSSH, investim mbi 41 mln lekë për rikonstruksionin
Drejtoria Rajonale e OSSH Korçë ka shpallur hapjen e garës për rrjetin e tensionit të ulët, nënstacioni Gjanç Korçë. Fondi limit është përllogaritur 41......
2500 euro shpërblim për policët - Rama: Rritje pagash nga janari. Heqje bursash për studentët që ushtrojnë dhunë
Kryeministri Edi Rama premtoi 2500 euro shpërblim për efektivët e policisë të cilët janë në frontin e protestave, si edhe rritje pagash nga janari për......
Takimi me forcat policore, Rama: Me “gurët” nuk negocohet, sulmi mbi policinë fatkeqësi kombëtare
Mëngjesin e kësaj të hëne kryeministri Edi Rama dhe ministri i brendshëm Ervin Demo kanë patur një takim me forcat policore të kryeqytetit. Në fjalën e tij......
Protestat në Tiranë, raportuesi i PE-së për Shqipërinë: Dhuna nuk është zgjidhje, ndaloni përshkallëzimin
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder, ka shprehur shqetësimin për situatën e krijuar në Tiranë pas protestave të shoqëruara me......
Protestat në Shqipëri, reagon Komisioni Europian: Dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike
Komisioni Evropian ka publikuar një qëndrim për dhunën gjatë protestave në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë. Brukseli thekson se edhe reagimi i......
Ekonomia nuk është armik!
Në vitin famëkeq 1997, unë isha vetëm 17 vjeçe dhe ndiqja gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë. Janë të pashlyera në kujtesën time frika dhe pasiguria e atyre......

