Eksportet, “larg” varësisë së BE/ Tregtia ndryshon hartë. SHBA fiton terren, Europa ngadalëson

Tregtia e jashtme shqiptare po shfaq një ndryshim të dukshëm në hartën e partnerëve gjatë nëntëmujorit të vitit 2026. Ndërsa eksportet totale u rritën me rreth 7.2%, shitjet drejt vendeve të Bashkimit Europian ranë lehtë, me 0.4%, duke bërë që pesha e BE-së në eksportet shqiptare të zbresë nga rreth 73.3% në 68.1%.
Rritja po vjen gjithnjë e më shumë nga tregjet jashtë bllokut europian. Eksportet drejt SHBA-së u rritën nga 2.9 në 6.6 miliardë lekë, ose me rreth 126%, ndërsa ato drejt Kinës u zgjeruan me 61.4%, në 13.1 miliardë lekë. Edhe Kosova forcoi pozicionin e saj, me një rritje prej 14.3%, duke arritur në 28.7 miliardë lekë.
Brenda BE-së panorama është më e përzier. Eksportet drejt Greqisë u rritën me rreth 19.6% dhe ato drejt Gjermanisë me 12.4%, ndërsa Italia, partneri kryesor tregtar i Shqipërisë, regjistroi rënie prej 2.7%. Goditjen më të fortë e dha Spanja, ku eksportet ranë me rreth 34.9%, nga 12.4 në 8.1 miliardë lekë.
Dobësimi i eksporteve drejt disa tregjeve europiane vjen edhe në një periudhë kur leku është forcuar ndjeshëm ndaj euros, duke ushtruar presion mbi të ardhurat e eksportuesve të shprehura në lekë
Edhe te importet panorama tregon një zhvendosje të fortë drejt disa partnerëve jashtë BE-së. Në nëntëmujor, importet totale u rritën me 5.1%, ndërsa ato nga Bashkimi Europian vetëm me 0.9%, nga rreth 336 në 339 miliardë lekë. Rritja më e fortë mes partnerëve kryesorë erdhi nga SHBA, ku importet u zgjeruan me rreth 83%, nga 13.4 në 24.5 miliardë lekë, ndërsa Kina forcoi më tej pozicionin e saj me një rritje prej 18.1%, duke arritur në mbi 102 miliardë lekë.
Në anën tjetër, tkurrja më e fortë u regjistrua te importet nga Maqedonia e Veriut, me rreth 21.9%, ndërsa rënie pati edhe nga Kroacia, Austria dhe Gjermania. Italia, ndërkohë, mbeti ndër furnizuesit kryesorë të Shqipërisë, me importe prej rreth 137.9 miliardë lekësh, vetëm 1.1% më shumë se një vit më parë.
Bankat me orare të reja - Ku dhe si do të ofrohet shërbimi?
Bankat e nivelit të dytë kanë marrë masa për përshtatjen e shërbimeve ndaj klientëve, duke riorganizuar përkohësisht funksionimin e disa degëve në Tiranë dhe......
Nafta “shpëton” tregtinë/ Mineralet dhe metalet “shtyjnë” eksportet, fasoni vijon të zbehë panoramën
Eksportet shqiptare u rikthyen me ngjitje të ndjeshme në shtator, por pas rritjes dyshifrore fshihet një motor shumë i përqendruar. Vlera e mallrave të......
Transporti ajror, në rritje/ Shqipëria, e dyta në Europë për fluturimet komerciale
Fluturimet komerciale po shënojnë rritje në Shqipëri, duke e renditur vendin ndër tregjet me ecurinë më të mirë në Europë për muajin shtator. Sipas të dhënave......
Avancon rruga Kombinat-Plepa - ARRSH lidh kontratën për rikonstruksionin e lotit 2, shpallet fituesi edhe për lotin 3
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nënshkruar kontratën për rikonstruksionin e lotit 2 të rrugës së vjetër Kombinat – Ndroq – Plepa, duke i dhënë dritën jeshile......
Franca në flakë - Macron premton ndëshkime pas trazirave, mbi 2 mijë të arrestuar
Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar se personat përgjegjës për dhunën dhe shkatërrimet gjatë protestave në Francë do të mbajnë përgjegjësi......
Jeta kushton më shumë - Inflacioni dhe energjia rëndojnë familjet, ndërsa BE kërkon zgjidhje
Kostoja e jetesës po ushtron presion gjithnjë e më të madh mbi familjet europiane, nga ushqimet dhe faturat e energjisë te qiratë, banesat dhe arsimi. Sipas......
Europa në revoltë - Çmimet në nivel rekord prej pesë vitesh. Familjet, në luftë me faturat
Rritja e çmimeve, pagat që nuk mjaftojnë dhe vështirësitë për të përballuar qiranë po nxjerrin mijëra qytetarë në rrugët e Europës. Protestat e fundjavës në......
Ushqimet drejt shtrenjtimit - Lufta, kriza e transportit dhe thatësirat kërcënojnë buxhetet familjare deri në vitin 2027
Çmimet e ushqimeve në botë pritet të rriten më tej në muajt e ardhshëm dhe të mbeten të larta deri në vitin 2027. Konfliktet që po pengojnë transportin detar,......

