Europa Postuar më 20 October 2026, 17:23

Biletat ajrore, drejt çmimeve rekord, Ryanair paralajmëron shtrenjtim historik në 2027

Nga Scan TV

Biletat ajrore, drejt çmimeve rekord, Ryanair paralajmëron

Çmimet e biletave të avionëve në Europë mund të rriten deri në 20% gjatë vitit 2027, duke shënuar një nga rritjet më të mëdha historike të tarifave ajrore. Paralajmërimi vjen nga drejtori ekzekutiv i Ryanair, Michael O’Leary, sipas të cilit shtrenjtimi i karburantit dhe pasojat e konfliktit në Lindjen e Mesme po ushtrojnë presion të fortë mbi kompanitë ajrore.

Gjatë një konference për shtyp në Bruksel, O’Leary parashikoi se çmimet e biletave mund të rriten me 10%, 15% apo edhe 20% gjatë 12 muajve të ardhshëm. Sipas tij, kostot e larta të karburantit po rrezikojnë përfitueshmërinë e kompanive, ndërsa disa operatorë mund të përballen me falimentime ose bashkime, duke reduktuar numrin e vendeve të disponueshme për pasagjerët.

Një nga problemet kryesore lidhet me mbrojtjen financiare nga luhatjet e çmimit të karburantit. Ryanair ka siguruar paraprakisht rreth 80% të nevojave të saj për karburant deri në mars 2027, me një çmim prej 67 dollarësh për fuçi. Megjithatë, për periudhën pasuese ka siguruar vetëm 15% të nevojave, me një çmim prej 85 dollarësh për fuçi. Kjo e bën kompaninë më të ekspozuar ndaj shtrenjtimit të mëtejshëm të karburantit.

Pavarësisht rritjes së pritshme të tarifave, O’Leary paralajmëron se të ardhurat shtesë nga biletat mund të mos jenë të mjaftueshme për të kompensuar kostot e larta të operimit.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat