Paratë e rajonit shtohen/ Investimet e akumuluara në Shqipëri arrijnë në mbi 916 milionë euro

Investimet e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Shqipëri po rriten me ritme më të shpejta se totali i investimeve të huaja direkte. Sipas të dhënave të "Bankës së Shqipërisë", të analizuara nga “Scan Intel”, në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, stoku i investimeve nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi arriti në 916.3 milionë euro, nga 690.6 milionë euro në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo përfaqëson një rritje prej 32.7%.
Pesha e këtyre pesë vendeve në totalin e investimeve të huaja direkte në Shqipëri arriti në 4.97%, nga 4.32% në fund të qershorit 2025.
Kosova mbetet investitori kryesor i rajonit në Shqipëri, me një stok prej 667.3 milionë eurosh, ose 3.62% të totalit të investimeve të huaja. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, investimet nga Kosova janë rritur me 37.6%. Vetëm ky shtet përfaqëson afro 73% të investimeve të pesë vendeve të rajonit.
Në vendin e dytë renditet Maqedonia e Veriut, me 145.9 milionë euro dhe një peshë prej 0.79% ndaj totalit. Investimet nga ky vend janë rritur me 22.1% në terma vjetorë.
Serbia renditet e treta, me 61.4 milionë euro, ose 0.33% të totalit, duke regjistruar një rritje prej 11.2%.
Ndërkohë, Bosnje Hercegovina numëron 30.8 milionë euro investime, me rritje 31.1%, ndërsa Mali i Zi arrin në 10.9 milionë euro, me rritje 45.3%. Pesha e tyre në total është përkatësisht 0.17% dhe 0.06%.
Në fund të qershorit 2026, stoku i përgjithshëm i investimeve të huaja direkte në Shqipëri arriti në 18.42 miliardë euro, me rritje vjetore prej 15.3%. Kështu, ndonëse vendet e rajonit vijojnë të kenë një peshë relativisht të vogël, prania e tyre në kapitalin e huaj të investuar në ekonominë shqiptare po forcohet.
Sulmi kibernetik - Hakerët vjedhin 421 mijë email-e të anëtarëve të AfD-së në Gjermani
Mbi 421 mijë email-e të anëtarëve të partisë së ekstremit të djathtë në Gjermani, Alternativa për Gjermaninë (AfD), janë vjedhur në një sulm kibernetik muajin......
Energjia rëndon ujësjellësit - Përbën 24% të kostove, borxhi ndaj OSHEE-së arrin në 21.21 mld lekë
Kostot e energjisë elektrike vijojnë të rëndojnë financat e ujësjellësve, duke zënë rreth një të katërtën e shpenzimeve operative dhe të mirëmbajtjes së......
Inovacioni në fokus? 32% e bizneseve shqiptare synojnë të zhvillojnë produkte dhe shërbime të reja
Të dhënat e Barometrit të Ballkanit tregojnë se vetëm rreth një e treta e bizneseve në Shqipëri kanë gjasa të investojnë fondet e tyre në kërkim dhe zhvillim......
Nafta mbi 110 dollarë/fuçi - Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin kostot e energjisë dhe tronditin tregjet financiare
Çmimi i naftës bruto Brent ka kaluar në rreth 110 dollarë për fuçi, duke qëndruar në nivelin më të lartë të pesë muajve të fundit. Pasiguria për furnizimet......
Premtimi i pazakontë - Elon Musk, aksione kompanie falas çdo fëmije
Miliarderi Elon Musk ka njoftuar se vitin e ardhshëm synon t’i dhurojë çdo fëmije në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga një aksion të kompanisë së tij......
Shitet gjiganti italian i detit - Pesë oferta për blerjen e kompanisë së jahteve
Një nga grupet më të njohura italiane të prodhimit të jahteve luksoze, The Italian Sea Group, ka marrë pesë oferta detyruese nga investitorë të interesuar për......
Subvencion për energjinë - Familjet e cënueshme në Kosovë mund të aplikojnë deri më 31 mars 2027
Familjet e cenueshme në Kosovë mund të aplikojnë për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike për vitin 2026–2027. Ministria për Punë, Familje dhe......
Gjermania mbyll dyert? - Kuota për punëtorët e Ballkanit përgjysmohet nga 2027
Gjermania planifikon të përgjysmojë kuotën vjetore për punësimin e qytetarëve nga Ballkani Perëndimor, duke e ulur nga 50 mijë në 25 mijë persona, duke nisur......

