Kosova Postuar më 20 October 2026, 10:59

Subvencion për energjinë - Familjet e cënueshme në Kosovë mund të aplikojnë deri më 31 mars 2027

Nga Edel Strazimiri

Subvencion për energjinë - Familjet e cënueshme në

Familjet e cenueshme në Kosovë mund të aplikojnë për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike për vitin 2026–2027. Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka hapur aplikimet për programin që synon të mbështesë ekonomikisht familjet që plotësojnë kriteret e përcaktuara.

Aplikimi ka nisur më 19 tetor dhe bëhet përmes platformës shtetërore eKosova, në kategorinë “Familja”. Afati përfundon më 31 mars 2027. Kërkesa duhet të dorëzohet nga një anëtar i familjes dhe mund të lidhet vetëm me një njehsor elektrik.

Për familjet që nuk kanë mundësi të aplikojnë online, ndihma mund të kërkohet në Qendrat për Punë Sociale. Sipas ministrisë, subvencionimi nis nga muaji kur aplikimi miratohet dhe nuk mbulon muajt e kaluar. Për këtë arsye, qytetarëve të interesuar u rekomandohet të aplikojnë sa më herët, në mënyrë që të përfitojnë nga mbështetja për një periudhë sa më të gjatë.

Programi është i dedikuar për ekonomitë familjare që përmbushin kushtet dhe kriteret e përcaktuara nga institucionet përgjegjëse. Përfitimi nuk është automatik për të gjithë aplikuesit, pasi çdo kërkesë do të shqyrtohet dhe do të vlerësohet në bazë të të dhënave të paraqitura.

Të dhënat e deklaruara do të verifikohen nga institucionet përkatëse. Ministria paralajmëron se informacionet e pasakta ose të paplota mund të çojnë në refuzimin e kërkesës ose në detyrimin për kthimin e shumës së përfituar.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat