Hartë e re e vlerës së tokës? - ASHK analizon mbi 33 mijë transaksione të kryera në 8 vite

Agjencia Shtetërore e Kadastrës po punon për përgatitjen e hartës së vlerës së tokës, proces i cili ka nisur gjatë vitit 2025, duke analizuar mijëra transaksione të shitblerjes së pasurive të paluajtshme në të gjithë vendin.
Sektori i Analizës dhe Vlerësimit të Pasurive në ASHK ka punuar për mbledhjen, administrimin dhe përpunimin e të dhënave mbi transaksionet e kalimit të pronësisë përmes kontratave të shitjes, me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerës së tokës sipas zonave kadastrale.
Sipas të dhënave të administruara nga institucioni, gjatë vitit 2025 janë gjeneruar gjithsej 8,564 rekorde transaksionesh për shitjen e pasurive të paluajtshme të llojit tokë. Nga këto, 2,226 rekorde i përkasin periudhës 1 nëntor–31 dhjetor 2024, ndërsa 6,338 rekorde mbulojnë periudhën 1 janar–31 tetor 2025.
Të dhënat e përpunuara nga ASHK tregojnë se pjesën më të madhe të transaksioneve e zënë tokat bujqësore, të ndjekura nga tokat truall. Konkretisht, nga 8,564 rekordet e administruara, 6,518 i përkasin tokës bujqësore, 1,813 tokës truall, 130 tokës pyjore dhe 103 tokës kullosore.
Këto të dhëna shërbejnë si bazë për analizën e tregut dhe përllogaritjen e nivelit të vlerës së pasurive të paluajtshme në zonat kadastrale ku disponohen të dhëna mbi shitblerjet ,sipas vendimit 658 të vitit 2012 “Për Miratimin e Metodologjisë për Vlerësimin e Pronave të Paluajtshme në Republikën e Shqipërisë”
Për përcaktimin e nivelit të vlerës së tokës, gjatë vitit 2025 janë përfshirë në përllogaritje të dhënat e administruara për periudhën janar 2017–nëntor 2025. Në total, për këtë periudhë janë analizuar 33,582 rekorde transaksionesh për pasuritë e paluajtshme të llojit tokë. Të dhënat janë marrë nga sistemi informatik i pasurive të paluajtshme dhe bazohen në informacionin zyrtar të regjistrit kadastral, të administruar nga drejtoritë dhe zyrat vendore të ASHK-së.
Për zonat kadastrale ku mungojnë të dhënat mbi transaksionet e shitblerjes, ASHK ka ruajtur vlerat e përcaktuara në hartën e mëparshme të vlerës së tokës, të miratuar nga Këshilli i Ministrave.
Procesi synon të krijojë një bazë të përditësuar të vlerësimit të tokës, duke u mbështetur te të dhënat reale të transaksioneve dhe duke përllogaritur nivelin e vlerës për çdo zonë kadastrale ku ka informacion të disponueshëm.
Përcaktimi i vlerave të reja sipas hartës së tokës mbetet një proces me rëndësi për tregun e pasurive të paluajtshme, pasi niveli i vlerës së përcaktuar për zonat kadastrale shërben si referencë në kuadrin e vlerësimit të pronave.
Rikonstruksion i rrugës “Pavarësia” - Investim 100 mln lekë në Qerret. Synohet përmirësimi i kushteve për turistët
Bashkia Kavajë ka shpallur hapjen e garës për rikonstruksionin e rrugës “Pavarësia e Kosovës”, në zonën bregdetare të Qerretit. Fondi limit për realizimin e......
Dënimi penal, ulje e moshës? - Rama: Po mendojmë masa më të forta ndaj të miturve
Në një takim me drejtorët e gjimnazeve të Tiranës, Kryeministri Edi Rama tha se qeveria po studion mundësinë e uljes së moshës për përgjegjësinë penale. Ai......
Protestat, Qeveria miraton shpërblimet për policinë, nga 269.120 lekë për 2750 efektivë
Qeveria në mbledhjen e saj të kësaj të hëne ka miratuar dhënie shpërblimi financiar në vlerën 269 120 lekë për 2 750 punonjës të Policisë së Shtetit të......
Europa synon Arktikun - Kabllo nënujore për të forcuar sigurinë digjitale mes tensioneve gjeopolitike
Bashkimi Europian po planifikon ndërtimin e një kablloje të sigurt nënujore që do të lidhë drejtpërdrejt Groenlandën me Europën, me synimin për ta zgjeruar......
Italia ngec te tranzicioni - Vetëm 15% e objektivave të energjisë së gjelbër për vitin 2030 janë përmbushur
Italia po mbetet prapa objektivave europiane për tranzicionin energjetik, duke përmbushur deri tani vetëm 15% të synimeve që duhet të arrijë deri në vitin......
DIVA, 6.8 mln euro rimbursim - Rreth 42 mijë tatimpagues marrin paratë për fëmijët
Mbi 42 mijë të punësuar në të gjithë vendin të cilët kanë aplikuar për rimbursim përmes Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave, DIVA 2025, janë......
“Depozitat janë të sigurta” - BSH: Dëmtimet në disa degë bankare dhe ATM nuk cenojnë kursimet e shqiptarëve
Banka e Shqipërisë garanton qytetarët se dëmtimet e një pjese të infrastrukturës fizike në disa degë të bankave, nuk cenojnë sigurinë e depozitave të......
ALPEX, 383 mln euro faturime - Volumet e energjisë për Ditën në Avancë arrijnë në 2.31 mln MWh
Rreth 2.31 mln mWh energji elektrike janë tregtuar në tregun e Ditës në Avancë të Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike, ALPEX, gjatë periudhës janar –......

