Shqipëria “pushton” fqinjët/ Eksportet rriten në 9-të muaj, suficiti me rajonin katërfishohet

Shqipëria po forcon dukshëm pozicionin tregtar në rajon sipas të dhënave, duke shitur më shumë mallra dhe duke ulur blerjet nga vendet fqinje. Përgjatë nëntëmujorit, suficiti tregtar me pesë partnerët e rajonit ishte rreth katër herë më i lartë se një vit më parë.
Referuar Instat, në nëntë muajt e parë të vitit 2026, Shqipëria eksportoi drejt Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës rreth 52.5 miliardë lekë mallra, ndërsa importoi rreth 41.5 miliardë lekë.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, eksportet drejt këtyre pesë tregjeve u rritën me 11.1%, ndërsa importet ranë me 6.8%. Si rezultat, suficiti tregtar u zgjerua nga rreth 2.7 miliardë lekë në 11 miliardë lekë.
Kosova vijon të jetë tregu kryesor për mallrat shqiptare në rajon. Eksportet drejt saj arritën në rreth 28.7 miliardë lekë, me një rritje prej 14.3%, ndërsa importet u rritën me 8.6%, në rreth 12.5 miliardë lekë. Bilanci mbetet dukshëm në favor të Shqipërisë, me një suficit prej rreth 16.2 miliardë lekësh.
Pozitive është edhe ecuria me Malin e Zi, ku eksportet u rritën me 6.4%, ndërsa importet ranë me 29.3%. Me Bosnje Hercegovinën, eksportet u zgjeruan me 17.2%, ndërsa importet u rritën vetëm 2.2%.
Nga ana tjetër, sa i përket tregtisë me Serbinë, Shqipëria vijon të ketë deficit tregtar, por ai është ngushtuar nga rreth 11.1 miliardë lekë në 9.8 miliardë lekë, pasi eksportet u rritën me 4.6% dhe importet ranë me 5.9%.
Përmirësimi më i fortë shihet me Maqedoninë e Veriut. Deficiti tregtar u ul nga rreth 4 miliardë lekë në vetëm 1.1 miliardë lekë, pasi eksportet u rritën me 7.4%, ndërsa importet ranë me 21.9%.
Protestat/ Unioni Turstik Shqiptar: Duhet të mbrojmë investimet
Unioni Turistik Shqiptar po ndjek me shqetësim protesta e studenteve dhe te rinjeve qe po zhvillohen ne Tirane dhe disa qytete te Shqiperise,te cilat kane......
Biletat ajrore, drejt çmimeve rekord, Ryanair paralajmëron shtrenjtim historik në 2027
Çmimet e biletave të avionëve në Europë mund të rriten deri në 20% gjatë vitit 2027, duke shënuar një nga rritjet më të mëdha historike të tarifave ajrore.......
Trump kërcënon Europën - Migracioni dhe NATO, në qendër të paralajmërimeve
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara mund të tërhiqen nga Europa nëse kontinenti, sipas tij, nuk arrin të përballojë......
Banesa me pak para’! Pesë zona të kryeqytetit ofrojnë alternativa për blerësit për herë të parë
Astiri, Lapraka dhe Fresku janë ndër zonat ku blerësit për herë të parë mund të gjejnë apartamente më të përballueshme në Tiranë. Për ata që kanë një buxhet......
Si ndryshoi biznesi? - Gjokutaj: Pandemia përshpejtoi transformimin dhe digjitalizimin e sipërmarrjeve
Sipërmarrja shqiptare po ndryshon, nga bizneset familjare dhe shërbimet tradicionale, drejt modeleve të reja të bazuara te teknologjia dhe inovacioni. Por si......
Sa është fatura e dëmeve? - SCAN siguron shifrat paraprake
Protestat e ditëve të fundit kanë lënë pas edhe një faturë ekonomike për bizneset. Nga dëmtimet e ambienteve tregtare te humbjet materiale, bilanci paraprak......
Lehtësohen kreditë për bizneset - Vrojtimi i BSH: Ulen kërkesat për kolateral në disa segmente
Një biznes që kërkon të zgjerojë aktivitetin, të blejë pajisje të reja apo të sigurojë mallrat për sezonin e ardhshëm ka nevojë për financim. Dhe duket se......
Më pak kredi për individët - BSH: Standardet e huadhënies nuk ndryshojnë. Rritet kërkesa për financimin e konsumit
Dëshira për të blerë një makinë, për të mobiluar shtëpinë apo për të përballuar shpenzimet e përditshme po shtyn gjithnjë e më shumë individë drejt kredive......

