Kërkesa për dialog vijon, Rama: Dora ime është e shtrirë për të gjithë ata që mendojnë ndryshe

Pas refuzimit të jnjë dite më parë, kryeministri Edi Rama edhe sot në mëngjes ka bërë të njëtin veprim. Pasi vendosi karriget me ftesat për dialog para kryeministrisë, Rama tha se dora e tij është e shtrirë për komunikim në cdo kohë. Po ashtu ai ka bërë të qartë se të gjithë dhunuesit e pronës publike dhe private do të paguajnë faturën financiare të dëmit.
"Ka 1001 pakënaqësi, 1001 halle, 1001 probleme. Mund të ketë dhe 1001 arsye për të protestuar, por asnjë arsye nuk e justifikon dhunën.
Çdo arsye është një argument më shumë për dialogun, për dialogun mes njerëzish që ndajnë të njëjtin atdhe, mes njerëzish që kanë të njëjtën shtëpi të përbashkët, mes njerëzish që duan të njëjtën gjë në fund të fundit, si ta bëjmë Shqipërinë më të mirë.
E drejta e protestës është e pamohueshme.
Dhuna është krim i ndëshkueshëm.
Dje dialogu mori përgjigjen e dhunës.
Sot dialogu është këtu përsëri.
Dora ime është e shtrirë për të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga unë dhe që mendojnë ndryshe nga shumica e terrorizuar nën trysinë e dhunës. Por në të njëjtën kohë çdo gjë që kërkojmë të bëjmë më mirë, çdo gjë që kërkojmë të bëjmë më shumë, çdo gjë që kërkojmë të bëjmë më shpejt bëhet me punë, bëhet me të ardhurat nga puna, bëhet duke i çuar ato të ardhura aty ku janë problemet që kërkojnë zgjidhje.
Distancohuni nga dhuna dhe nga ana tjetër çdo dhunues do të marrë përgjigjen.
Përgjigja nuk do të vonojë dhe do të jetë konstante. Përgjigja do të jetë ligjore.
Përgjigja do të jetë financiare. Kush dëmton pronën e përbashkët do të paguajë. Kush dëmton pasurinë e tjetrit do të paguajë.
Shqipëria është e të gjithëve. Në Shqipëri secili do ta ketë vendin e vet, por nga ana tjetër liria e askujt nuk mund të shtrihet aty ku fillon liria e të tjerëve.
E drejta e askujt nuk mund të imponohet aty ku të tjerët kanë të drejtë të jetojnë nën qiellin e përbashkët të bashkëjetesës demokratike dhe të bashkëjetesës paqësore", shkruan Rama.
Shqipëria “pushton” fqinjët/ Eksportet rriten në 9-të muaj, suficiti me rajonin katërfishohet
Shqipëria po forcon dukshëm pozicionin tregtar në rajon sipas të dhënave, duke shitur më shumë mallra dhe duke ulur blerjet nga vendet fqinje. Përgjatë......
Protestat/ Unioni Turstik Shqiptar: Duhet të mbrojmë investimet
Unioni Turistik Shqiptar po ndjek me shqetësim protesta e studenteve dhe te rinjeve qe po zhvillohen ne Tirane dhe disa qytete te Shqiperise,te cilat kane......
Biletat ajrore, drejt çmimeve rekord, Ryanair paralajmëron shtrenjtim historik në 2027
Çmimet e biletave të avionëve në Europë mund të rriten deri në 20% gjatë vitit 2027, duke shënuar një nga rritjet më të mëdha historike të tarifave ajrore.......
Trump kërcënon Europën - Migracioni dhe NATO, në qendër të paralajmërimeve
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara mund të tërhiqen nga Europa nëse kontinenti, sipas tij, nuk arrin të përballojë......
Banesa me pak para’! Pesë zona të kryeqytetit ofrojnë alternativa për blerësit për herë të parë
Astiri, Lapraka dhe Fresku janë ndër zonat ku blerësit për herë të parë mund të gjejnë apartamente më të përballueshme në Tiranë. Për ata që kanë një buxhet......
Si ndryshoi biznesi? - Gjokutaj: Pandemia përshpejtoi transformimin dhe digjitalizimin e sipërmarrjeve
Sipërmarrja shqiptare po ndryshon, nga bizneset familjare dhe shërbimet tradicionale, drejt modeleve të reja të bazuara te teknologjia dhe inovacioni. Por si......
Sa është fatura e dëmeve? - SCAN siguron shifrat paraprake
Protestat e ditëve të fundit kanë lënë pas edhe një faturë ekonomike për bizneset. Nga dëmtimet e ambienteve tregtare te humbjet materiale, bilanci paraprak......
Lehtësohen kreditë për bizneset - Vrojtimi i BSH: Ulen kërkesat për kolateral në disa segmente
Një biznes që kërkon të zgjerojë aktivitetin, të blejë pajisje të reja apo të sigurojë mallrat për sezonin e ardhshëm ka nevojë për financim. Dhe duket se......

