Kuvendi sigurohet nga dëmtimet/ Nga zjarret dhe aktet keqdashëse, deri te rrëzimi i avionëve
Godinat e Kuvendit të Shqipërisë do të sigurohen nga një sërë rreziqesh natyrore dhe dëmtimesh të mundshme, përfshirë tërmetet, zjarret, përmbytjet dhe aktet keqdashëse. Institucioni ka hapur një tender me fond limit prej 6.5 milionë lekësh pa TVSH, për sigurimin për një periudhë njëvjeçare të Kryesisë së Kuvendit dhe Sallës së Seancave Plenare.
Sipas dokumenteve të tenderit, vlera e përgjithshme e pasurisë që kërkohet të sigurohet arrin në rreth 2.5 miliardë lekë. Nga kjo shumë, mbi 2.1 miliardë lekë përfaqësojnë vlerën e dy ndërtesave, ndërsa rreth 331 milionë lekë janë pasuri të luajtshme, përfshirë fondin e bibliotekës, instalimet elektrike, makineritë dhe pajisjet.
Godina e Kryesisë së Kuvendit është vlerësuar në rreth 1.83 miliardë lekë, ndërsa Salla e Seancave Plenare në mbi 343 milionë lekë.
Një element i veçantë i kontratës është përfshirja e akteve keqdashëse mes rreziqeve për të cilat kërkohet mbulim sigurimi. Dokumentacioni parashikon gjithashtu sigurimin e xhamave, si dhe mbrojtjen nga dëmtimet që mund të shkaktohen prej zjarreve, eksplozioneve, tërmeteve, stuhive, breshërit, përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës.
Lista përfshin edhe dëmet nga rrjedhja e tubacioneve deri edhe përplasjen ose rënien e avionëve apo pjesëve të tyre, si dhe dëmtimet që mund të shkaktohen gjatë përpjekjeve për shuarjen e zjarrit.
Në argumentimin e nevojës për sigurim, Kuvendi thekson se ndërtesat kanë rëndësi të veçantë institucionale, historike dhe materiale. Dëmtimi i tyre mund të sjellë kosto të konsiderueshme financiare për riparimin dhe rikthimin në funksion, si dhe të ndikojë në vijimësinë e veprimtarisë parlamentare.
Për këtë arsye, sigurimi synon të mbrojë jo vetëm infrastrukturën fizike, por edhe pajisjet dhe pasuritë që shërbejnë për funksionimin e përditshëm të institucionit.
Kategoritë që legalizohen falas/ Zbritje 100, 50 dhe 30% në varësi të statusit
Qytetarët që kanë legalizuar ndërtime pa leje dhe duhet të paguajnë për parcelën ndërtimore mund të përfitojnë falje të plotë ose të pjesshme të detyrimit, në......
“Superspital” për zemrën në Tiranë? Projekti i ri 10 mijë metra katrorë te Sanatoriumi
Një spital i ri i specializuar për sëmundjet kardiovaskulare, me rreth 90 shtretër dhe pesë salla operacioni, parashikohet të ndërtohet në territorin e......
Studim për tokat në Lushnje/ Analiza shkencore për përdorimin e pesticideve
Një studim shkencor mbi tokat bujqësore të Lushnjës pritet të sjellë të dhëna të reja për pesticidet dhe mbetjet e tyre, një çështje që ka qenë pjesë e......
Autobusë elektrikë për bashkitë/ Projekti i FSHZH, 54 stacione SMART e 20 pika karikimi
Shqipëria synon të modernizojë transportin publik përmes autobusëve elektrikë dhe hibridë, stacioneve inteligjente dhe një sistemi digjital që do të......
“Investimet, në rrezik”! - Dhoma Amerikane e Tregtisë, apel për mbrojtjen e pronës
Siguria e bizneseve dhe e vendeve të punës është vënë në rrezik nga protestat e ditëve të fundit. Në një deklaratë mbi situatën në vend, Dhoma Amerikane e......
Energjia, krahasim çmimeve - Rregullat e reja, ERE propozon përditësim të ofertave nga furnizuesit brenda 72 orëve
Furnizuesit e energjisë elektrike do të duhet të korrigjojnë ose përditësojnë informacionin në Platformën e Krahasimit të Çmimeve brenda 72 orëve nga......
Sigurimi i jetës mbetet “luks” - Niveli i primeve i rendit shqiptarët të fundit në rajon. Ndërgjegjësim tepër i ulët
Shqiptarët janë ata që e sigurojnë më pak jetën në krahasim me shtetasit e tjerë të Evropës Qendrore dhe Lindore. Raporti më i fundit i Xprimm tregon se......
Doganat në rritje - 186 miliardë lekë të ardhura në 9 muaj, 7.2 miliardë më shumë se një vit më parë
Administrata Doganore Shqiptare ka arkëtuar rreth 185.9 miliardë lekë të ardhura gjatë periudhës janar-shtator 2026, duke shënuar një rritje prej rreth 7.2......

