Shqipëria Postuar më 22 October 2026, 20:41

Rritet fatura e dëmeve në biznese: 127 subjekte të dëmtuara, humbjet arrijnë në 2.15 milionë euro

Nga Scan TV

Rritet fatura e dëmeve në biznese: 127 subjekte të dëmtuara,

Ka arritur në 127 numri i subjekteve të biznesit të evidentuara si të dëmtuara nga protestat e ditëve të fundit, ndërsa vlera e dëmeve llogaritet në 2.15 milionë euro. Të dhënat e përditësuara janë publikuar nga Administrata Tatimore, e cila vijon procesin e evidentimit dhe vlerësimit të pasojave ekonomike të shkaktuara në aktivitetet tregtare.

Nga 127 subjektet e identifikuara deri më tani, 55 janë evidentuar përmes verifikimeve të drejtpërdrejta në terren nga strukturat tatimore, ndërsa 72 të tjera kanë raportuar dëmtime përmes shërbimit elektronik “Dëmi im”, të aksesueshëm në portalin e-Albania.

Administrata Tatimore bën të ditur se procesi i verifikimit vijon, me qëllim saktësimin e numrit të bizneseve të prekura dhe vlerës financiare të dëmeve. Për këtë arsye, bilanci aktual mbetet paraprak dhe mund të ndryshojë në përfundim të evidentimit.

Bizneset që kanë pësuar dëmtime mund të vijojnë raportimin përmes shërbimit të dedikuar “Dëmi im”, duke deklaruar pasojat e shkaktuara në njësitë e tyre tregtare.

Dëmet e evidentuara përbëjnë një kosto të drejtpërdrejtë ekonomike për subjektet e prekura, ndërsa bilanci përfundimtar do të varet nga rezultatet e procesit të verifikimit dhe vlerësimit që po zhvillon Administrata Tatimore.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat