Energjia, krahasim çmimeve - Rregullat e reja, ERE propozon përditësim të ofertave nga furnizuesit brenda 72 orëve

Furnizuesit e energjisë elektrike do të duhet të korrigjojnë ose përditësojnë informacionin në Platformën e Krahasimit të Çmimeve brenda 72 orëve nga konstatimi i pasaktësive apo ndryshimeve. Detyrimi parashikohet në projekt-rregulloren që Enti Rregullator i Energjisë ka nxjerrë për konsultim publik, për funksionimin e platformës ekzistuese.
Platforma është tashmë e ngritur, ndërsa detyrimi për publikimin e ofertave ishte vendosur përmes vendimmarrjeve të viteve 2024 dhe 2025, për furnizuesit aktivë në tregun e lirë që u shërbejnë familjarëve dhe bizneseve. Ndërkohë që, rregullat e reja përcaktojnë më hollësisht përgjegjësitë e furnizuesve, informacionin që duhet të shfaqet dhe mënyrën e krahasimit.
Sipas dokumentit, informacioni duhet të përcillet në platformë përpara se oferta të hidhet në treg. Për çdo ofertë propozohet të shfaqen çmimi i energjisë, tarifat, taksat, kostot shtesë, kushtet e zbritjeve dhe tarifat e mundshme për përfundimin e kontratës. Po ashtu, do të dallohen ofertat me çmim fiks, të ndryshueshëm dhe dinamik, ndërsa në paraqitjen standarde renditja do të bëhet nga çmimi më i ulët për njësi. Platforma parashikohet të përllogarisë edhe shpenzimin vjetor të pritshëm, bazuar te konsumi i përdoruesit dhe kostot e zbatueshme. Kjo shumë do të jetë orientuese, pasi fatura reale mund të ndryshojë sipas konsumit dhe lëvizjes së çmimeve.
Platforma e Krahasimit të Çmimeve është një mjet që u jep bizneseve mundësinë të krahasojnë ofertat e furnizuesve në mënyrë transparente, ashtu siç mund të krahasojnë paketat e internetit apo tarifat telefonike dhe më pas të përzgjedhin kompaninë, nga e cila dëshirojnë të furnizohen me energji elektrike. Aktualisht ekzistojnë 38 furnizues të licencuar, por vetëm një pjesë e tyre publikojnë oferta në platformë, duke krijuar një pamje të pjesshme të konkurrencës që pritet të zgjerohet në vazhdim.
Sigurimi i jetës mbetet “luks” - Niveli i primeve i rendit shqiptarët të fundit në rajon. Ndërgjegjësim tepër i ulët
Shqiptarët janë ata që e sigurojnë më pak jetën në krahasim me shtetasit e tjerë të Evropës Qendrore dhe Lindore. Raporti më i fundit i Xprimm tregon se......
Doganat në rritje - 186 miliardë lekë të ardhura në 9 muaj, 7.2 miliardë më shumë se një vit më parë
Administrata Doganore Shqiptare ka arkëtuar rreth 185.9 miliardë lekë të ardhura gjatë periudhës janar-shtator 2026, duke shënuar një rritje prej rreth 7.2......
“Dhuna, jo rruga e duhur”! - Nga Budva, kancelari gjerman kërkon reforma, bashkëpunim dhe integrim europian
Kancelari gjerman Friedrich Merz u bëri thirrje gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor të thellojnë bashkëpunimin rajonal dhe të vijojnë reformat për......
7 kërkesat kryesore të bizneseve - Paketa fiskale 2027/ Nga tatimi i pagave, tek ulja e TVSH për ushqimet
Situata ekonomike e vendit, zhvlerësimi i euros në raport me monedhën kombëtare, detyrimi bizneseve për t’u përgatitur për integrimin në tregun e BE, ka......
Bizneset, detyrime të reja - Vendimi për QKB, certifikim vjetor. Vendndodhja identifikohet me GPS
Regjistrimi i bizneseve dhe përditësimi i të dhënave të tyre pritet t’i nënshtrohen rregullave të reja. Qeveria propozon ndryshime në ligjin për regjistrimin......
Italia “paralizohet” - Protestat e transportuesve boshatisin supermarketet dhe lënë aeroportet pa karburant
Protestat e shoferëve të kamionëve në jug të Italisë, të nxitura nga rritja e çmimeve të naftës dhe kostove të transportit, kanë shkaktuar ndërprerje të......
Shqipëria dhe Procesi i Berlinit - 13 vite bashkëpunim, marrëveshje rajonale dhe projekte zhvillimi
Ky është viti i 13-të që gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor përfitojnë nga nisma e Procesit të Berlinit. Kjo nismë po zhvillon samitin e saj të radhës në......
Taksat, në garën rajonale/ 81% në Shqipëri i japin rëndësi sistemit tatimor për bashkëpunim
Një sistem i favorshëm tatimor vlerësohet si element i rëndësishëm për zhvillimin e marrëdhënieve të biznesit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sipas të......

