Shqipëria dhe Procesi i Berlinit - 13 vite bashkëpunim, marrëveshje rajonale dhe projekte zhvillimi

Ky është viti i 13-të që gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor përfitojnë nga nisma e Procesit të Berlinit. Kjo nismë po zhvillon samitin e saj të radhës në Malin e Zi, me pjesëmarrjen e kancelarit gjerman Friedrich Merz, kryeministrit Edi Rama dhe Albin Kurti, kryeministrit të Kroacisë, atij austriak, të Maqedonisë së Veriut dhe Komisioneres së Zgjerimit Marta Kos.
I prezantuar për herë të parë në 2014 nga Kancelarja Gjermane Angela Merkel, Procesi i Berlinit kishte për qëllim rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe dhënien e ndihmës për anëtarësimin e tyre në Bashkimin Evropian. Fokusi ishte të pasurit përparim në realizimin e reformave, zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura dypalëshe dhe të brendshme, arritja e pajtimit brenda dhe midis shoqërive në rajon, forcimi i bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe hedhja e bazave për një rritje të qëndrueshme.
Agjenda e ndërlidhjes së Procesit të Berlinit kishte në fokus rritjen e shkëmbimeve njerëzore, bashkëpunimit ekonomik dhe politik të rajonit. Brenda kësaj agjende, Procesi i Berlinit ka patur marrëveshje dhe projekte në fushat e transportit dhe infrastrukturës, bashkëpunim të të rinjve dhe bashkëpunim midis bizneseve e shoqërive civile të Ballkanit Perëndimor. Në kuadër të procesit të Berlinit janë krijuar Zyra Rajonale e Bashkëpunimit Rinor (RYCO), Forumi i Investimeve i Dhomave të Ballkanit Perëndimor (ËBCIF).
Shqipëria ka përfituar nga krijimi i Korridoreve të gjelbra dhe Marrëveshja Roaming. Kjo e fundit nisi zbatimin me 1 korrik 2021 dhe nënkupton se shtetasit shqiptarë kur udhëtojnë në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, mund të përdorin minuta, SMS dhe internet, njëlloj si në Shqipëri, pa aktivizuar paketa të tjera shtesë roaming. Në Samitin e Procesit të Berlinit korrik 2021 u miratua në parim ideja e korridoreve të gjelbra midis Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. Gjithashtu u vendos të hartohet Marrëveshja Roaming midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, për uljen e tarifave roaming.
U sigurua mbështetje për përgatitjen e pesë projekteve, përfshirë ndërhyrje në portin e Durrësit, bypass-in e Lezhës dhe projektin hidroenergjetik të Skavicës e të tjera.
Taksat, në garën rajonale/ 81% në Shqipëri i japin rëndësi sistemit tatimor për bashkëpunim
Një sistem i favorshëm tatimor vlerësohet si element i rëndësishëm për zhvillimin e marrëdhënieve të biznesit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sipas të......
BE reagon ndaj protestave - Masat e sigurisë dhe ndihmat ekonomike në përgjigje të pakënaqësive qytetare
Qeveritë e disa vendeve të Bashkimit Evropian po marrin masa për t'iu përgjigjur protestave të shkaktuara nga rritja e kostos së jetesës, pakënaqësitë në......
PPP, shtohen të dhënat publike - Studimet e fizibilitetit dhe raportet e zbatimit do të përfshihen në regjistrin elektronik
Studimet e fizibilitetit, dokumentet e tenderit dhe raportet e zbatimit të kontratave të koncesioneve dhe partneritetit publik privat do të përfshihen në......
Kualifikim profesional me pagesë - Të papunët nga grupet e veçanta, mbështetje për kurset dhe transportin
Punëkërkuesit e papunë nga grupet e veçanta do të paguhen për pjesëmarrjen në kurset e formimit profesional, ndërsa për transportin parashikohet një bonus......
Protestat përfshijnë BE-në - Kostoja e jetesës, strehimi dhe arsimi nxisin pakënaqësitë në disa shtete
Një valë protestash po përfshin disa vende të Bashkimit Evropian, ku qytetarët po kundërshtojnë rritjen e kostos së jetesës, shtrenjtimin e energjisë dhe......
ISUV, analiza “me kontratë” - Siguria ushqimore, përfshihen laboratorë të BE
Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV) i cili është hallka kryesore që “certifikon” sigurinë ushqimore në vend do të marrë kompetenca më të......
Studentët sfidojnë Vuçiç - Mijëra protestues marshojnë drejt Beogradit përpara zgjedhjeve të së dielës
Mijëra mbështetës të lëvizjes studentore në Serbi marshuan drejt Beogradit të mërkurën në mbrëmje, për të marrë pjesë në një tubim të madh në prag të......
Inflacioni ndan Evropën - Shoku i energjisë rrit çmimet, por goditja nuk ndihet njësoj në gjithë BE-në
Tre vende të Eurozonës, me të njëjtën monedhë dhe të njëjtën normë bazë interesi, po përballen me realitete të ndryshme të inflacionit. Në shtator, inflacioni......

