PPP, shtohen të dhënat publike - Studimet e fizibilitetit dhe raportet e zbatimit do të përfshihen në regjistrin elektronik

Studimet e fizibilitetit, dokumentet e tenderit dhe raportet e zbatimit të kontratave të koncesioneve dhe partneritetit publik privat do të përfshihen në regjistrin elektronik publik. Qeveria ka miratuar rregulla të reja, që zgjerojnë informacionin dhe përcaktojnë afate për verifikimin e publikimin e tij.
Regjistri publik dhe pa pagesë ishte parashikuar që në vitin 2016, së bashku me publikimin e kontratave, vlerën r tyre dhe tarifat e shërbimit. Vendimi i ri shton veçmas vlerën e investimit dhe zgjeron dokumentacionin me garancinë e ekzekutimit, të dhënat mbi nënkontraktimin, transferimin dhe përfundimin e kontratës. Pjesë e tij do të jenë edhe raportet vjetore dhe përfundimtare, duke mundësuar më shumë informacion mbi ecurinë e zbatimit të marrëveshjeve.
Autoritetet kontraktuese do të duhet ta dorëzojnë dokumentacionin brenda 15 ditëve pune nga nënshkrimi i kontratës.
Një tjetër ndryshim është vendosja e afateve për përpunimin e dokumentacionit. Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve dhe Partneritetit Publik Privat do të ketë 10 ditë pune për verifikimin formal. Pas verifikimit të dokumentacionit të plotë, regjistrimi dhe publikimi duhet të kryhen brenda pesë ditëve pune. Për saktësinë dhe përditësimin e informacionit përgjegjëse mbeten institucionet që kanë lidhur kontratat.
Të dhënat ekzistuese do të transferohen në regjistër, ndërsa zhvillimi, mirëmbajtja teknike dhe siguria e sistemit do të mbulohen nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit. Publikimi do t’u nënshtrohet kufizimeve ligjore për informacionin konfidencial dhe të dhënat e mbrojtura.
Kualifikim profesional me pagesë - Të papunët nga grupet e veçanta, mbështetje për kurset dhe transportin
Punëkërkuesit e papunë nga grupet e veçanta do të paguhen për pjesëmarrjen në kurset e formimit profesional, ndërsa për transportin parashikohet një bonus......
Protestat përfshijnë BE-në - Kostoja e jetesës, strehimi dhe arsimi nxisin pakënaqësitë në disa shtete
Një valë protestash po përfshin disa vende të Bashkimit Evropian, ku qytetarët po kundërshtojnë rritjen e kostos së jetesës, shtrenjtimin e energjisë dhe......
ISUV, analiza “me kontratë” - Siguria ushqimore, përfshihen laboratorë të BE
Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV) i cili është hallka kryesore që “certifikon” sigurinë ushqimore në vend do të marrë kompetenca më të......
Studentët sfidojnë Vuçiç - Mijëra protestues marshojnë drejt Beogradit përpara zgjedhjeve të së dielës
Mijëra mbështetës të lëvizjes studentore në Serbi marshuan drejt Beogradit të mërkurën në mbrëmje, për të marrë pjesë në një tubim të madh në prag të......
Inflacioni ndan Evropën - Shoku i energjisë rrit çmimet, por goditja nuk ndihet njësoj në gjithë BE-në
Tre vende të Eurozonës, me të njëjtën monedhë dhe të njëjtën normë bazë interesi, po përballen me realitete të ndryshme të inflacionit. Në shtator, inflacioni......
Mishi i huaj mbush tryezat/ Importet prekën rekord të ri në shtator të këtij viti
Shtatori solli një rekord të ri në importet e Shqipërisë për kafshë të gjalla dhe mish referuar të dhënave që nga janari i vitit 2005. Blerjet e dy kategorive......
Zgjerohet aktiviteti tregtar - Porti i Durrësit, shtohet me 5% përpunimi i mallrave në 9 muaj
Porti i Durrësit ka regjistruar rritje të aktivitetit tregtar gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026. Sipas të dhënave të Autoritetit Portual Durrës, nga......
“E ardhmja e rajonit, në BE” - Europa u përgjigjet paralajmërimeve ruse për Ballkanin Perëndimor
Bashkimi Evropian (BE) ka një përgjigje ndaj paralajmërimeve ruse për vendet e Ballkanit Perëndimor: e ardhmja e tyre është në BE. Ky është mesazhi që......

