Shqipëria Postuar më 22 October 2026, 11:22

Kualifikim profesional me pagesë - Të papunët nga grupet e veçanta, mbështetje për kurset dhe transportin

Nga Fabjona Pasho

Kualifikim profesional me pagesë - Të papunët nga grupet e

Punëkërkuesit e papunë nga grupet e veçanta do të paguhen për pjesëmarrjen në kurset e formimit profesional, ndërsa për transportin parashikohet një bonus prej 1 800 lekësh në muaj. Mbështetja financiare kushtëzohet nga frekuentimi dhe mund të përfitohet vetëm për një kurs brenda 12 muajve.

Sipas vendimit të qeverisë, për çdo orë mësimore të ndjekur, kursantët përfitues do të marrin një pagesë të barabartë me 50% të pagës minimale orare në shkallë vendi. Ndërsa bonusi për mbulimin e shpenzimeve të transportit do t’u jepet atyre që banojnë më shumë se dy kilometra larg institucionit ku zhvillohet kursi.

P)ërfituesit janë punëkërkuesit e papunë që u përkasin grupeve të veçanta, sipaspërcaktimeve të ligjit “Për nxitjen e punësimit”. Drejtoritë rajonale të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive do të vlerësojnë nevojat e tyre dhe do t’I referojnë drejt kurseve, ndërsa financimi do të bëhet brenda fondeve të miratuara për programin. 

PAgesat do të kalojnë çdo muaj në llogaritë bankare të përfituesve, pasi institucioni I formimit professional do të dorëzojë dokumentacionin e frekuentimit. Drejtoritë rajonale do të kenë shtatë ditë pune nga marrja e dokumentacionit për të kryer pagesën. 

Por mbështetja ndërpritet nëse kursanti largohet me dëshirë ose mungon në më shumë se 20% të orëve mësimore. Në këto raste, ai humbet të drejtën e pagesës për pjesëmarrje për muajin përkatës dhe muajt në vijim.

Mbështetja zgjat deri në përfundimin e kursit, pas të cilit pjësëmarrësit pajisen me certifikatë të njohur në nivel kombëtar. Programet e të nxënit në vendin e punës përjashtohen nga kjo skemë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat