Projektligj i ri për investimet - Unifikim i kuadrit ligjor dhe forcim i garancive për investitorët

Qeveria shqiptare synon të unifikojë kuadrin ligjor për investimet në vend, përmes një projektligji të ri që bashkon legjislacionin për investimet e huaja dhe ato strategjike. Nisma synon të përmirësojë klimën e biznesit, të qartësojë procedurat administrative dhe të forcojë mbrojtjen e investitorëve.
Projektligji “Për investimet në Republikën e Shqipërisë” parashikon shfuqizimin e dy ligjeve ekzistuese, atij të vitit 1993 për investimet e huaja dhe ligjit të vitit 2015 për investimet strategjike. Sipas relacionit shpjegues, legjislacioni aktual ka nevojë për përditësim, veçanërisht për shkak të problematikave të evidentuara në zbatimin e procedurave dhe koordinimin mes institucioneve.
Të dhënat tregojnë se, nga viti 2016 deri në maj të vitit 2025, statusin strategjik e kanë përfituar gjithsej 54 projekte, nga të cilat 42 në sektorin e turizmit. Dokumenti evidenton nevojën për të diversifikuar investimet, duke nxitur më shumë projekte në industri, teknologji, inovacion dhe prodhim, me synim rritjen e produktivitetit dhe zgjerimin e eksporteve.
Një tjetër fokus i projektligjit është monitorimi i investimeve. Sipas relacionit, jo të gjitha projektet e miratuara janë realizuar sipas parashikimeve: disa kanë përfunduar, të tjera vijojnë zbatimin, ndërsa një pjesë kanë kërkuar shtyrje afatesh ose nuk janë realizuar. Për këtë arsye, parashikohen mekanizma më të fortë për verifikimin e progresit dhe kontrollin e përmbushjes së detyrimeve nga investitorët.
Ai parashikon garanci për mbrojtjen e investimeve, trajtim të drejtë dhe të barabartë për investitorët, si dhe masa mbështetëse për projektet me potencial zhvillimi. Gjithashtu, përcakton rregulla për shqyrtimin e investimeve të huaja për arsye të sigurisë kombëtare dhe rendit publik, si dhe një mekanizëm për zgjidhjen miqësore të mosmarrëveshjeve mes investitorëve dhe institucioneve shtetërore.
Nisma lidhet me procesin e integrimit europian dhe synon përafrimin e legjislacionit shqiptar me kuadrin ligjor të Bashkimit Europian dhe praktikat ndërkombëtare në fushën e investimeve.
Mbeten 40 ditë për Faljen me Kusht/ Tatimet u kërkojnë subjekteve të heqin dorë nga ankimimet
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u bën thirrje të gjithë subjekteve që janë në proces ankimi administrativ apo gjyqësor të veprojnë shpejt për të......
Pro-Eksport Albania kërkesë qeverisë: Paga e patatueshme 60 mijë lekë dhe paketë mbështetëse për industrinë
Shoqata Pro-Eksport Albania ka depozituar zyrtarisht kërkesat e saj për Paketën Fiskale 2027, duke i kërkuar Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së......
Shqiptarët vijojnë udhëtimet - Zani: Nuk kemi pasur anulime, udhëtarët shmangin zonat e protestave
Prej 9 ditësh, Tirana dhe disa qytete të tjera të Shqipërisë janë përfshirë nga protestat. Pavarësisht tensioneve, turistët vijojnë të vizitojnë vendin,......
Energji pa matje, deri 3 muaj - Matës i dëmtuar apo mungesë aksesi, faturimi për dritat sipas historikut
Kur matësi është i dëmtuar ose nuk mund të lexohet, fatura e energjisë elektrike do përllogaritet mbi bazën e konsumit të mëparshëm, për jo më shumë se 3......
Rama me drejtuesit e bankave - Rama: BSH nuk u sulmua as në 1997. Sejko: Llogaritë dhe kursimet janë të sigurta
Kryeministri Edi Rama, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e sektorit bankar, pas dëmtimit të dhjetra ATM-ve dhe filialeve të bankave nga protestat e dhunshme......
Rritet fatura e dëmeve? - Preken 90 biznese shifrat paraprake
Fatura e dëmeve tek bizneset nga protestat e ditëve të fundit ka ardhur në rritje. Humbjet materiale kanë prekur rreth 90 subjekte, ndërsa fatura e plotë......
Humbje rekord për Anthropic - Kompania regjistroi humbje prej 80.7 mld Usd në gjysmën e parë të vitit
Kompania amerikane e inteligjencës artificiale Anthropic regjistroi një humbje neto prej 80.7 miliardë dollarësh në gjysmën e parë të vitit 2026, nga 13......
Greqia rrit turizmin - Mbërritjet turistike rriten 2.6% në gusht, të huajt dhe apartamentet me qira në krye
Greqia regjistroi rritje të aktivitetit turistik gjatë gushtit 2026, me numrin e mbërritjeve që arriti në 7.43 milionë, ose 2.6% më shumë krahasuar me të......

