7 kërkesat kryesore të bizneseve - Paketa fiskale 2027/ Nga tatimi i pagave, tek ulja e TVSH për ushqimet

Situata ekonomike e vendit, zhvlerësimi i euros në raport me monedhën kombëtare, detyrimi bizneseve për t’u përgatitur për integrimin në tregun e BE, ka nxitur kërkesa të reja fiskale të sipërmarrjes për qeverinë. Nga ana tjetër, Ministria e Financave është në proces të hartimit të buxhetit të shtetit dhe paketës fiskale 2027 dhe pritet që së shpejti ta kalojë për miratim në qeveri.
Por cilat janë propozimet kryesore dhe më me ndikim tek bizneset dhe punonjësit në vend?
Një nga kërkesat e ndjeshme vjen nga Shoqata “Pro Eksport Albania”, e cila propozon që pragu i patatueshëm i pagës të rritet në 60,000 lekë në muaj për të gjithë punëmarrësit e kësaj industrie, me tatimin që do të aplikohej vetëm mbi pjesën që tejkalon këtë shumë dhe me hyrje në fuqi nga 1 janari 2027.
Ku konsiston ndryshimi? Sipas ligjit aktual në fuqi, paga e patatueshme është 50,000 lekë/muaj. Mbi 50,001 – 60,000 lekë/muaj, tatohet niveli mbi 35 mijë leke me 13% dhe nga 60,001 – 200,000 lekë/muaj, tatimi është 13% mbi nivelin 30 mijë lekë.
Ndryshimi i propozuar nga sektori i prodhimit të veshjeve dhe këpucëve do të kishte ndikim të rëndësishëm dhe shtesë në të ardhurat neto për mbi 70 mijë të punësuar. Nëse ky prag do të rishikohej për të gjithë punonjësit, edhe në sektorë të tjerë, atëherë ndikimi do të ishte edhe më i lartë.
Ndërkohë shoqata ‘Manifaktura Shqiptare’, propozon uljen e kostove të sigurimeve shoqërore për punëdhënësit dhe përjashtimin nga tatim-fitimi të fitimeve të riinvestuara në aktivitetin prodhues.
Nga ana tjetër Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë i ka depozituar zyrtarisht qeverisë propozimet që lidhen me uljen TVSH-së për sektorin e agropërpunimit në 5%–7%, siç e kanë aktualisht vendet e rajonit dhe një pjesë e vendeve të BE-së; Bërjen zero e TVSH-së për fertilizantët organikë të prodhuar nga riciklimi i mbetjeve shtazore ose vegjetale në vend; përjashtimin nga TVSH-ja në import të makinerive që përdoren për investim, për sektorin e energjisë dhe industrinë prodhuese dhe akordimin e së drejtës së zbritjes së TVSH-së për karburantet, sipas faturimit të kompanive sipas të sektorëve që janë të përjashtuar.
Qeveria ka paralajmëruar një buxhet mbi 10 miliardë euro me fokus te shëndetësia, infrastruktura dhe mbrojtja, si dhe te mbështetja sociale. Sa i takon politikave fiskale deri më tani bëhet e ditur se do të qëndrojnë në fuqi ato që janë aktualisht, ndërkohë që pritet për t’u parë nëse do të merren parasysh kërkesat e reja të bizneseve.
Bizneset, detyrime të reja - Vendimi për QKB, certifikim vjetor. Vendndodhja identifikohet me GPS
Regjistrimi i bizneseve dhe përditësimi i të dhënave të tyre pritet t’i nënshtrohen rregullave të reja. Qeveria propozon ndryshime në ligjin për regjistrimin......
Italia “paralizohet” - Protestat e transportuesve boshatisin supermarketet dhe lënë aeroportet pa karburant
Protestat e shoferëve të kamionëve në jug të Italisë, të nxitura nga rritja e çmimeve të naftës dhe kostove të transportit, kanë shkaktuar ndërprerje të......
Shqipëria dhe Procesi i Berlinit - 13 vite bashkëpunim, marrëveshje rajonale dhe projekte zhvillimi
Ky është viti i 13-të që gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor përfitojnë nga nisma e Procesit të Berlinit. Kjo nismë po zhvillon samitin e saj të radhës në......
Taksat, në garën rajonale/ 81% në Shqipëri i japin rëndësi sistemit tatimor për bashkëpunim
Një sistem i favorshëm tatimor vlerësohet si element i rëndësishëm për zhvillimin e marrëdhënieve të biznesit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sipas të......
BE reagon ndaj protestave - Masat e sigurisë dhe ndihmat ekonomike në përgjigje të pakënaqësive qytetare
Qeveritë e disa vendeve të Bashkimit Evropian po marrin masa për t'iu përgjigjur protestave të shkaktuara nga rritja e kostos së jetesës, pakënaqësitë në......
PPP, shtohen të dhënat publike - Studimet e fizibilitetit dhe raportet e zbatimit do të përfshihen në regjistrin elektronik
Studimet e fizibilitetit, dokumentet e tenderit dhe raportet e zbatimit të kontratave të koncesioneve dhe partneritetit publik privat do të përfshihen në......
Kualifikim profesional me pagesë - Të papunët nga grupet e veçanta, mbështetje për kurset dhe transportin
Punëkërkuesit e papunë nga grupet e veçanta do të paguhen për pjesëmarrjen në kurset e formimit profesional, ndërsa për transportin parashikohet një bonus......
Protestat përfshijnë BE-në - Kostoja e jetesës, strehimi dhe arsimi nxisin pakënaqësitë në disa shtete
Një valë protestash po përfshin disa vende të Bashkimit Evropian, ku qytetarët po kundërshtojnë rritjen e kostos së jetesës, shtrenjtimin e energjisë dhe......

