Fshihen 453 mln euro detyrime - Falja fiskale/ TVSH-ja, Tatim Fitimi dhe Kontributet zënë peshën më të madhe

Administrata tatimore ka fshirë rreth 453 milionë euro detyrime tatimore të bizneseve në kuadër të ligjit të faljes, dhe përfitues deri më tani rezultojnë të kenë qenë mbi 220 mijë tatimpagues.
Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, pjesën më të madhe të kësaj vlere e zënë detyrimet nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), me rreth 140.5 milionë euro, të ndjekura nga detyrimet për Tatimin mbi Fitimin, që kapin vlerën e rreth 138.1 milionë eurove.
Ndër kategoritë e tjera përfshihen detyrimet nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, me rreth 67 milionë euro, si dhe tatimi i mbajtur në burim, me rreth 26.8 milionë euro.
Nga kjo skemë kanë përfituar gjithashtu tatimpagues që lidhen me tatimin e thjeshtuar mbi fitimin, tatimin mbi të ardhurat individuale dhe kategori të tjera detyrimesh.
Të dhënat tregojnë se numri i përgjithshëm i përfituesve, sipas kategorive të raportuara, arrin në 220,455 tatimpagues.
Fshirja e detyrimeve tatimore përbën një iniciativë të rëndësishme për biznesin, pasi i lehtëson ata nga detyrimet e papaguara në kohë, duke u thënë mundësinë e fshirjes së detyrimeve më të vjetra se 10 vite si dhe pagesën e një pjesë të detyrimeve duke përfituar falje të pjesë tjetër dhe të gjobave e kamatëvonesave, për ato detyrime të cilat janë më të reja.
Tatimet bëjmë ne dije se procesi vijon, ndërsa ligji ka efekt deri në fund të dhjetorit 2026..
Italia, eksperiment antiprotestë - Krijon njësinë civile NAM që nuk ndëshkon
Italia nis një eksperiment të ri për të luftuar dhunën dhe sjelljet antisociale të të rinjve në hapësirat publike. Qyteti i Ferrarës do të jetë i pari në vend......
Rritet fatura e dëmeve në biznese: 127 subjekte të dëmtuara, humbjet arrijnë në 2.15 milionë euro
Ka arritur në 127 numri i subjekteve të biznesit të evidentuara si të dëmtuara nga protestat e ditëve të fundit, ndërsa vlera e dëmeve llogaritet në 2.15......
Kryeministri Rama u kërkon ministrave dorëheqjet e gjithë drejtorëve të agjencive në varësi
Kryeministri Edi Rama u ka udhëzuar ministrat që tu kërkojnë dorëheqjet të gjithë drejtorëve të institucioneve dhe agjencive që varen prej dikastereve të......
Kuvendi sigurohet nga dëmtimet/ Nga zjarret dhe aktet keqdashëse, deri te rrëzimi i avionëve
Godinat e Kuvendit të Shqipërisë do të sigurohen nga një sërë rreziqesh natyrore dhe dëmtimesh të mundshme, përfshirë tërmetet, zjarret, përmbytjet dhe aktet......
Kategoritë që legalizohen falas/ Zbritje 100, 50 dhe 30% në varësi të statusit
Qytetarët që kanë legalizuar ndërtime pa leje dhe duhet të paguajnë për parcelën ndërtimore mund të përfitojnë falje të plotë ose të pjesshme të detyrimit, në......
“Superspital” për zemrën në Tiranë? Projekti i ri 10 mijë metra katrorë te Sanatoriumi
Një spital i ri i specializuar për sëmundjet kardiovaskulare, me rreth 90 shtretër dhe pesë salla operacioni, parashikohet të ndërtohet në territorin e......
Studim për tokat në Lushnje/ Analiza shkencore për përdorimin e pesticideve
Një studim shkencor mbi tokat bujqësore të Lushnjës pritet të sjellë të dhëna të reja për pesticidet dhe mbetjet e tyre, një çështje që ka qenë pjesë e......
Autobusë elektrikë për bashkitë/ Projekti i FSHZH, 54 stacione SMART e 20 pika karikimi
Shqipëria synon të modernizojë transportin publik përmes autobusëve elektrikë dhe hibridë, stacioneve inteligjente dhe një sistemi digjital që do të......

