Turizmi mban ritmin/ 10.7 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në 9 muaj

Shqipëria regjistroi rreth 17.4 milionë hyrje të shtetasve shqiptarë dhe të huaj gjatë periudhës janar-shtator 2026, duke shënuar një ecuri pozitive të lëvizjeve kufitare. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, 10.7 milionë hyrje i përkasin shtetasve të huaj, ndërsa 6.7 milionë shtetasve shqiptarë.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, hyrjet e shtetasve të huaj janë rritur me 4.9%, ndërsa ato të shtetasve shqiptarë kanë shënuar një rritje prej 6%. Shifrat tregojnë se lëvizjet drejt Shqipërisë kanë vijuar të rriten edhe gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti, duke reflektuar një ecuri pozitive të flukseve të udhëtarëve dhe të aktivitetit turistik.
Nga ana tjetër, edhe daljet nga territori shqiptar kanë qenë të larta. Për periudhën janar-shtator 2026, janë regjistruar rreth 17.5 milionë dalje të shtetasve shqiptarë dhe të huaj. Prej tyre, 6.8 milionë i përkasin shtetasve shqiptarë dhe 10.6 milionë shtetasve të huaj.
Në tërësi, shifrat për nëntëmujorin tregojnë një rritje të hyrjeve në Shqipëri, si nga shtetasit e huaj, ashtu edhe nga ata shqiptarë. Shtatori ka vijuar të ruajë ritme pozitive, me rritje të hyrjeve në të dyja kategoritë, duke e mbajtur të lartë lëvizjen e udhëtarëve edhe pas muajve kryesorë të sezonit veror.
Vetëm gjatë muajit shtator, në territorin e Shqipërisë kanë hyrë 2 milionë shtetas shqiptarë dhe të huaj, me një rritje prej 3% krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar. Ndërkohë, daljet kanë arritur në 2.1 milionë shtetas, duke shënuar një rritje prej 0.6% në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se gjatë shtatorit, hyrjet e shtetasve shqiptarë arritën në 737 mijë me një rritje prej 4.5% krahasuar me një vit më parë. Edhe hyrjet e shtetasve të huaj vijuan të rriten, duke arritur në 1.28 milionë ose 2.1% më shumë se në shtatorin e vitit 2025.
Sa u përket daljeve gati 823 mijë shtetas shqiptarë kanë udhëtuar jashtë vendit gjatë këtij muaji, me një rritje prej 6.6%. Në të kundërt, daljet e shtetasve të huaj kanë shënuar rënie, duke zbritur në 1.3 milionë , ose 2.8% më pak krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar.
Shishet kthehen në para’ - Shqipëria përgatit sistemin e rimbursimit të ambalazheve
Shishet dhe ambalazhet e pijeve do të mund të kthehen kundrejt rimbursimit të një shume monetare. Shqipëria synon të zbatojë një sistem të ri depozitimi dhe......
Nënstacion nëntokësor në Tiranë - OSHEE firmos kontratën për investimin rreth 20 mln euro, punimet do zgjasin 22 muaj
Është nënshkruar kontrata për ndërtimin e nënstacionit të ri nëntokësor në qendër të Tiranës, një investim me vlerë rreth 20 mln euro, që pritet të......
Doganat, pa dokumente fizike - Sistemi i ri lehtëson biznesin. Digjitalizohen procedurat e eksportit nga Shqipëria
Eksportuesit nuk do të dorëzojnë më deklarata fizike në dogana, por do ti paraqesin ato vetëm në format elektronik dhe do të procesohen në mënyrë të......
Pagesat online në rritje - BSH: Shqiptarët kryejnë gjithnjë e më shumë veprime bankare nga telefoni
Përdorimi i shërbimeve bankare nga telefoni apo kompjuteri po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm për shqiptarët. Pagesat dhe transfertat që dikur kërkonin......
Dëme ekonomike e viktima - Vera e vitit 2026, 17 miliardë euro humbje nga i nxehti në Evropë
Vera e vitit 2026 ka lënë pasoja të rënda në Evropë, me rreth 50 mijë vdekje të lidhura me temperaturat e larta dhe humbje ekonomike që arrijnë në afro 17......
Nafta mbi 114 Usd - Ndalimi i furnizimeve dhe sulmet në Arabinë Saudite rrisin shqetësimet globale
Çmimet e naftës u rritën me më shumë se 1% të premten, mes shqetësimeve për furnizimet nga Lindja e Mesme. Sulmet e rebelëve Huthi në Arabinë Saudite kanë......
15 mld euro për Greqinë - Emiratet njoftojnë investime të reja. Dy vendet firmosin marrëveshje 12,75 mld euro
Emiratet e Bashkuara Arabe planifikojnë të investojnë edhe 15 miliardë euro në Greqi, duke zgjeruar bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve. Njoftimi u bë gjatë......
Bullgaria, bateria e Ballkanit - Kapaciteti dyfishohet, eksportet e energjisë rriten me 62%
Bullgaria po kthehet në një nga vendet kryesore të Evropës për ruajtjen e energjisë elektrike, duke fituar nofkën “Bateria e Ballkanit”. Falë investimeve dhe......

