Dëme ekonomike e viktima - Vera e vitit 2026, 17 miliardë euro humbje nga i nxehti në Evropë

Vera e vitit 2026 ka lënë pasoja të rënda në Evropë, me rreth 50 mijë vdekje të lidhura me temperaturat e larta dhe humbje ekonomike që arrijnë në afro 17 miliardë euro. Dy studime të veçanta tregojnë ndikimin e valëve të të nxehtit në shëndetin e popullsisë dhe ekonominë e rajonit.
Sipas një studimi të udhëhequr nga shkencëtarë të Imperial College London, gati dy të tretat e vdekjeve të lidhura me të nxehtin këtë verë nuk do të kishin ndodhur pa ndikimin e ndryshimeve klimatike. Studimi analizoi 854 qytete në 30 vende, përfshirë vendet e Bashkimit Evropian, Britaninë e Madhe, Zvicrën dhe Norvegjinë.
Numri i vdekjeve vlerësohet më i larti i regjistruar deri më tani, duke tejkaluar shifrat e vitit 2022, kur u raportuan rreth 29 mijë vdekje, dhe të vitit 2003, me rreth 28 mijë. Temperaturat e larta mund të rëndojnë sëmundjet ekzistuese, veçanërisht ato të zemrës dhe sistemit të frymëmarrjes.
Ndërkohë, një analizë e Bloomberg Economics vlerëson se temperaturat ekstreme i kanë kushtuar ekonomisë së Bashkimit Evropian rreth 0.17% të prodhimit të brendshëm bruto nga prilli deri në shtator, ose afro 17 miliardë euro. Humbja është dy herë e gjysmë më e lartë se mesatarja e dekadës së fundit për të njëjtën periudhë.
Pasojat janë ndjerë edhe në ekonomitë kombëtare. Në tremujorin e dytë, ekonomia franceze u tkurr me 0.2 pikë përqindjeje për shkak të të nxehtit, ajo gjermane me 0.1%, ndërsa Spanja regjistroi një ndikim negativ prej 0.05%.
Gjatë verës, valët e të nxehtit nisën në maj dhe vijuan deri në shtator, duke sjellë zjarre që shkatërruan banesa, mbinxehje në spitale dhe ndërprerje në transport. Në Evropën Perëndimore, temperaturat mesatare ishin gati 3 gradë Celsius mbi mesataren e periudhës 1991–2020.
Nafta mbi 114 Usd - Ndalimi i furnizimeve dhe sulmet në Arabinë Saudite rrisin shqetësimet globale
Çmimet e naftës u rritën me më shumë se 1% të premten, mes shqetësimeve për furnizimet nga Lindja e Mesme. Sulmet e rebelëve Huthi në Arabinë Saudite kanë......
15 mld euro për Greqinë - Emiratet njoftojnë investime të reja. Dy vendet firmosin marrëveshje 12,75 mld euro
Emiratet e Bashkuara Arabe planifikojnë të investojnë edhe 15 miliardë euro në Greqi, duke zgjeruar bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve. Njoftimi u bë gjatë......
Bullgaria, bateria e Ballkanit - Kapaciteti dyfishohet, eksportet e energjisë rriten me 62%
Bullgaria po kthehet në një nga vendet kryesore të Evropës për ruajtjen e energjisë elektrike, duke fituar nofkën “Bateria e Ballkanit”. Falë investimeve dhe......
Fshihen 453 mln euro detyrime - Falja fiskale/ TVSH-ja, Tatim Fitimi dhe Kontributet zënë peshën më të madhe
Administrata tatimore ka fshirë rreth 453 milionë euro detyrime tatimore të bizneseve në kuadër të ligjit të faljes, dhe përfitues deri më tani rezultojnë të......
Italia, eksperiment antiprotestë - Krijon njësinë civile NAM që nuk ndëshkon
Italia nis një eksperiment të ri për të luftuar dhunën dhe sjelljet antisociale të të rinjve në hapësirat publike. Qyteti i Ferrarës do të jetë i pari në vend......
Rritet fatura e dëmeve në biznese: 127 subjekte të dëmtuara, humbjet arrijnë në 2.15 milionë euro
Ka arritur në 127 numri i subjekteve të biznesit të evidentuara si të dëmtuara nga protestat e ditëve të fundit, ndërsa vlera e dëmeve llogaritet në 2.15......
Kryeministri Rama u kërkon ministrave dorëheqjet e gjithë drejtorëve të agjencive në varësi
Kryeministri Edi Rama u ka udhëzuar ministrat që tu kërkojnë dorëheqjet të gjithë drejtorëve të institucioneve dhe agjencive që varen prej dikastereve të......
Kuvendi sigurohet nga dëmtimet/ Nga zjarret dhe aktet keqdashëse, deri te rrëzimi i avionëve
Godinat e Kuvendit të Shqipërisë do të sigurohen nga një sërë rreziqesh natyrore dhe dëmtimesh të mundshme, përfshirë tërmetet, zjarret, përmbytjet dhe aktet......

