Shishet kthehen në para’ - Shqipëria përgatit sistemin e rimbursimit të ambalazheve

Shishet dhe ambalazhet e pijeve do të mund të kthehen kundrejt rimbursimit të një shume monetare. Shqipëria synon të zbatojë një sistem të ri depozitimi dhe kthimi të ambalazheve, sipas modelit që funksionon prej vitesh në një numër vendesh europiane.
Nisma ligjore që është në proces konsultimi publik është hartuar nga Ministria e Mjedisit dhe synon një menaxhimi ndryshe të ambalazheve dhe mbetjeve të tyre.
Në thelb të sistemit, të njohur si DRS, është një mekanizëm i thjeshtë: konsumatori paguan një depozitë monetare gjatë blerjes së një pijeje dhe e merr atë mbrapsht kur dorëzon ambalazhin e përdorur në një pikë të autorizuar kthimi.
Ky model zbatohet prej vitesh në Gjermani, ku për shumë shishe plastike dhe kanaçe njëpërdorimëshe depozita është 25 cent. Një sistem të ngjashëm ka edhe Kroacia që prej vitit 2006, ndërsa Rumania e nisi në vitin 2023, me një depozitë prej 50 bani për ambalazh. Austria iu bashkua vendeve që zbatojnë këtë mekanizëm në janar të vitit 2025.
Përvoja europiane tregon se stimulimi financiar i konsumatorëve mund të ndikojë ndjeshëm në grumbullimin e ambalazheve. Në Gjermani janë raportuar norma kthimi që arrijnë rreth 98%, ndërsa në Danimarkë mbi 90%.
Për zbatimin e këtij modeli në Shqipëri, projektvendimi parashikon ngritjen e një infrastrukture të posaçme, me makineri automatike për pranimin e ambalazheve, sisteme elektronike identifikimi dhe etiketa që mundësojnë gjurmimin e tyre.
Financimi do të jetë përgjegjësi e sektorit privat. Prodhuesit, importuesit dhe operatorët e tjerë ekonomikë do të duhet të mbulojnë kostot e ngritjes dhe funksionimit të sistemit, përfshirë pajisjet, grumbullimin, transportin dhe administrimin e depozitave.
Sipas relacionit shpjegues, parashikohet një periudhë tranzitore deri më 31 dhjetor 2028 për ngritjen e plotë të sistemit. Megjithatë, nuk është përcaktuar ende vlera e depozitës që do t'u rimbursohet konsumatorëve në Shqipëri, lista përfundimtare e ambalazheve që do të përfshihen apo mënyra konkrete e organizimit të pikave të kthimit.
Nënstacion nëntokësor në Tiranë - OSHEE firmos kontratën për investimin rreth 20 mln euro, punimet do zgjasin 22 muaj
Është nënshkruar kontrata për ndërtimin e nënstacionit të ri nëntokësor në qendër të Tiranës, një investim me vlerë rreth 20 mln euro, që pritet të......
Doganat, pa dokumente fizike - Sistemi i ri lehtëson biznesin. Digjitalizohen procedurat e eksportit nga Shqipëria
Eksportuesit nuk do të dorëzojnë më deklarata fizike në dogana, por do ti paraqesin ato vetëm në format elektronik dhe do të procesohen në mënyrë të......
Pagesat online në rritje - BSH: Shqiptarët kryejnë gjithnjë e më shumë veprime bankare nga telefoni
Përdorimi i shërbimeve bankare nga telefoni apo kompjuteri po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm për shqiptarët. Pagesat dhe transfertat që dikur kërkonin......
Dëme ekonomike e viktima - Vera e vitit 2026, 17 miliardë euro humbje nga i nxehti në Evropë
Vera e vitit 2026 ka lënë pasoja të rënda në Evropë, me rreth 50 mijë vdekje të lidhura me temperaturat e larta dhe humbje ekonomike që arrijnë në afro 17......
Nafta mbi 114 Usd - Ndalimi i furnizimeve dhe sulmet në Arabinë Saudite rrisin shqetësimet globale
Çmimet e naftës u rritën me më shumë se 1% të premten, mes shqetësimeve për furnizimet nga Lindja e Mesme. Sulmet e rebelëve Huthi në Arabinë Saudite kanë......
15 mld euro për Greqinë - Emiratet njoftojnë investime të reja. Dy vendet firmosin marrëveshje 12,75 mld euro
Emiratet e Bashkuara Arabe planifikojnë të investojnë edhe 15 miliardë euro në Greqi, duke zgjeruar bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve. Njoftimi u bë gjatë......
Bullgaria, bateria e Ballkanit - Kapaciteti dyfishohet, eksportet e energjisë rriten me 62%
Bullgaria po kthehet në një nga vendet kryesore të Evropës për ruajtjen e energjisë elektrike, duke fituar nofkën “Bateria e Ballkanit”. Falë investimeve dhe......
Fshihen 453 mln euro detyrime - Falja fiskale/ TVSH-ja, Tatim Fitimi dhe Kontributet zënë peshën më të madhe
Administrata tatimore ka fshirë rreth 453 milionë euro detyrime tatimore të bizneseve në kuadër të ligjit të faljes, dhe përfitues deri më tani rezultojnë të......

