Pagesat online në rritje - BSH: Shqiptarët kryejnë gjithnjë e më shumë veprime bankare nga telefoni

Përdorimi i shërbimeve bankare nga telefoni apo kompjuteri po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm për shqiptarët. Pagesat dhe transfertat që dikur kërkonin paraqitjen në sportelet e bankave, sot mund të kryhen brenda pak minutash, pa dalë nga shtëpia.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se përdorimi i home banking ka ardhur në rritje të vazhdueshme vitet e fundit. Në vitin 2015, shqiptarët kryen rreth 1.4 milionë transaksione përmes këtij shërbimi. Dhjetë vjet më vonë, në vitin 2025, numri i tyre arriti në mbi 11.5 milionë.
Pra, në një dekadë, numri i veprimeve bankare të kryera online është rritur më shumë se tetë herë. Kjo tregon se gjithnjë e më shumë qytetarë dhe biznese po i kryejnë veprimet financiare në mënyrë elektronike, duke kursyer kohë dhe duke shmangur radhët në banka.
Rritja vihet re edhe në vlerën e parave që kalojnë përmes këtyre shërbimeve. Në vitin 2025, vlera e transaksioneve arriti në rreth 2.7 trilionë lekë, nga rreth 283 miliardë lekë në vitin 2015.
Edhe gjatë vitit 2026, përdorimi i home banking mbetet në nivele të larta. Nga janari deri në gusht janë kryer mbi 9 milionë transaksione, me një vlerë totale prej rreth 2.1 trilionë lekësh.
Muaji korrik shënoi numrin më të lartë të veprimeve gjatë kësaj periudhe, me afro 1.3 milionë transaksione. Ndërsa në gusht, megjithëse numri i tyre u ul disi, shërbimi vijoi të përdorej për më shumë se 1.2 milionë veprime bankare.
Të dhënat tregojnë se home banking po kthehet në një mënyrë gjithnjë e më të rëndësishme për administrimin e parave. Megjithatë, numri i transaksioneve nuk tregon sa persona e përdorin këtë shërbim, pasi një klient mund të kryejë disa veprime gjatë muajit.
Pavarësisht kësaj, rritja e vazhdueshme tregon se kryerja e pagesave dhe transfertave online po fiton gjithnjë e më shumë terren në Shqipëri.
Dëme ekonomike e viktima - Vera e vitit 2026, 17 miliardë euro humbje nga i nxehti në Evropë
Vera e vitit 2026 ka lënë pasoja të rënda në Evropë, me rreth 50 mijë vdekje të lidhura me temperaturat e larta dhe humbje ekonomike që arrijnë në afro 17......
Nafta mbi 114 Usd - Ndalimi i furnizimeve dhe sulmet në Arabinë Saudite rrisin shqetësimet globale
Çmimet e naftës u rritën me më shumë se 1% të premten, mes shqetësimeve për furnizimet nga Lindja e Mesme. Sulmet e rebelëve Huthi në Arabinë Saudite kanë......
15 mld euro për Greqinë - Emiratet njoftojnë investime të reja. Dy vendet firmosin marrëveshje 12,75 mld euro
Emiratet e Bashkuara Arabe planifikojnë të investojnë edhe 15 miliardë euro në Greqi, duke zgjeruar bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve. Njoftimi u bë gjatë......
Bullgaria, bateria e Ballkanit - Kapaciteti dyfishohet, eksportet e energjisë rriten me 62%
Bullgaria po kthehet në një nga vendet kryesore të Evropës për ruajtjen e energjisë elektrike, duke fituar nofkën “Bateria e Ballkanit”. Falë investimeve dhe......
Fshihen 453 mln euro detyrime - Falja fiskale/ TVSH-ja, Tatim Fitimi dhe Kontributet zënë peshën më të madhe
Administrata tatimore ka fshirë rreth 453 milionë euro detyrime tatimore të bizneseve në kuadër të ligjit të faljes, dhe përfitues deri më tani rezultojnë të......
Italia, eksperiment antiprotestë - Krijon njësinë civile NAM që nuk ndëshkon
Italia nis një eksperiment të ri për të luftuar dhunën dhe sjelljet antisociale të të rinjve në hapësirat publike. Qyteti i Ferrarës do të jetë i pari në vend......
Rritet fatura e dëmeve në biznese: 127 subjekte të dëmtuara, humbjet arrijnë në 2.15 milionë euro
Ka arritur në 127 numri i subjekteve të biznesit të evidentuara si të dëmtuara nga protestat e ditëve të fundit, ndërsa vlera e dëmeve llogaritet në 2.15......
Kryeministri Rama u kërkon ministrave dorëheqjet e gjithë drejtorëve të agjencive në varësi
Kryeministri Edi Rama u ka udhëzuar ministrat që tu kërkojnë dorëheqjet të gjithë drejtorëve të institucioneve dhe agjencive që varen prej dikastereve të......

