Doganat, pa dokumente fizike - Sistemi i ri lehtëson biznesin. Digjitalizohen procedurat e eksportit nga Shqipëria

Eksportuesit nuk do të dorëzojnë më deklarata fizike në dogana, por do ti paraqesin ato vetëm në format elektronik dhe do të procesohen në mënyrë të automatizuar, duke ulur gabimet njerëzore dhe duke eliminuar nevojën për kontakt me punonjësit. Nëse deri më tani do duhej të prisnin mesatarisht 13 minuta për kohën e përpunimit të deklaratës në kanalin e verdhë dhe 91 minuta në kanalin e kuq, tashmë kjo kohë pritje do të reduktohet tërësisht.
Së shpejti pritet të vihet në funksion Sistemi i Eksporteve (AES), si moduli i parë që do të testohet në sistemin ri të doganave ASY5 EU sipas Strategjisë për Modernizimin dhe Harmonizimin e Sistemeve të Informacionit Doganor Shqiptar në përputhje me sistemet e Informacionit Doganor të Bashkimit Europian, për periudhën 2025–2030.
Sistemi i Eksporteve (AES), do të mundësojë digjitalizimin e plotë të procedurave të eksportit nga Shqipëria, në përputhje me kërkesat e Kodit Doganor Evropian (UÇ-së).
Objektivi kryesor i AES është të sigurojë që transaksionet e eksportit të nisura nga Shqipëria të mund të përfundohen në mënyrë elektronike në një shtet tjetër, pa pasur nevojë për ridërgimin e të dhënave.
Sistemi do të mbështesë lloje të ndryshme deklaratash eksporti, nga deklaratat standarde te ato të thjeshtësuara ose plotësuese, përfshirë para paraqitjen dhe do të përfshijë procedura të thjeshtuara dhe zhdoganim të centralizuar të eksportit sipas parashikimeve të Kodit Doganor Evropian.
AES do të sigurojë komunikim të menjëhershëm midis doganës së eksportit dhe doganës së daljes, gjë që ul vonesat në pikat kufitare dhe u mundëson operatorëve ekonomikë menaxhim më efikas të dërgesave dalëse.
Gjithashtu, integrimi i kontrollit doganor në sistem ul kontaktin e drejtpërdrejtë të biznesit me zyrtarët doganorë dhe kështu redukton potencialin për praktika korruptive. Sistemi AES shqiptar do të integrohet me rrjetin e sistemeve të eksportit të BE-së, në mënyrë që të shkëmbejë automatikisht mesazhet elektronike me administratat doganore të Shteteve Anëtare. Kjo do të mundësojë njohjen reciproke të deklaratave të eksportit dhe rezultateve të kontrollit: p.sh., një deklaratë eksporti e paraqitur në Shqipëri do të njihet në pikat e daljes në BE dhe e kundërta. AES do të implementohet sipas specifikimeve teknike të Komisionit Evropian, duke siguruar ndërveprim teknik 100% me sistemet qëndrore të BE-së për eksportin.
Sistem i unifikuar do të mundësojë gjurmim elektronik të çdo deklarate eksporti nga momenti i paraqitjes deri në daljen fizike të mallrave, duke siguruar një audit të plotë dhe duke lehtësuar kontrollet e mëvonshme. Gjithashtu do të ndihmojë edhe në mbledhjen e saktë të të ardhurave doganore, pasi do të minimizojë gabimet në deklarim dhe evazionin fiskal.
Pagesat online në rritje - BSH: Shqiptarët kryejnë gjithnjë e më shumë veprime bankare nga telefoni
Përdorimi i shërbimeve bankare nga telefoni apo kompjuteri po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm për shqiptarët. Pagesat dhe transfertat që dikur kërkonin......
Dëme ekonomike e viktima - Vera e vitit 2026, 17 miliardë euro humbje nga i nxehti në Evropë
Vera e vitit 2026 ka lënë pasoja të rënda në Evropë, me rreth 50 mijë vdekje të lidhura me temperaturat e larta dhe humbje ekonomike që arrijnë në afro 17......
Nafta mbi 114 Usd - Ndalimi i furnizimeve dhe sulmet në Arabinë Saudite rrisin shqetësimet globale
Çmimet e naftës u rritën me më shumë se 1% të premten, mes shqetësimeve për furnizimet nga Lindja e Mesme. Sulmet e rebelëve Huthi në Arabinë Saudite kanë......
15 mld euro për Greqinë - Emiratet njoftojnë investime të reja. Dy vendet firmosin marrëveshje 12,75 mld euro
Emiratet e Bashkuara Arabe planifikojnë të investojnë edhe 15 miliardë euro në Greqi, duke zgjeruar bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve. Njoftimi u bë gjatë......
Bullgaria, bateria e Ballkanit - Kapaciteti dyfishohet, eksportet e energjisë rriten me 62%
Bullgaria po kthehet në një nga vendet kryesore të Evropës për ruajtjen e energjisë elektrike, duke fituar nofkën “Bateria e Ballkanit”. Falë investimeve dhe......
Fshihen 453 mln euro detyrime - Falja fiskale/ TVSH-ja, Tatim Fitimi dhe Kontributet zënë peshën më të madhe
Administrata tatimore ka fshirë rreth 453 milionë euro detyrime tatimore të bizneseve në kuadër të ligjit të faljes, dhe përfitues deri më tani rezultojnë të......
Italia, eksperiment antiprotestë - Krijon njësinë civile NAM që nuk ndëshkon
Italia nis një eksperiment të ri për të luftuar dhunën dhe sjelljet antisociale të të rinjve në hapësirat publike. Qyteti i Ferrarës do të jetë i pari në vend......
Rritet fatura e dëmeve në biznese: 127 subjekte të dëmtuara, humbjet arrijnë në 2.15 milionë euro
Ka arritur në 127 numri i subjekteve të biznesit të evidentuara si të dëmtuara nga protestat e ditëve të fundit, ndërsa vlera e dëmeve llogaritet në 2.15......

