Mbetjet, treg i ri biznesi? - Prodhuesve u kalon financimi i sistemit

Shqipëria po përgatitet të ndryshojë mënyrën se si menaxhon mbetjet, duke synuar krijimin e një tregu të ri për grumbullimin, ripërdorimin dhe riciklimin e tyre. Tri nisma të reja ligjore, që përfshijnë automjetet e vjetra, pajisjet elektrike dhe elektronike, si dhe ambalazhet, synojnë të vendosin një model të ri ekonomik, ku produktet nuk përfundojnë thjesht në koshat e mbeturinave, por materialet e tyre rikthehen në përdorim.
Në thelb të kësaj reforme qëndron kalimi nga modeli tradicional, ku produktet prodhohen, konsumohen dhe hidhen, drejt asaj që njihet si ekonomia qarkulluese. Në këtë model, pjesët dhe materialet e produkteve të përdorura grumbullohen, përpunohen dhe shfrytëzohen përsëri si lëndë të para.
Por ndryshimi më i rëndësishëm lidhet me atë se kush do ta financojë këtë sistem.
Sipas projektligjeve të hartuara nga Ministria e Mjedisit, përgjegjësia për mbetjet nuk do të mbetet vetëm te bashkitë dhe institucionet publike. Prodhuesit dhe importuesit do të marrin përsipër detyrime për organizimin dhe financimin e grumbullimit, transportit dhe trajtimit të mbetjeve që krijohen nga produktet e tyre.
Në relacionin për ambalazhet përcaktohet se reforma nuk parashikohet të sjellë shpenzime shtesë për buxhetin e shtetit. Përkundrazi, kostot e ngritjes së infrastrukturës dhe funksionimit të sistemeve të riciklimit synohet të mbulohen nga operatorët ekonomikë. Kjo përfshin investimet në kosha të diferencuar, pika grumbullimi, makineri për kthimin e ambalazheve dhe sisteme elektronike për ndjekjen e tyre.
Një prej ndryshimeve më të prekshme për qytetarët pritet të jetë sistemi i kthimit të shisheve dhe kanaçeve. Konsumatorët do të paguajnë një depozitë gjatë blerjes së pijeve, të cilën do ta marrin plotësisht mbrapsht kur të dorëzojnë ambalazhin bosh në pikat e autorizuara. Për ngritjen e këtij sistemi, dokumentet parashikojnë një periudhë tranzitore deri në fund të vitit 2028.
Një tjetër ndërhyrje lidhet me automjetet që kanë përfunduar jetën e tyre. Projektvendimi parashikon që ato të dorëzohen pranë operatorëve të autorizuar, të çmontohen dhe materialet e tyre të rikuperohen ose riciklohen. Dorëzimi parashikohet të jetë pa pagesë për pronarin, me disa përjashtime, ndërsa shkatërrimi do të dokumentohet përmes një certifikate të posaçme.
Rregulla të reja propozohen edhe për frigoriferët, televizorët, kompjuterët, telefonat dhe pajisjet e tjera elektrike e elektronike. Synimi është që këto produkte të mos përfundojnë në mbetjet e zakonshme, por të grumbullohen veçmas dhe të trajtohen për të rikuperuar materialet e vlefshme dhe për të shmangur ndotjen nga substancat e rrezikshme.
Të marra së bashku, tri nismat mund të krijojnë mundësi të reja ekonomike për kompanitë e grumbullimit, transportit, çmontimit dhe riciklimit. Por njëkohësisht ato vendosin detyrime të reja financiare për prodhuesit, importuesit dhe operatorët tregtarë.
Përtej ndikimit ekonomik, reforma lidhet drejtpërdrejt edhe me procesin e integrimit europian. Projektvendimet synojnë përafrimin e legjislacionit shqiptar me rregullat e Bashkimit Europian për menaxhimin e mbetjeve dhe ekonominë qarkulluese.
Nëse miratohen dhe zbatohen, këto ndryshime mund të hapin një kapitull të ri për industrinë e riciklimit në Shqipëri.
Makinat për skrap, pa pagesë - Projektvendimi: Kostot i mbulojnë prodhuesit dhe importuesit, përjashtimet për pronarët
Pronarët e automjeteve që kanë dalë përfundimisht jashtë përdorimit do të mund t’i dorëzojnë ato për trajtim pa paguar, edhe kur makina nuk ka më vlerë tregu......
Blerja e elektroshtëpiakes së re? - Dyqanet mund të detyrohen të marrin falas pajisjen e vjetër
Një ndryshim i ri mund të vijë për të gjithë qytetarët që blejnë pajisje elektroshtëpiake. Kush blen një frigorifer, lavatriçe apo televizor të ri, mund të......
Fasoni humbet miliarda/ Eksportet bien fort, euro shton presionin mbi sektorin
Sektori fason po humbet terren me ritme që tashmë shihen jo vetëm në vlerën e eksporteve, por edhe në sasinë e mallrave që dalin nga vendi. Të dhënat e INSTAT......
Hungaria synon euron - Fitch vlerëson se Budapesti mund të plotësojë kriteret për eurozonën deri në vitin 2030
Hungaria mund të jetë në gjendje të plotësojë kriteret për anëtarësimin në eurozonë deri në vitin 2030, sipas agjencisë së vlerësimit të kreditit Fitch......
Turizmi mban ritmin/ 10.7 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në 9 muaj
Shqipëria regjistroi rreth 17.4 milionë hyrje të shtetasve shqiptarë dhe të huaj gjatë periudhës janar-shtator 2026, duke shënuar një ecuri pozitive të......
Shishet kthehen në para’ - Shqipëria përgatit sistemin e rimbursimit të ambalazheve
Shishet dhe ambalazhet e pijeve do të mund të kthehen kundrejt rimbursimit të një shume monetare. Shqipëria synon të zbatojë një sistem të ri depozitimi dhe......
Nënstacion nëntokësor në Tiranë - OSHEE firmos kontratën për investimin rreth 20 mln euro, punimet do zgjasin 22 muaj
Është nënshkruar kontrata për ndërtimin e nënstacionit të ri nëntokësor në qendër të Tiranës, një investim me vlerë rreth 20 mln euro, që pritet të......
Doganat, pa dokumente fizike - Sistemi i ri lehtëson biznesin. Digjitalizohen procedurat e eksportit nga Shqipëria
Eksportuesit nuk do të dorëzojnë më deklarata fizike në dogana, por do ti paraqesin ato vetëm në format elektronik dhe do të procesohen në mënyrë të......

