Shqipëria Postuar më 23 October 2026, 13:34

Lehtësohen bizneset - Bashkia Tiranë pezullon taksat vendore për subjektet e dëmtuara, ose të mbyllura 

Nga Fabjona Pasho

Lehtësohen bizneset - Bashkia Tiranë pezullon taksat vendore

Bashkia Tiranë ka vendosur të ndërhyjë nëpërmjet pezullimit të taksave për bizneset e dëmtuara ose të mbyllura si pasojë e protestave të disa ditëve më parë. Bizneset duhet të formalizojnë pezullimin dhe ta deklarojnë edhe pranë strukturave vendore. Bashkia e Tiranës u bën thirrje subjekteve të ndjekin procedurat e afishuara për përllogaritjen e detyrimeve vendore gjatë ndërprerjes së punës. 

Protestat e ditëve të fundit kanë lënë pas një faturë ekonomike, nga dëmtimet e ambienteve dhe humbjet materiale, te mbylljet e përkohshme dhe xhiroja e munguar.

Më herët ishte qeveria ajo që mori masat e para për evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga protestat, duke vënë në dispozicion të bizneseve shërbimin elektronik “Dëmi im” në portalin e-Albania. Përmes tij, subjektet mund të deklarojnë dëmtimet në ambientet tregtare dhe të dorëzojnë dokumentacionin që provon humbjet materiale. Paralelisht, Administrata Tatimore ka angazhuar 10 ekipe të posaçme në terren për identifikimin e bizneseve të prekura dhe verifikimin e dëmeve. Të dhënat e mbledhura nga raportimet dhe kontrollet do të shërbejnë për përllogaritjen e faturës përfundimtare.

Deri më tani, bilanci I dëmeve ka arritur në 127 subjekte të prekura dhe 2.15 milionë euro dëme. Prej tyre, 55 janë evidentuar nga kontrollet në terren dhe 72 përmes shërbimit “Dëmi im” në e-Albania. Verifikimet vijojnë dhe fatura mbetet paraprake.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat