Makinat për skrap, pa pagesë - Projektvendimi: Kostot i mbulojnë prodhuesit dhe importuesit, përjashtimet për pronarët

Pronarët e automjeteve që kanë dalë përfundimisht jashtë përdorimit do të mund t’i dorëzojnë ato për trajtim pa paguar, edhe kur makina nuk ka më vlerë tregu ose kur kostoja e trajtimit tejkalon vlerën e saj. Gjithçka parashikohet në projektvendimin për menaxhimin e automjeteve në fund të jetës, që përcakton edhe se kujt i ngarkohet barra financiare.
Sipas draftit, kostot e marrjes në dorëzim pa pagesë për pronarin do të përballohen tërësisht ose në një pjesë të konsiderueshme nga prodhuesit. Në këtë kategori përfshihen edhe importuesit profesionalë të automjeteve në Shqipëri.
Megjithatë, dorëzimi falas ka dy përjashtime. Operatori i autorizuar mund të kërkojë pagesën e kostove të trajtimit nëse automjetit i mungojnë pjesë thelbësore, veçanërisht motori dhe karroceria, ose nëse brenda tij janë shtuar mbetje që nuk i përkasin makinës.
Dokumentet nuk përcaktojnë një tarifë konkrete për këto raste dhe as një përllogaritje të kostos totale që do të përballojë sektori. Relacioni sqaron se rregullat e hollësishme të mbulimit të kostove trajtohen nga legjislacioni për përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesit.
Detyrime për përshtatjen e infrastrukturës parashikohen edhe për bizneset që grumbullojnë, çmontojnë apo trajtojnë automjetet. Ato do të kenë 18 muaj nga hyrja në fuqi e vendimit për të përmbushur kërkesat minimale teknike të vendeve të ruajtjes dhe trajtimit. Ndërkohë, sipas relacionit, zbatimi i projektvendimit nuk sjell shpenzime shtesë për buxhetin e shtetit.
Dorëzimi i automjetit do të dokumentohet përmes certifikatës së shkatërrimit, e cila është kusht për çregjistrimin e përhershëm. Projektvendimi synon të kufizojë braktisjen e makinave dhe çmontimin e pakontrolluar, duke orientuar pjesët dhe materialet drejt ripërdorimit e riciklimit.
Blerja e elektroshtëpiakes së re? - Dyqanet mund të detyrohen të marrin falas pajisjen e vjetër
Një ndryshim i ri mund të vijë për të gjithë qytetarët që blejnë pajisje elektroshtëpiake. Kush blen një frigorifer, lavatriçe apo televizor të ri, mund të......
Fasoni humbet miliarda/ Eksportet bien fort, euro shton presionin mbi sektorin
Sektori fason po humbet terren me ritme që tashmë shihen jo vetëm në vlerën e eksporteve, por edhe në sasinë e mallrave që dalin nga vendi. Të dhënat e INSTAT......
Hungaria synon euron - Fitch vlerëson se Budapesti mund të plotësojë kriteret për eurozonën deri në vitin 2030
Hungaria mund të jetë në gjendje të plotësojë kriteret për anëtarësimin në eurozonë deri në vitin 2030, sipas agjencisë së vlerësimit të kreditit Fitch......
Turizmi mban ritmin/ 10.7 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në 9 muaj
Shqipëria regjistroi rreth 17.4 milionë hyrje të shtetasve shqiptarë dhe të huaj gjatë periudhës janar-shtator 2026, duke shënuar një ecuri pozitive të......
Shishet kthehen në para’ - Shqipëria përgatit sistemin e rimbursimit të ambalazheve
Shishet dhe ambalazhet e pijeve do të mund të kthehen kundrejt rimbursimit të një shume monetare. Shqipëria synon të zbatojë një sistem të ri depozitimi dhe......
Nënstacion nëntokësor në Tiranë - OSHEE firmos kontratën për investimin rreth 20 mln euro, punimet do zgjasin 22 muaj
Është nënshkruar kontrata për ndërtimin e nënstacionit të ri nëntokësor në qendër të Tiranës, një investim me vlerë rreth 20 mln euro, që pritet të......
Doganat, pa dokumente fizike - Sistemi i ri lehtëson biznesin. Digjitalizohen procedurat e eksportit nga Shqipëria
Eksportuesit nuk do të dorëzojnë më deklarata fizike në dogana, por do ti paraqesin ato vetëm në format elektronik dhe do të procesohen në mënyrë të......
Pagesat online në rritje - BSH: Shqiptarët kryejnë gjithnjë e më shumë veprime bankare nga telefoni
Përdorimi i shërbimeve bankare nga telefoni apo kompjuteri po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm për shqiptarët. Pagesat dhe transfertat që dikur kërkonin......

