Si ndahen institucionet? - Rreth 158 struktura nën përgjegjësinë e ministrive

Ministritë në Shqipëri mbikëqyrin një rrjet të gjerë institucionesh, të cilat mbulojnë sektorë të ndryshëm të shërbimeve publike dhe zbatimit të politikave qeveritare. Sipas një inventari të përgatitur nga SCAN, mbi listat e institucioneve të paraqitura nga ministritë, rezultojnë rreth 158 institucione dhe struktura të listuara nën përgjegjësinë e ministrive dhe të Ministrave të Shtetit. Një prej rrjeteve më të gjera paraqitet në sektorin e infrastrukturës dhe energjisë, ku janë renditur 21 institucione, si Autoriteti Rrugor Shqiptar, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, Autoriteti i Aviacionit Civil dhe Drejtoria e Përgjithshme Detare.
Edhe Ministria e Mbrojtjes administron një numër të konsiderueshëm strukturash, me 15 institucione të renditura në listë. Mes tyre janë Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit dhe Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit.
Në fushën e rendit dhe sigurisë, nën përgjegjësinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme renditen 13 institucione dhe struktura, përfshirë Policinë e Shtetit, Gardën e Republikës, Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe Agjencinë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore.
Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë ka 12 institucione të renditura, mes tyre Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Shërbimi i Provës, Agjencia e Trajtimit të Pronave dhe Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas.
Në sektorin ekonomik, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka 14 institucione, ku përfshihen Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive dhe Qendra Kombëtare e Biznesit. Ndërsa Ministria e Financave ka 8 institucione të renditura, përfshirë Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Administratën Doganore dhe Agjencinë e Inteligjencës Financiare.
Në arsim, lista përfshin 12 institucione, që mbulojnë fusha nga sigurimi i cilësisë dhe financimi i arsimit të lartë, deri te vlerësimi dhe zhvillimi i sistemit arsimor. Po kaq, 12 institucione, janë renditur edhe në fushën e drejtësisë. Në shëndetësi dhe mirëqenie sociale numri arrin në 15, duke përfshirë institucionet e shëndetit publik, barnave, urgjencës mjekësore dhe shërbimeve sociale.
Në bujqësi dhe zhvillimin rural janë renditur 10 institucione, ndërsa në fushën e mjedisit janë 5. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka 3 institucione në listën e përgatitur. Numri më i lartë në këtë përllogaritje shfaqet në ministrinë e turizmit, kulturës dhe sportit, ku janë identifikuar rreth 29 institucione dhe struktura. Në këtë grup përfshihen agjencitë e turizmit, muzetë kombëtarë, teatrot, bibliotekat dhe institucionet e trashëgimisë kulturore.
705 mln euro shtesë në buxhet/ 9-mujori, TVSH-ja dhe tatimi mbi pagat kryesojnë rritjen e të ardhurave
Buxheti i shtetit ka arkëtuar rreth 626.6 miliardë lekë, gjatë 9 muajve të parë të vitit, me një realizim në masën 100.3% të planit të periudhës. Të ardhurat......
Mbetjet, treg i ri biznesi? - Prodhuesve u kalon financimi i sistemit
Shqipëria po përgatitet të ndryshojë mënyrën se si menaxhon mbetjet, duke synuar krijimin e një tregu të ri për grumbullimin, ripërdorimin dhe riciklimin e......
Makinat për skrap, pa pagesë - Projektvendimi: Kostot i mbulojnë prodhuesit dhe importuesit, përjashtimet për pronarët
Pronarët e automjeteve që kanë dalë përfundimisht jashtë përdorimit do të mund t’i dorëzojnë ato për trajtim pa paguar, edhe kur makina nuk ka më vlerë tregu......
Blerja e elektroshtëpiakes së re? - Dyqanet mund të detyrohen të marrin falas pajisjen e vjetër
Një ndryshim i ri mund të vijë për të gjithë qytetarët që blejnë pajisje elektroshtëpiake. Kush blen një frigorifer, lavatriçe apo televizor të ri, mund të......
Fasoni humbet miliarda/ Eksportet bien fort, euro shton presionin mbi sektorin
Sektori fason po humbet terren me ritme që tashmë shihen jo vetëm në vlerën e eksporteve, por edhe në sasinë e mallrave që dalin nga vendi. Të dhënat e INSTAT......
Hungaria synon euron - Fitch vlerëson se Budapesti mund të plotësojë kriteret për eurozonën deri në vitin 2030
Hungaria mund të jetë në gjendje të plotësojë kriteret për anëtarësimin në eurozonë deri në vitin 2030, sipas agjencisë së vlerësimit të kreditit Fitch......
Turizmi mban ritmin/ 10.7 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në 9 muaj
Shqipëria regjistroi rreth 17.4 milionë hyrje të shtetasve shqiptarë dhe të huaj gjatë periudhës janar-shtator 2026, duke shënuar një ecuri pozitive të......
Shishet kthehen në para’ - Shqipëria përgatit sistemin e rimbursimit të ambalazheve
Shishet dhe ambalazhet e pijeve do të mund të kthehen kundrejt rimbursimit të një shume monetare. Shqipëria synon të zbatojë një sistem të ri depozitimi dhe......

