Të blesh shtëpinë me qira - Kredi pa kolateral, detajet e programit për strehimin

Blerja e një apartamenti mund të bëhet e mundur edhe përmes pagesës së qirasë, ndërsa familjet që kanë të ardhura të mjaftueshme për të shlyer një kredi, por nuk plotësojnë kushtet e bankave për kolateralin apo pagesën fillestare, mund të mbështeten përmes mekanizmave të garancisë. Këto janë dy nga instrumentet që parashikon projektligji i ri për strehimin social, i cili synon të zgjerojë mundësitë për sigurimin e një banese, veçanërisht për familjet që nuk përballojnë çmimet e tregut.
Një nga risitë më interesante është programi “Qira me të drejtë blerjeje”, i cili u mundëson familjeve përfituese të jetojnë në një apartament në pronësi të Agjencisë Kombëtare të Territorit dhe Strehimit Social, duke paguar një shumë periodike. Sipas projektligjit, një pjesë e kësaj pagese mund të llogaritet si kontribut për blerjen përfundimtare të banesës.
Në këtë mënyrë, pagesa e qirasë nuk do të shërbente vetëm për përdorimin e përkohshëm të apartamentit, por mund të kontribuonte edhe në fitimin e pronësisë së tij. Megjithatë, pjesa e pagesës që do të njihet në çmimin e blerjes dhe kushtet e përfitimit do të përcaktohen në kontratën përkatëse.
Një tjetër ndryshim lidhet me familjet që kanë mundësi financiare për të paguar këstin mujor të një kredie, por nuk arrijnë të marrin financim bankar për shkak të mungesës së kolateralit ose të shumës së kërkuar si kontribut fillestar.
Për këto kategori, projektligji parashikon që Agjencia Kombëtare e Territorit dhe Strehimit Social të shqyrtojë mundësinë e përdorimit të mekanizmave financiarë me garanci, në bashkëpunim me subjektet garantuese. Synimi është lehtësimi i aksesit në financim për familjet që kanë aftësi paguese, por nuk plotësojnë të gjitha kërkesat e institucioneve financiare.
Kjo nuk do të thotë se bankat do të japin automatikisht kredi pa kolateral, por se mund të krijohen instrumente për të mbuluar pjesërisht rrezikun financiar dhe për të lehtësuar marrjen e kredisë.
Ndryshimet janë pjesë e një reformimi më të gjerë të sistemit të strehimit, që synon të përfshijë jo vetëm familjet me të ardhura të ulëta, por edhe shtresën e mesme, të rinjtë në fillim të karrierës dhe familjet e reja që nuk arrijnë të blejnë një apartament me kushtet aktuale të tregut.
Kompanitë shqiptare, në shitje? - Integrimi në BE mund të nxisë bashkimet e kompanive
Shqipëria po përgatit një kuadër të ri ligjor që mund të lehtësojë blerjen dhe përthithjen e kompanive shqiptare nga grupet e mëdha europiane, duke krijuar......
Lehtësohen bizneset - Bashkia Tiranë pezullon taksat vendore për subjektet e dëmtuara, ose të mbyllura
Bashkia Tiranë ka vendosur të ndërhyjë nëpërmjet pezullimit të taksave për bizneset e dëmtuara ose të mbyllura si pasojë e protestave të disa ditëve më parë.......
Tarifë për apartamentet bosh - Kush s’paguan administrimin, kufizim prone në Kadastër
Pronarët e apartamenteve që nuk paguajnë tarifat e administrimit të pallateve mund të përballen me kamatëvonesa të larta, procedura përmbarimore dhe deri në......
Biznesi, 68% vlerëson koston / Sa rëndësi ka fuqia punëtore në bashkëpunimin me Ballkanin?
Cilësia dhe kostoja e fuqisë punëtore mbeten faktorë të rëndësishëm për zhvillimin e marrëdhënieve të biznesit mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera të......
Si ndahen institucionet? - Rreth 158 struktura nën përgjegjësinë e ministrive
Ministritë në Shqipëri mbikëqyrin një rrjet të gjerë institucionesh, të cilat mbulojnë sektorë të ndryshëm të shërbimeve publike dhe zbatimit të politikave......
705 mln euro shtesë në buxhet/ 9-mujori, TVSH-ja dhe tatimi mbi pagat kryesojnë rritjen e të ardhurave
Buxheti i shtetit ka arkëtuar rreth 626.6 miliardë lekë, gjatë 9 muajve të parë të vitit, me një realizim në masën 100.3% të planit të periudhës. Të ardhurat......
Mbetjet, treg i ri biznesi? - Prodhuesve u kalon financimi i sistemit
Shqipëria po përgatitet të ndryshojë mënyrën se si menaxhon mbetjet, duke synuar krijimin e një tregu të ri për grumbullimin, ripërdorimin dhe riciklimin e......
Makinat për skrap, pa pagesë - Projektvendimi: Kostot i mbulojnë prodhuesit dhe importuesit, përjashtimet për pronarët
Pronarët e automjeteve që kanë dalë përfundimisht jashtë përdorimit do të mund t’i dorëzojnë ato për trajtim pa paguar, edhe kur makina nuk ka më vlerë tregu......

