Posta Shqiptare zgjeron shërbimet/ Polica sigurimi dhe shpërndarje e pakove të tregtisë elektronike

Policat e sigurimit dhe shpërndarja e pakove të tregtisë elektronike do të mund të kryhen nëpërmjet Postës Shqiptare.
Lajmin e bëri të ditur drejtori i kompanisë, Etjen Xhafaj, gjatë një inspektimi që ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, zhvilloi në zyrën numër 5 të kryeqytetit, e cila është edhe kryesorja.
“Posta ka gjithsej 61 shërbime, nga të cilat 19 janë postare dhe 42 shërbime financiare. Ne jemi duke shtuar edhe dy-tri shërbime të cilat nuk i kemi pasur. Kemi shtuar shitjen e policave të sigurimit, shpejt nënshkruajmë edhe marrëveshjen për shpërndarjen e pakove të tregtisë elektronike, për pakot që vijnë kryesisht nga Kina”, u shpreh Xhafaj.
Ministri Karakaçi vendosi në dukje faktin që në Postën Shqiptare punonjëset janë gra, ndërsa i vlerësoi për mosndërprerjen e shërbimit gjatë ditëve të tensionuara.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi inspektoi zyrat e Postës numër 5 në kryeqytet, e cila mban peshën si zyra kryesore postare e Tiranës, ku pranë sporteleve të saj ofrohen një numër i madh shërbimesh për qytetarët.
Së bashku me Administratorin e Postës Shqiptare, Etjen Xhafaj, ministri Karakaçi u njoh me ecurinë e punës pranë kësaj zyre postare, si dhe shërbimet që ajo ofron.
Pavarësisht zhvillimeve të ditëve të fundit, si dhe dhunimit të zyrave, puna ka vijuar normalisht duke ofruar shërbim për çdo qytetar që është paraqitur pranë sporteleve.
“Posta ka për momentin 61 shërbime, nga të cilat 19 janë postare, 42 janë shërbime financiare. Ne jemi duke shtuar edhe dy-tre shërbime të tjera, të cilat nuk i kemi pasur më përpara. Kemi shtuar shërbimin e shitjes të policave të sigurimeve, të cilat fillojnë tani. Shumë shpejt firmosim edhe kontratat me shpërndarjen e tregtisë elektronike, pra pakove që vijnë kryesisht nga Kina”, tha Xhafaj.
Ministri Karakaçi duke shprehur mirënjohjen për punën e çdo punonjësi pranë kësaj zyre, pavarësisht situatave të ditëve të fundit, teksa theksoi se Posta Shqiptare është një ndër institucionet e konsoliduara që ofron një numër të madh shërbimesh për qytetarët.
“Vizita ime ishte për t'ju thënë të gjitha zonjave dhe grave që punojnë këtu, faleminderit për përkushtim që bëjnë çdo ditë të vitit, por edhe sigurisht edhe në një moment pak jo të këndshëm që e bënte pak më sfiduese. Posta Shqiptare hyn ndër ato institucionet më të konsoliduara dhe më të vjetra shqiptare. Është shumë e rëndësishme të jepet mesazhi që shërbimet vazhdojnë, nuk ndalohen. Patjetër që ne kemi qenë të hapur dhe vazhdojmë të jemi të hapur në çdo ditë edhe me oraret e përcaktuara. Jemi përsëri këtu për dhënien e të gjitha shërbimeve, marrjen e pensioneve, pagesave të faturave, pagesave të gjobave, apo çdo element tjetër”, u shpreh Karakaçi.
Shqipëria në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja për pjesëmarrjen në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit
Shqipëria ka nënshkruar marrëveshjen zyrtare për pjesëmarrjen në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) në Gaza, duke riafirmuar angazhimin e saj për të......
Të blesh shtëpinë me qira - Kredi pa kolateral, detajet e programit për strehimin
Blerja e një apartamenti mund të bëhet e mundur edhe përmes pagesës së qirasë, ndërsa familjet që kanë të ardhura të mjaftueshme për të shlyer një kredi, por......
Kompanitë shqiptare, në shitje? - Integrimi në BE mund të nxisë bashkimet e kompanive
Shqipëria po përgatit një kuadër të ri ligjor që mund të lehtësojë blerjen dhe përthithjen e kompanive shqiptare nga grupet e mëdha europiane, duke krijuar......
Lehtësohen bizneset - Bashkia Tiranë pezullon taksat vendore për subjektet e dëmtuara, ose të mbyllura
Bashkia Tiranë ka vendosur të ndërhyjë nëpërmjet pezullimit të taksave për bizneset e dëmtuara ose të mbyllura si pasojë e protestave të disa ditëve më parë.......
Tarifë për apartamentet bosh - Kush s’paguan administrimin, kufizim prone në Kadastër
Pronarët e apartamenteve që nuk paguajnë tarifat e administrimit të pallateve mund të përballen me kamatëvonesa të larta, procedura përmbarimore dhe deri në......
Biznesi, 68% vlerëson koston / Sa rëndësi ka fuqia punëtore në bashkëpunimin me Ballkanin?
Cilësia dhe kostoja e fuqisë punëtore mbeten faktorë të rëndësishëm për zhvillimin e marrëdhënieve të biznesit mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera të......
Si ndahen institucionet? - Rreth 158 struktura nën përgjegjësinë e ministrive
Ministritë në Shqipëri mbikëqyrin një rrjet të gjerë institucionesh, të cilat mbulojnë sektorë të ndryshëm të shërbimeve publike dhe zbatimit të politikave......
705 mln euro shtesë në buxhet/ 9-mujori, TVSH-ja dhe tatimi mbi pagat kryesojnë rritjen e të ardhurave
Buxheti i shtetit ka arkëtuar rreth 626.6 miliardë lekë, gjatë 9 muajve të parë të vitit, me një realizim në masën 100.3% të planit të periudhës. Të ardhurat......

