Studimet me financim/ Deri më 4 nëntor aplikimet për kreditë studentore në e-Albania

Studentët që dëshirojnë të përfitojnë nga skema e kreditimit për financimin e studimeve universitare kanë afat deri më 4 nëntor për të dorëzuar aplikimet përmes portalit e-Albania.
Skema synon të mbështesë financiarisht studentët në përballimin e kostove të arsimit të lartë, duke përfshirë tarifat e studimit dhe shpenzimet e jetesës gjatë periudhës universitare.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Arsimit, kredia mund të përdoret për mbulimin e tarifës universitare, si dhe për shpenzimet e jetesës, deri në një kufi të barabartë me pagën minimale të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave.
Aplikimet për këtë vit akademik kanë nisur më 5 tetor, ndërsa përzgjedhja e përfituesve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara, duke marrë në konsideratë shumën e kërkuar, programin e studimit dhe rezultatet akademike.
Nga skema mund të përfitojnë studentët me shtetësi dhe vendbanim në Shqipëri, të regjistruar në institucionet e arsimit të lartë, të cilët plotësojnë kushtet e përcaktuara për kreditimin dhe nuk përfitojnë nga forma të tjera të caktuara të mbështetjes financiare.
Kreditë studentore synojnë të lehtësojnë barrën financiare të familjeve dhe të zgjerojnë mundësitë e të rinjve për të ndjekur arsimin e lartë, veçanërisht për ata që përballen me vështirësi ekonomike.
Danimarka do punonjës të huaj/ Platforma për aplikime, mundësi për shqiptarët
Danimarka po promovon mundësitë e punësimit për shtetasit e huaj, përmes një platforme zyrtare që u mundëson kandidatëve ndërkombëtarë të kërkojnë vende pune......
Më pak plastikë, më pak tarifa/ Nevojiten lehtësi fiskale për hotelet, baret dhe restorantet që ulin plastikën njëpërdorimshe
Kalimi nga gotat dhe ambalazhet njëpërdorimëshe te alternativat e ripërdorshme kërkon ndryshime në mënyrën e shërbimit dhe investime nga bizneset. Krahas......
Bizneset, më pak te noterët/ QKB, ambicie kryesimi në rajon
Shqipëria synon të pozicionohet ndër vendet me shërbimet më inovative të regjistrimit të biznesit në rajon. Një reformë e re e Qendrës Kombëtare të Biznesit......
Posta Shqiptare zgjeron shërbimet/ Polica sigurimi dhe shpërndarje e pakove të tregtisë elektronike
Policat e sigurimit dhe shpërndarja e pakove të tregtisë elektronike do të mund të kryhen nëpërmjet Postës Shqiptare. Lajmin e bëri të ditur drejtori i......
Shqipëria në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja për pjesëmarrjen në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit
Shqipëria ka nënshkruar marrëveshjen zyrtare për pjesëmarrjen në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) në Gaza, duke riafirmuar angazhimin e saj për të......
Të blesh shtëpinë me qira - Kredi pa kolateral, detajet e programit për strehimin
Blerja e një apartamenti mund të bëhet e mundur edhe përmes pagesës së qirasë, ndërsa familjet që kanë të ardhura të mjaftueshme për të shlyer një kredi, por......
Kompanitë shqiptare, në shitje? - Integrimi në BE mund të nxisë bashkimet e kompanive
Shqipëria po përgatit një kuadër të ri ligjor që mund të lehtësojë blerjen dhe përthithjen e kompanive shqiptare nga grupet e mëdha europiane, duke krijuar......
Lehtësohen bizneset - Bashkia Tiranë pezullon taksat vendore për subjektet e dëmtuara, ose të mbyllura
Bashkia Tiranë ka vendosur të ndërhyjë nëpërmjet pezullimit të taksave për bizneset e dëmtuara ose të mbyllura si pasojë e protestave të disa ditëve më parë.......

