Më pak plastikë, më pak tarifa/ Nevojiten lehtësi fiskale për hotelet, baret dhe restorantet që ulin plastikën njëpërdorimshe
Kalimi nga gotat dhe ambalazhet njëpërdorimëshe te alternativat e ripërdorshme kërkon ndryshime në mënyrën e shërbimit dhe investime nga bizneset. Krahas rregullave të reja që propozon Ministria e Mjedisit për ambalazhet, organizata All Green Centre rekomandon një mekanizëm mbështetës nga pikëpamja fiskale. Sipas tij bizneset që reduktojnë përdorimin e plastikës njëpërdorimshme duhet të përfitojnë ulje të tarifave vendore.
Propozimi është pjesë e një draft-raporti për sektorin e hotelerisë, restoranteve dhe kafeneve në Gjirokastër, Dropull dhe Libohovë, të hartuar në kuadër të projektit “HAPI drejt Zero Plastikë”, financuar nga Bashkimi Evropian. Analiza mbështetet, ndër të tjera, në auditimin e 45 bizneseve në sektorin HoReCa dhe orienton mbështetjen sipas parimit “Kush ndot më pak, paguan më pak”.
Instrumenti kryesor i propozuar është tarifa e pastrimit. Bizneset që provojnë se kanë ulur përdorimin e plastikës mund të përfitojnë një lehtësim progresiv e më specifikisht sa më i madh reduktimi i verifikuar, aq më i lartë përfitimi ekonomik.
Përfitimi nuk do të jepej vetëm mbi deklarimin e biznesit apo blerjen e një pajisjeje. Skema parashikon krahasimin e konsumit përpara dhe pas ndërhyrjes, përmes të dhënave të dokumentuara dhe verifikimeve periodike. Lehtësimi mund të zbatohej për një vit fiskal dhe të rinovohej nëse biznesi ruan rezultatet.
Raporti rekomandon që niveli i uljes të përcaktohet veçmas nga secila bashki, duke vlerësuar kompetencat ligjore, koston e shërbimit dhe ndikimin mbi të ardhurat vendore.
Mbështetja propozohet të shkojë edhe përtej tarifave. Blerjet e përbashkëta, asistenca për gjetjen e alternativave dhe bashkëfinancimi i investimeve të vogla mund të ndihmojnë sidomos operatorët që kanë vështirësi të mbulojnë kostot fillestare.
Ndër masat praktike përfshihen dispenserët e rimbushshëm në vend të paketimeve individuale të shampos dhe sapunit, përdorimi i enëve të ripërdorshme dhe eliminimi i artikujve njëpërdorimësh kur nuk janë të nevojshëm. Këto ndryshime mund të ulin blerjet e vazhdueshme të ambalazheve, duke krijuar kursime për biznesin me kalimin e kohës. Synimi është që reduktimi i plastikës të sjellë një përfitim të matshëm për bizneset dhe më pak ndotje në luginën e Drinos dhe pellgun e Vjosës. Nga kjo skemë do të përfitonin edhe bashkitë, pasi reduktimi i mbetjeve në burim do të lehtësonte ngarkesën dhe kostot e grumbullimit, transportit dhe trajtimit të tyre.
Bizneset, më pak te noterët/ QKB, ambicie kryesimi në rajon
Shqipëria synon të pozicionohet ndër vendet me shërbimet më inovative të regjistrimit të biznesit në rajon. Një reformë e re e Qendrës Kombëtare të Biznesit......
Posta Shqiptare zgjeron shërbimet/ Polica sigurimi dhe shpërndarje e pakove të tregtisë elektronike
Policat e sigurimit dhe shpërndarja e pakove të tregtisë elektronike do të mund të kryhen nëpërmjet Postës Shqiptare. Lajmin e bëri të ditur drejtori i......
Shqipëria në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja për pjesëmarrjen në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit
Shqipëria ka nënshkruar marrëveshjen zyrtare për pjesëmarrjen në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) në Gaza, duke riafirmuar angazhimin e saj për të......
Të blesh shtëpinë me qira - Kredi pa kolateral, detajet e programit për strehimin
Blerja e një apartamenti mund të bëhet e mundur edhe përmes pagesës së qirasë, ndërsa familjet që kanë të ardhura të mjaftueshme për të shlyer një kredi, por......
Kompanitë shqiptare, në shitje? - Integrimi në BE mund të nxisë bashkimet e kompanive
Shqipëria po përgatit një kuadër të ri ligjor që mund të lehtësojë blerjen dhe përthithjen e kompanive shqiptare nga grupet e mëdha europiane, duke krijuar......
Lehtësohen bizneset - Bashkia Tiranë pezullon taksat vendore për subjektet e dëmtuara, ose të mbyllura
Bashkia Tiranë ka vendosur të ndërhyjë nëpërmjet pezullimit të taksave për bizneset e dëmtuara ose të mbyllura si pasojë e protestave të disa ditëve më parë.......
Tarifë për apartamentet bosh - Kush s’paguan administrimin, kufizim prone në Kadastër
Pronarët e apartamenteve që nuk paguajnë tarifat e administrimit të pallateve mund të përballen me kamatëvonesa të larta, procedura përmbarimore dhe deri në......
Biznesi, 68% vlerëson koston / Sa rëndësi ka fuqia punëtore në bashkëpunimin me Ballkanin?
Cilësia dhe kostoja e fuqisë punëtore mbeten faktorë të rëndësishëm për zhvillimin e marrëdhënieve të biznesit mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera të......

