Protestat, sa humbi transporti?/ Foni: Vështirësi më e theksuara tek linjat që lidhin Tiranën me zonat përreth

Protestat dhe bllokimet e rrugëve po rëndojnë financiarisht transportin publik urban dhe interurban. Operatorët, raportojnë humbje nga pezullimet dhe devijimet e linjave, ndërsa kostot e aktivitetit vijojnë të mbeten të larta, edhe për shkak të shtrenjtimit të naftës.
Përfaqësuesi i Shoqatës së Transportit Urban dhe Interurban, ka thënë për SCAN tv, se kompanitë po përpiqen të përshtatin shërbimin sipas situatës, por pamundësia për të qarkulluar normalisht ka sjellë humbje ekonomike. Ndërprerjet dhe ndryshimet e itinerareve, krijojnë një mospërputhje mes kostove që përballojnë kompanitë dhe shërbimit që arrijnë të ofrojnë për qytetarët.
Vështirësitë paraqiten më të theksuara në linjat që lidhin Tiranën me zonat përreth, veçanërisht drejt Vorës dhe Kamzës, ku kufizimet e qarkullimit dhe devijimet kanë ndikuar në këtë shërbim. Sektori sipas tyre përballet me një presion të shtuar financiar. Përveç kostove të pagave, siguracioneve dhe shpenzimeve operative, operatorët duhet të përballojnë edhe rritjen e çmimit të naftës.
Pse ndryshon ora?/ Arsyeja ekonomike dhe historike e lëvizjes së akrepave
Të dielën, më 25 tetor, Shqipëria kalon në orën dimërore. Në orën 03:00 të mëngjesit, akrepat do të kthehen 60 minuta pas, duke shënuar sërish orën 02:00. Kjo......
Në kafene me gotën tënde! Nga 2029 në lokalet në Shqipëri
Të marrësh kafenë me gotën tënde, të porositësh ushqim në një enë të ripërdorshme apo të mos gjesh më paketimet e vogla plastike të sheqerit dhe salcave në......
Sa vlen një rritje page? E njëjta shtesë neto kushton më shumë për pagën minimale
Sa duhet të shpenzojë një kompani që një punonjësi t'i shtohen 10 mijë lekë në pagën që merr në bankë? Përllogaritjet bazuar në sistemin aktual të tatimeve......
Bizneset, certifikim i detyrueshëm/ Dhoma Ekonomike merr kompetenca të reja
Bizneset shqiptare do të përballen me një detyrim të ri administrativ, që lidhet me certifikimin e aktivitetit ekonomik që ushtrojnë. Projektligji për......
Tirana, 38 minuta rrugës/ Kohëzgjatja e një udhëtimi në kryeqytet, si krahasohemi me Europën?
Për të përshkuar një itinerar të përditshëm në Tiranë në një drejtim për në punë ose në shkollë nevojiten mesatarisht 38.4 minuta. Kjo është koha e udhëtimit......
Si përfitohet shtetësia gjermane?/ Aplikimi nëse ke 5 vite, tarifa 255 euro
Marrja e shtetësisë gjermane është e mundur pas pesë vitesh qëndrimi të ligjshëm në vend, por vetëm nëse plotësohen një sërë kriteresh që lidhen me punësimin,......
Protestat, Rama: I kam dëgjuar ankesat për 4 muaj, kërkesat janë në fokus të qeverisë
Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë për shtyp së bashku me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo foli sërish për protestat. Numri një i qeverisë, në fjalën e......
Shtëpitë bosh, qira te shteti/ Skema e re e strehimit, marrëveshje me pronarët
Pronarët e apartamenteve që qëndrojnë të pabanuara mund t'i japin ato me qira përmes programeve shtetërore të strehimit, duke përfituar garanci për pagesën e......

