Në kafene me gotën tënde! Nga 2029 në lokalet në Shqipëri

Të marrësh kafenë me gotën tënde, të porositësh ushqim në një enë të ripërdorshme apo të mos gjesh më paketimet e vogla plastike të sheqerit dhe salcave në restorante. Këto janë disa nga ndryshimet që parashikon projektvendimi i ri i Ministrisë së Mjedisit për ambalazhet, i cili përcakton detyrime dhe kufizime të reja për bizneset, me afate zbatimi nga viti 2028 deri në vitin 2030.
Ndryshimet e para parashikohen më 12 shkurt 2028, kur baret, restorantet dhe bizneset e tjera të sektorit të shërbimit ushqimor do të duhet t'u ofrojnë konsumatorëve mundësinë e marrjes së kafesë, pijeve dhe ushqimeve me vete në ambalazhe të ripërdorshme, brenda një sistemi të posaçëm ripërdorimi. Produkti nuk mund të shitet më shtrenjtë për shkak të zgjedhjes së këtij ambalazhi. Nga ky detyrim përjashtohen mikrondërmarrjet.
Një vit më vonë, më 12 shkurt 2029, parashikohet edhe një ndryshim që prek drejtpërdrejt konsumatorët. Kushdo që paraqitet në një lokal me gotën e tij të ripërdorshme do të ketë mundësi të marrë kafenë apo një pije tjetër në të. Bizneset do të detyrohen të pranojnë enët e sjella nga klientët, me kusht që ato të përmbushin kërkesat higjienike. Çmimi nuk mund të jetë më i lartë sesa në rastin e përdorimit të një gote njëpërdorimëshe, ndërsa lokalet mund të ofrojnë ulje apo bonuse për të nxitur këtë praktikë.
Ndryshimet më të mëdha parashikohen nga 1 janari 2030. Nga kjo datë, projektvendimi kufizon përdorimin e gotave, pjatave, tabakave dhe kutive plastike njëpërdorimëshe për ushqimet dhe pijet që konsumohen brenda ambienteve të restoranteve dhe lokaleve, përfshirë hapësirat e jashtme të ngrënies. Përjashtime parashikohen për kategori të caktuara biznesesh dhe raste kur mungojnë kushtet teknike për përdorimin e alternativave.
Po nga viti 2030, kufizimet shtrihen edhe te paketimet plastike individuale të sheqerit, salcave, kremit të kafesë dhe erëzave në sektorin e hotelerisë dhe restoranteve. Megjithatë, do të vijojnë të lejohen disa paketime që shoqërojnë ushqimet e gatshme për t'u marrë me vete, si dhe ato që nevojiten për arsye të veçanta higjienike apo mjekësore.
Rregullat e reja do të prekin edhe supermarketet. Duke filluar nga 1 janari 2030, parashikohen kufizime për ambalazhet plastike njëpërdorimëshe të frutave dhe perimeve të freskëta, të paraambalazhuara në sasi më të vogla se 1.5 kilogramë. Përjashtimet do të lidhen me nevojën për ruajtjen e freskisë, higjienën dhe parandalimin e dëmtimit të produkteve.
Edhe sektori i hotelerisë do të duhet të përshtatet. Nga e njëjta datë kufizohen ambalazhet njëpërdorimëshe të produkteve të higjienës, si shishet e vogla të shampos, locioneve dhe paketimet individuale të sapunit, të destinuara për një qëndrim të vetëm.
Projektvendimi vendos gjithashtu kërkesa për kompostueshmërinë e qeseve të çajit, disa ambalazheve njëporcionëshe të kafesë dhe etiketave ngjitëse mbi fruta e perime, duke synuar përdorimin e materialeve më të përshtatshme për trajtimin e mbetjeve.
Të gjitha këto ndryshime janë pjesë e përafrimit të legjislacionit shqiptar me rregullat e Bashkimit Europian për reduktimin e mbetjeve të ambalazheve. Për bizneset, zbatimi i tyre pritet të kërkojë përshtatje të mënyrës së shërbimit, ndryshim të materialeve të paketimit dhe investime në sisteme të reja ripërdorimi.
Rregullat janë ende në fazën e projektvendimit dhe do të bëhen të detyrueshme sipas afateve dhe përjashtimeve që do të përcaktohen në aktin përfundimtar, nëse ai miratohet.
Sa vlen një rritje page? E njëjta shtesë neto kushton më shumë për pagën minimale
Sa duhet të shpenzojë një kompani që një punonjësi t'i shtohen 10 mijë lekë në pagën që merr në bankë? Përllogaritjet bazuar në sistemin aktual të tatimeve......
Bizneset, certifikim i detyrueshëm/ Dhoma Ekonomike merr kompetenca të reja
Bizneset shqiptare do të përballen me një detyrim të ri administrativ, që lidhet me certifikimin e aktivitetit ekonomik që ushtrojnë. Projektligji për......
Tirana, 38 minuta rrugës/ Kohëzgjatja e një udhëtimi në kryeqytet, si krahasohemi me Europën?
Për të përshkuar një itinerar të përditshëm në Tiranë në një drejtim për në punë ose në shkollë nevojiten mesatarisht 38.4 minuta. Kjo është koha e udhëtimit......
Si përfitohet shtetësia gjermane?/ Aplikimi nëse ke 5 vite, tarifa 255 euro
Marrja e shtetësisë gjermane është e mundur pas pesë vitesh qëndrimi të ligjshëm në vend, por vetëm nëse plotësohen një sërë kriteresh që lidhen me punësimin,......
Protestat, Rama: I kam dëgjuar ankesat për 4 muaj, kërkesat janë në fokus të qeverisë
Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë për shtyp së bashku me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo foli sërish për protestat. Numri një i qeverisë, në fjalën e......
Shtëpitë bosh, qira te shteti/ Skema e re e strehimit, marrëveshje me pronarët
Pronarët e apartamenteve që qëndrojnë të pabanuara mund t'i japin ato me qira përmes programeve shtetërore të strehimit, duke përfituar garanci për pagesën e......
Si bëhet pjesëtimi i pronës?/ Aplikimi në e-Albania, procedura dhe hapat që duhet të ndiqen
Qytetarët që kanë një pronë në bashkëpronësi mund të aplikojnë për ndarjen e saj, direkt në e-Albania. Kadastra Shqiptare ka publikuar udhëzimet zyrtare mbi......
Studimet me financim/ Deri më 4 nëntor aplikimet për kreditë studentore në e-Albania
Studentët që dëshirojnë të përfitojnë nga skema e kreditimit për financimin e studimeve universitare kanë afat deri më 4 nëntor për të dorëzuar aplikimet......

