Reforma e re e pensioneve/ Skema private rritet ngadalë, aktivet 10.8 miliardë lekë

Tregu i pensioneve private në Shqipëri vijon të rritet, por zgjerimi i numrit të kontribuuesve mbetet i ngadaltë. Në gjashtë muajt e parë të vitit 2026, skemave private u janë shtuar vetëm rreth 1,600 anëtarë të rinj, ndërsa vlera e aktiveve të administruara ka kaluar 10.8 miliardë lekë.
Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, në fund të qershorit, fondet private numëronin 50,821 anëtarë, me një rritje prej 3.26% krahasuar me fundin e vitit të kaluar. Ndërkohë, aktivet neto u rritën me gati 9.8%, duke arritur në rreth 118 milionë euro.
Kjo tregon, se vlera e kursimeve po rritet më shpejt sesa numri i pjesëmarrësve në skemë. Megjithatë, pensionet private vijojnë të mbeten një alternativë pak e përhapur në raport me numrin e përgjithshëm të të punësuarve në vend.
Zhvillimi i tyre merr rëndësi të veçantë në kushtet e plakjes së popullsisë, emigracionit dhe presionit që këta faktorë ushtrojnë mbi sistemin publik të pensioneve.
Paralelisht, vijon puna për reformën e re të pensioneve, me sfidën kryesore të sigurimit të qëndrueshmërisë financiare të skemës. Një nga treguesit që kërkon vëmendje është raporti mes kontribuuesve, që paguajnë sigurime shoqërore, dhe përfituesve, që marrin pension. Sa më i ulët të jetë numri i kontribuuesve për çdo pensionist, aq më i madh bëhet presioni mbi financimin e skemës publike.
Ndërkohë, fondet private përballen edhe me një tjetër karakteristikë: përqendrimin e lartë të investimeve në borxhin e qeverisë shqiptare. Në fund të qershorit, këto investime përbënin rreth 95% të aktiveve totale.
Edhe pse ky orientim lidhet me instrumente relativisht të sigurta, ai evidenton diversifikimin e kufizuar të portofolit.
Përfshirja e më shumë qytetarëve në skemat plotësuese dhe forcimi i qëndrueshmërisë së pensioneve publike mbeten çështje kyçe për të ardhurat e qytetarëve pas daljes në pension.
Jo burg, por rehabilitim? Strategji e re/ Instituti në Mëzez, plan për të miturit në konflikt me ligjin
Parandalimi i kriminalitetit te të miturit dhe riintegrimi i tyre në shoqëri janë në fokus të strategjisë së re të drejtësisë për periudhën 2027–2030, të......
Protestat, sa humbi transporti?/ Foni: Vështirësi më e theksuara tek linjat që lidhin Tiranën me zonat përreth
Protestat dhe bllokimet e rrugëve po rëndojnë financiarisht transportin publik urban dhe interurban. Operatorët, raportojnë humbje nga pezullimet dhe......
Pse ndryshon ora?/ Arsyeja ekonomike dhe historike e lëvizjes së akrepave
Të dielën, më 25 tetor, Shqipëria kalon në orën dimërore. Në orën 03:00 të mëngjesit, akrepat do të kthehen 60 minuta pas, duke shënuar sërish orën 02:00. Kjo......
Në kafene me gotën tënde! Nga 2029 në lokalet në Shqipëri
Të marrësh kafenë me gotën tënde, të porositësh ushqim në një enë të ripërdorshme apo të mos gjesh më paketimet e vogla plastike të sheqerit dhe salcave në......
Sa vlen një rritje page? E njëjta shtesë neto kushton më shumë për pagën minimale
Sa duhet të shpenzojë një kompani që një punonjësi t'i shtohen 10 mijë lekë në pagën që merr në bankë? Përllogaritjet bazuar në sistemin aktual të tatimeve......
Bizneset, certifikim i detyrueshëm/ Dhoma Ekonomike merr kompetenca të reja
Bizneset shqiptare do të përballen me një detyrim të ri administrativ, që lidhet me certifikimin e aktivitetit ekonomik që ushtrojnë. Projektligji për......
Tirana, 38 minuta rrugës/ Kohëzgjatja e një udhëtimi në kryeqytet, si krahasohemi me Europën?
Për të përshkuar një itinerar të përditshëm në Tiranë në një drejtim për në punë ose në shkollë nevojiten mesatarisht 38.4 minuta. Kjo është koha e udhëtimit......
Si përfitohet shtetësia gjermane?/ Aplikimi nëse ke 5 vite, tarifa 255 euro
Marrja e shtetësisë gjermane është e mundur pas pesë vitesh qëndrimi të ligjshëm në vend, por vetëm nëse plotësohen një sërë kriteresh që lidhen me punësimin,......

