Gati akti normativ, Rama: Dëmshpërblim deri në 100% për biznesin e vogël të dëmtuar gjatë protestave
Kryeministri Rama bëri të ditur këtë të diel se instrumenti i parë i paketës së re ligjore kundër dhunës urbane është akti normativ për dëmshpërblimin e menjëhershëm të biznesit të vogël.
Ky akt, tha Rama, vjen si mbështetje e menjëhershme financiare për biznesin e dëmtuar nga thyerjet, grabitjet apo zjarri gjatë protestave. Kryeministri theksoi se me këtë akt, qeveria do të mbulojë nga 100% të dëmeve materiale për më të vegjlit deri minimumi 70% për më të mëdhenjtë.
Kjo do të bëhet në bazë kriteresh të mirëpërcaktuara dhe gjithnjë brenda fashës së bizneseve me xhiron vjetore deri në 140 mijë euro.
Rama shtoi se me këtë akt normativ, bizneset të cilat i kanë depozituar aplikimet e tyre bashkëngjitur dokumentacionin e dëmeve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nuk do të presin me vite procese gjyqësore për dëmshpërblimin e tyre.
Kryeministri shtoi
se ata që u përfshijnë në akte ku thyen, shkatërruan, dogjën dhe dëmtuan bizneset dhe për të cilat gjykata e vlerësoi të ligjshëm arrestimin, do të paguajnë secili pjesën e vet të gjobës për dëmet e shkaktuara.
Rama prezanton paketën e re ligjore me gjashtë ndërhyrje kundër dhunës urbane/ Kryeministri njofton dhe prezantimim e Projektbuxhetit 2027
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane, e cila përfshin gjashtë instrumente që plotësojnë......
Përfundon protesta pas 6 orësh/ MSH jep shifrat: 13 të lënduar në shesh; 8 protestues,3 policë dhe 2 punonjës mediash
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore dhe poliklinikat, informon se gjatë protestës së......
Pse shqiptarët duan cash?/ Vetëm 40–45% e personave me llogari, përdorin pagesa digjitale
Përdorimi i parasë fizike vijon të dominojë transaksionet në Shqipëri, pavarësisht zgjerimit të aksesit në llogaritë financiare. Sipas Bankës Botërore, vetëm......
Reforma e re e pensioneve/ Skema private rritet ngadalë, aktivet 10.8 miliardë lekë
Tregu i pensioneve private në Shqipëri vijon të rritet, por zgjerimi i numrit të kontribuuesve mbetet i ngadaltë. Në gjashtë muajt e parë të vitit 2026,......
Jo burg, por rehabilitim? Strategji e re/ Instituti në Mëzez, plan për të miturit në konflikt me ligjin
Parandalimi i kriminalitetit te të miturit dhe riintegrimi i tyre në shoqëri janë në fokus të strategjisë së re të drejtësisë për periudhën 2027–2030, të......
Protestat, sa humbi transporti?/ Foni: Vështirësi më e theksuara tek linjat që lidhin Tiranën me zonat përreth
Protestat dhe bllokimet e rrugëve po rëndojnë financiarisht transportin publik urban dhe interurban. Operatorët, raportojnë humbje nga pezullimet dhe......
Pse ndryshon ora?/ Arsyeja ekonomike dhe historike e lëvizjes së akrepave
Të dielën, më 25 tetor, Shqipëria kalon në orën dimërore. Në orën 03:00 të mëngjesit, akrepat do të kthehen 60 minuta pas, duke shënuar sërish orën 02:00. Kjo......
Në kafene me gotën tënde! Nga 2029 në lokalet në Shqipëri
Të marrësh kafenë me gotën tënde, të porositësh ushqim në një enë të ripërdorshme apo të mos gjesh më paketimet e vogla plastike të sheqerit dhe salcave në......

